BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr17 prill f. 1
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2017
  • Nëntema
  • 3-9 PRILL
  • 24-30 PRILL
Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2017
mwbr17 prill f. 1

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

3-9 PRILL

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JEREMIA 17-21

«Lejoje Jehovain të modelojë mendimet dhe sjelljen tënde»

(Jeremia 18:5-10) Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 6 «A nuk mund të veproj me ju, o shtëpi e Izraelit, ashtu si ky poçar?​—thotë Jehovai.—​Ja, ju jeni në dorën time si argjila në dorën e poçarit, o shtëpi e Izraelit. 7 Kurdoherë që të flas kundër një kombi e kundër një mbretërie për ta shkulur me rrënjë, për ta rrëzuar dhe për ta shkatërruar, 8 dhe ai komb do të heqë dorë nga ligësia kundër së cilës fola, mua do të më vijë keq për gjëmën që kisha menduar t’i sillja. 9 Por, kurdoherë që të flas lidhur me një komb e një mbretëri për ta ndërtuar dhe për ta mbjellë, 10 dhe ai komb do të bëjë atë që është e keqe në sytë e mi duke mos iu bindur zërit tim, mua do të më vijë keq për të mirën që thashë se do të bëja për të.»

it-2-E 776 ¶4

Pendimi

Një poçar mund të fillojë të bëjë një lloj ene argjile dhe pastaj po këtë enë ta ndryshojë në një lloj tjetër, nëse ajo ‘i prishet në dorë’. (Jr 18:3, 4) Me këtë shembull, Jehovai nuk po ilustron se është si poçari njerëzor të cilit ‘i prishet në dorë’ një enë, por përkundrazi, se ka autoritetin hyjnor mbi njerëzit, autoritetin për të ndryshuar mënyrën si vepron me ta në varësi të reagimit që shfaqin ndaj drejtësisë dhe mëshirës së tij. (Krahaso Is 45:9; Ro 9:19-21.) Pra, atij mund ‘t’i vijë keq për gjëmën që kishte menduar t’i sillte’ një kombi ose ‘t’i vijë keq për të mirën që kishte thënë se do të bënte për të’, gjithmonë në bazë të reagimit që kishte kombi ndaj marrëveshjeve të bëra më parë me Të. (Jr 18:5-10) Pra, nuk është se gabon Poçari i Madh, Jehovai, por është «argjila» njerëzore që pëson «metamorfozë» (ndryshim forme ose përbërjeje) në gjendjen e zemrës, dhe kjo i shkakton keqardhje Jehovait ose e bën të ndryshojë ndjenjat e tij.

24-30 PRILL

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JEREMIA 29-31

«Jehovai paratha besëlidhjen e re»

(Jeremia 31:31) Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur unë do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.

it-1-E 524 ¶3-4

Besëlidhja

Besëlidhja e re. Jehovai paratha besëlidhjen e re nëpërmjet profetit Jeremia në shekullin e shtatë p.e.s., duke thënë se nuk do të ishte si besëlidhja e Ligjit, të cilën Izraeli e prishi. (Jr 31:31-34) Një natë para se të vdiste, më 14 nisan të vitit 33 të e.s., kur themeloi kremtimin e Darkës së Zotërisë, Jezu Krishti shpalli besëlidhjen e re që do të bëhej e vlefshme falë flijimit të tij. (Lu 22:20) Ditën e 50-të pasi u ringjall dhe 10 ditë pasi ishte ngjitur në qiell tek Ati, Jezui derdhi frymën e shenjtë që kishte marrë nga Jehovai mbi dishepujt që ishin mbledhur në një dhomë të sipërme në Jerusalem.​—Ve 2:1-4, 17, 33; 2Ko 3:6, 8, 9; He 2:3, 4.

Palët e besëlidhjes së re janë Jehovai nga njëra anë dhe nga ana tjetër ‘Izraeli i Perëndisë’, ata që lindin nga fryma në unitet me Krishtin, që formojnë kongregacionin ose trupin e tij. (He 8:10; 12:22-24; Ga 6:15, 16; 3:26-28; Ro 2:28, 29) Besëlidhja e re hyri në fuqi falë gjakut që derdhi Jezu Krishti (flijimit të jetës njerëzore). Vlera e këtij gjaku iu paraqit Jehovait pasi Jezui u ngjit në qiell. (Mt 26:28) Kur Perëndia zgjedh dikë për thirrjen qiellore (He 3:1), e bën pjesë të besëlidhjes së Tij në bazë të flijimit të Krishtit. (Ps 50:5; He 9:14, 15, 26) Jezu Krishti është Ndërmjetësi i besëlidhjes së re (He 8:6; 9:15) dhe është pjesa kryesore e Farës së Abrahamit. (Ga 3:16) Duke ndërmjetësuar në besëlidhjen e re, Jezui ndihmon ata që bëjnë pjesë në të, të bëhen fara e vërtetë e Abrahamit (He 2:16; Ga 3:29) me anë të faljes së mëkateve. Jehovai i shpall të drejtë.​—Ro 5:1, 2; 8:33; He 10:16, 17.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo