Një motër e re në moshë prezanton një ese para klasës
Ide për prezantimin e botimeve
ZGJOHUNI!
Pyetja: Raportet tregojnë se depresioni tek adoleshentët po rritet në shkallë alarmante. Çfarë mendoni se mund të bëhet për këtë problem?
Oferta: Kjo revistë ofron disa sugjerime se si adoleshentët mund të përballojnë depresionin dhe çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i ndihmuar.
MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN
Pyetja: Çfarë e bën një martesë të lumtur?
Shkrimi: Ef 5:33
E vërteta: Martesat janë të suksesshme kur bazohen te dashuria dhe respekti.
ORIGJINA E JETËS—PESË PYETJE QË IA VLEN T’I BËSH (lf)
Pyetja: Kur kemi pyetje të rëndësishme, si për shembull, si filloi jeta, ku mendoni se duhet t’i bazojmë bindjet tona?
Shkrimi: He 11:1
Oferta: Siç thotë vargu, tregohemi të mençur kur bindjet i bazojmë në ‘dëshmi të dukshme’. Kjo broshurë shqyrton pesë pyetje të rëndësishme rreth origjinës së jetës dhe çfarë zbulojnë provat e besueshme.
FORMO PREZANTIMIN TËND
Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.