BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 13
  • Bekime për ata që ndihmojnë dikë në vështirësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bekime për ata që ndihmojnë dikë në vështirësi
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË THONË SHKRIMET E SHENJTA?
  • Ç’DO TË THOTË TË NDIHMOSH DIKË NË VËSHTIRËSI?
  • Çfarë do të thotë të jesh «samaritan i mirë»?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A e pranon ndihmën e Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Cila është zgjidhja për intolerancën etnike?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • A je «i pasur në sytë e Perëndisë»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 13
Një burrë i tregon rrugën në hartë një tjetri.

A mund t’i ndihmosh të tjerët pavarësisht nga mosha, kombësia apo feja?

Bekime për ata që ndihmojnë dikë në vështirësi

Shumë njerëz anembanë botës nuk kanë ushqim e strehë. Të tjerë nuk kanë një shpresë për të ardhmen. Nëse i ndihmojmë, do të marrim miratimin dhe bekimin e Perëndisë.

ÇFARË THONË SHKRIMET E SHENJTA?

«Kush i bën mirë të përvuajturit, i jep hua Jehovait, dhe Ai do t’ia shpërblejë të mirën.»—PROVERBAT 19:17.

Ç’DO TË THOTË TË NDIHMOSH DIKË NË VËSHTIRËSI?

Jezui tregoi një histori për një burrë që e kishin sulmuar kusarët rrugës dhe e kishin lënë gjysmë të vdekur. (Luka 10:29-37) Një njeri i gjindshëm që s’e njihte fare, ndaloi dhe u kujdes për të, edhe pse ishte nga një kombësi tjetër.

Ky njeri i mirë, nuk i dha vetëm ndihmën e parë dhe mbështetje materiale, por e ngushëlloi, e rehatoi dhe ia lehtësoi vuajtjen.

Çfarë mësojmë nga kjo histori? Jezui po thoshte se duhet të bëjmë ç’të mundemi për t’i ardhur në ndihmë dikujt në vështirësi. (Proverbat 14:31) Shkrimet e Shenjta na mësojnë se së shpejti Perëndia do t’u japë fund vuajtjeve dhe varfërisë. Por, mund të pyesim veten, si dhe kur do ta bëjë Perëndia këtë? Në artikullin vijues do të shohim bekimet që ka rezervuar Krijuesi ynë i dashur për ne.

«PERËNDIA NUK MË KA BRAKTISUR KURRË!»

Treguar nga një imigrant nga Gambia

«Kur mbërrita në Evropë, kisha vetëm rrobat e trupit—as punë, as para e as shtëpi. Nga Shkrimet e Shenjta kam mësuar si të dal nga situatat e vështira, të punoj fort, si dhe t’u jap të tjerëve e jo vetëm të pres prej tyre. Perëndia nuk më ka braktisur kurrë dhe e kam parë me sytë e mi si më ka bekuar.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo