Po kalon kohë duke studiuar Biblën dhe duke medituar
Ide për prezantimin e botimeve
ZGJOHUNI!
Pyetja: A është nga Perëndia Bibla? Apo është një libër që ka thjesht mendime njerëzish?
Shkrimi: 2Ti 3:16
Oferta: Ky numër i revistës Zgjohuni! shqyrton tri dëshmi që tregojnë se Bibla është vërtet nga Perëndia.
MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN
Pyetja: Si duhet ta shohim dhuratën e jetës?
Shkrimi: Zb 4:11
E vërteta: Përderisa jeta është dhuratë nga Perëndia, tregojmë respekt për të. E kemi merak sigurinë dhe kurrë nuk do t’ia merrnim me dashje jetën një tjetri. E çmojmë dhuratën e jetës.
Ç’DUHET TË KESH QË FAMILJA JOTE TË JETË E LUMTUR? (T-32)
Pyetja: Vëreni pyetjen e kësaj fletushke dhe disa përgjigje të mundshme. Si mendoni?
Shkrimi: Lu 11:28
Oferta: Kjo fletushkë tregon të mirat që i sjell familjes ky parim dhe pse mund ta besojmë atë që thotë Bibla.
FORMO PREZANTIMIN TËND
Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.