Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
5-11 QERSHOR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JEREMIA 51-52
«Fjala e Jehovait del e vërtetë në çdo hollësi»
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(Jeremia 51:25) Ja, unë jam kundër teje, o mal shkatërrimtar, rrënues i mbarë tokës,—thotë Jehovai.—Unë do të shtrij dorën kundër teje, do të të rrokullis nga shkrepat dhe do të të bëj mal të shkrumbuar.
it-2-E 444 ¶9
Mali
Përfaqësojnë qeveri. Në gjuhën simbolike të Biblës, malet mund të përfaqësojnë mbretëri ose qeveri. (Dn 2:35, 44, 45; krahaso Is 41:15; Zb 17:9-11, 18.) Babilonia, me pushtimet e saj ushtarake, rrënoi vende të tjera dhe prandaj quhet «mal shkatërrimtar». (Jr 51:24, 25) Një psalm, kur u referohet veprimeve të Jehovait kundër burrave luftëtarë, e përshkruan kështu: «Ti je mbështjellë me dritë, je më i madhërishëm se malet grabitqare.» (Ps 76:4) «Malet grabitqare» mund të përfaqësojnë mbretëri agresive. (Krahaso Na 2:11-13.) Davidi tha për Jehovain: «Bëre që mali im të qëndrojë i fortë.» Ndoshta donte të nënkuptonte se Jehovai e kishte lartësuar mbretërinë e tij dhe e kishte vendosur patundshmërisht. (Ps 30:7; krahaso 2Sa 5:12.) Fakti që malet mund të përfaqësojnë mbretëri na ndihmon të kuptojmë domethënien e asaj që thuhet te Zbulesa 8:8, ku flitet për «diçka që i ngjante një mali të madh që digjet me zjarr». Ngjashmëria me një mal që digjet mund të sjellë ndër mend një formë sundimi me natyrë shkatërrimtare si të zjarrit.
(Jeremia 51:42) Deti ka ardhur në Babiloni. Ajo është mbuluar nga dallgët e tij të shumta.
it-2-E 882 ¶3
Deti
Ushtritë pushtuese. Jeremia e përshkroi zhurmën e sulmuesve të Babilonisë «si deti që gjëmon». (Jr 50:42) Ndaj, kur paratha se «deti» do të vinte në Babiloni, me sa duket po nënkuptonte morinë ose detin e trupave pushtuese të medëve dhe të persëve.—Jr 51:42; krahaso Dn 9:26.