BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 10
  • Lutuni vazhdimisht për miratimin e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lutuni vazhdimisht për miratimin e Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • LUTU ME PËRULËSI E ME GJITHË ZEMËR
  • THIRRE PERËNDINË NË EMËR
  • LUTU NË GJUHËN TËNDE
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 10
Një burrë nga Lindja e Mesme duke u falur.

Perëndia, ‘Dëgjuesi i lutjes’, na dëgjon me kënaqësi.—PSALMI 65:2

Lutuni vazhdimisht për miratimin e Perëndisë

Perëndia u bëri njerëzve një dhuratë unike—aftësinë për të komunikuar me të nëpërmjet lutjes dhe për të shprehur atë që ndiejnë për të. Profeti David u lut: «O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.» (Psalmi 65:2) Por, si të lutemi që Perëndia të na dëgjojë dhe të na bekojë?

LUTU ME PËRULËSI E ME GJITHË ZEMËR

Kur i lutesh Perëndisë me fjalët e tua, ke mundësi t’ia zbrazësh zemrën, pra t’i tregosh çfarë ndien vërtet. (Psalmi 62:8) Perëndia i Plotfuqishëm i çmon lutjet e sinqerta e nga zemra.

THIRRE PERËNDINË NË EMËR

Perëndia ka shumë tituj, si: Allah, Zot, Zotëri, Krijues, Zot i Madhërishëm etj. Ama ka vetëm një emër. «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.» (Isaia 42:8) Emri i Jehovait del rreth 7.000 herë në Shkrimet e Shenjta. Shumë profetë iu drejtuan në lutje me emër Perëndisë. Abrahami i tha: «Të lutem, o Jehova, . . . më lër të flas akoma.» (Zanafilla 18:30) Edhe ne duhet ta përdorim emrin e Perëndisë Jehova kur lutemi.

LUTU NË GJUHËN TËNDE

Perëndia e kupton si ndihemi e si mendojmë, pavarësisht se në cilën gjuhë i shprehemi. Fjala e tij na siguron: «Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:34, 35.

Megjithatë, që të marrim bekimin e Perëndisë, nuk mjafton vetëm të lutemi. Në artikullin vijues do të shqyrtojmë çfarë nevojitet tjetër.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo