BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr18 gusht f. 1-4
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2018
  • Nëntema
  • 6-12 GUSHT
  • 13-19 GUSHT
  • 20-26 GUSHT
  • 27 GUSHT–2 SHTATOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2018
mwbr18 gusht f. 1-4

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

6-12 GUSHT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 17-18

«Trego mirënjohje»

(Luka 17:11-14) Kur po shkonte në Jerusalem, ai kaloi përmes Samarisë dhe Galilesë. 12 Ndërsa po hynte në një fshat, i dolën përpara dhjetë të lebrosur, të cilët u çuan në këmbë prej së largu. 13 Ata thanë me zë të lartë: «Jezu, Mësues, ki mëshirë për ne!» 14 Me t’i vënë re, ai u tha: «Shkoni dhe paraqituni te priftërinjtë.» Kur po iknin, ata u pastruan.

nwtsty shënimet për studim te Lu 17:12, 14

dhjetë të lebrosur: Me sa duket, në kohët biblike, të lebrosurit mblidheshin së bashku ose jetonin në grupe, pasi kështu kishin mundësi të ndihmonin njëri-tjetrin. (2Mb 7:3-5) Në Ligjin e Perëndisë kërkohej që të lebrosurit të jetonin të izoluar nga të tjerët. Një i lebrosur duhej edhe t’i paralajmëronte të tjerët për praninë e tij, duke thirrur: «I papastër! I papastër!» (Le 13:45, 46) Në përputhje me atë që thuhej në Ligj, të lebrosurit i folën Jezuit prej së largu.

paraqituni te priftërinjtë: Meqë Jezu Krishti ishte nën Ligj kur jetoi në tokë, e pranonte autoritetin e priftërisë aaronike dhe u tha të shkonin te prifti atyre që shëroi nga lebra. (Mt 8:4; Mr 1:44) Në përputhje me Ligjin e Moisiut, një prift duhej të verifikonte nëse i lebrosuri ishte shëruar. Po ashtu i lebrosuri i shëruar duhej të udhëtonte në tempull dhe të paraqiste blatimet që kërkoheshin.​—Le 14:2-32.

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Luka 17:7-10) Kush nga ju, po të ketë një skllav që lëron tokën apo kullot kopenë, i thotë kur ai kthehet nga ara: «Eja menjëherë dhe shtrohu në tryezë.» 8 Përkundrazi, a nuk i thotë: «Më përgatit darkën, vër përparësen dhe më shërbe derisa të kem ngrënë e kem pirë. Pastaj mund të hash e të pish edhe ti.» 9 Mos vallë do t’i jetë mirënjohës skllavit, sepse bëri ato që iu caktuan? 10 Prandaj edhe ju, pasi të keni bërë gjithçka që ju ishin caktuar, thoni: «Jemi skllevër që s’vlejnë për asgjë. Bëmë vetëm atë që duhej të bënim.»

nwtsty shënimi për studim te Lu 17:10

s’vlejnë për asgjë: Fjalë për fjalë, «të pavlerë; të padobishëm». Ajo që donte të thoshte Jezui me anë të këtij ilustrimi, nuk ishte se skllevërit, dishepujt e tij, duhej ta konsideronin veten të pavlerë ose të padobishëm. Në përputhje me kontekstin, shprehja «s’vlejnë për asgjë» nënkupton se skllevërit duhej të kishin pikëpamje modeste për veten, jo të mendonin se u takonte ndonjë lavd ose meritë e veçantë. Sipas disa studiuesve, termi i përdorur këtu është një hiperbolë që ka kuptimin «jemi thjesht skllevër që nuk meritojmë ndonjë vëmendje të veçantë».

(Luka 18:8) Unë po ju them se Ai do ta bëjë, madje edhe shpejt. Por kur të mbërrijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim të vërtetë në tokë?

nwtsty shënimi për studim te Lu 18:8

besim të vërtetë: Ose «këtë lloj besimi». Fjalë për fjalë «besimi». Përdorimi i nyjës shquese në greqisht para fjalës «besim», tregon se Jezui nuk po i referohej besimit në kuptimin e përgjithshëm, por një lloji të veçantë besimi, si ai që shfaqi vejusha në ilustrimin e Jezuit. (Lu 18:1-8) Ky përfshin besim në fuqinë e lutjes, si edhe besim se Perëndia do të sjellë drejtësi për të zgjedhurit e tij. Me sa duket, Jezui nuk iu përgjigj pyetjes që ngriti për llojin e besimit, që dishepujt të mendonin për cilësinë e besimit të tyre. Ilustrimi për lutjen dhe besimin ishte më se me vend, sepse Jezui sapo kishte përshkruar sprovat që do të hasnin dishepujt.​—Lu 17:22-37.

13-19 GUSHT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 19-20

«Mëso nga ilustrimi i dhjetë minave»

(Luka 19:12, 13) Prandaj, ai u tha: «Një njeri nga derë fisnike mori udhën për në një vend të largët, që të siguronte pushtet mbretëror dhe pastaj të kthehej. 13 Ai thirri dhjetë skllevër, u dha dhjetë mina dhe u tha: ‘Bëni tregti me to derisa të kthehem.’»

jy 232 ¶2-4

Ilustrimi i dhjetë minave

Jezui thotë: «Një njeri nga derë fisnike mori udhën për në një vend të largët, që të siguronte pushtet mbretëror dhe pastaj të kthehej.» (Luka 19:12) Një udhëtim i tillë zgjat ca kohë. Është e qartë se ‘njeriu nga dera fisnike’ është Jezui, i cili udhëton «për në një vend të largët», në qiell, ku Ati i jep pushtet mbretëror.

Në këtë ilustrim, para se ‘njeriu nga dera fisnike’ të niset, thërret dhjetë skllevër, i jep secilit nga një minë të argjendtë dhe u thotë: «Bëni tregti me to derisa të kthehem.» (Luka 19:13) Minat e mirëfillta prej argjendi kanë vlerë të madhe monetare. Një minë është sa rroga që merr një punëtor bujqësie për tre muaj.

Dishepujt mund ta kuptojnë se ata janë si dhjetë skllevërit në këtë ilustrim, pasi Jezui tashmë i ka krahasuar me punëtorët që korrin. (Mateu 9:35-38) Sigurisht, ai nuk u ka kërkuar të sjellin të korra drithi. Përkundrazi, të korrat janë dishepuj të tjerë që mund të bëhen pjesë e Mbretërisë së Perëndisë. Dishepujt përdorin gjithë sa kanë, për të bërë më shumë trashëgimtarë të Mbretërisë.

(Luka 19:16-19) Atëherë u paraqit i pari dhe tha: «Zotëri, me minën tënde fitova dhjetë mina të tjera.» 17 Ai i tha: «Të lumtë, skllav i mirë! Meqë u tregove i besueshëm për një gjë shumë të vogël, po të jap pushtet mbi dhjetë qytete.» 18 Pastaj, erdhi i dyti dhe i tha: «Zotëri, me minën tënde fitova pesë mina të tjera.» 19 Ai i tha edhe këtij: «Edhe ty po të jap në zotërim pesë qytete.»

jy 232 ¶7

Ilustrimi i dhjetë minave

Nëse dishepujt e kuptojnë se janë si skllevërit që përdorin në mënyrë të plotë gjithë sa kanë për të bërë më shumë dishepuj, mund të jenë të sigurt se Jezui do të jetë i kënaqur. Gjithashtu, mund të kenë besim se Jezui do ta shpërblejë një zell të tillë. Kuptohet, jo të gjithë dishepujt e Jezuit kanë të njëjtat rrethana në jetë, të njëjtat mundësi dhe aftësi. Prapëseprapë, Jezui, i cili merr «pushtet mbretëror», do t’i pranojë dhe do t’i bekojë përpjekjet e tyre besnike në veprën e bërjes së dishepujve.—Mateu 28:19, 20.

(Luka 19:20-24) Por erdhi edhe një tjetër dhe i tha: «Zotëri, ja ku e ke minën tënde. E ruajta mënjanë në një copë pëlhure. 21 Ja, kisha frikë nga ti, sepse je njeri i ashpër. Ti merr atë që nuk ke depozituar, dhe korr atë që nuk ke mbjellë.» 22 Zotëria ia ktheu: «Unë po të gjykoj me fjalët e tua, skllav i lig. Ti e dije që unë jam njeri i ashpër, që marr atë që nuk kisha depozituar dhe korr atë që nuk kisha mbjellë, apo jo? 23 Pse atëherë nuk e fute monedhën time të argjendtë në bankë? Kur të kthehesha, të paktën do ta kisha marrë me kamatë.» 24 Pastaj u tha atyre që ishin aty: «Merrjani minën këtij dhe jepjani atij që ka dhjetë.»

jy 233 ¶1

Ilustrimi i dhjetë minave

Ngaqë nuk punoi që t’ia shtonte pasurinë e mbretërisë zotërisë, ky skllav pëson humbje. Apostujt mezi e presin mbretërimin e Jezuit në Mbretërinë e Perëndisë. Prandaj, nga fjalët që zotëria thotë për këtë skllav, ka mundësi që ata e kuptojnë se, po të mos tregohen të zellshëm, nuk do të kenë vend në këtë Mbretëri.

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Luka 19:43) Sepse për ty do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë me hunj të mprehtë, do të të rrethojnë dhe do të të shkaktojnë vuajtje nga çdo anë.

nwtsty shënimi për studim te Lu 19:43

fortifikatë me hunj të mprehtë: Ky është i vetmi vend në Shkrimet e Krishtere Greke ku shfaqet fjala greke háraks. Përkufizohet si një «hu ose shtyllë e mprehtë që përdoret për të rrethuar një zonë; shtyllë», por edhe si «instalim ushtarak ku përdoren shtylla; rrethim me hunj». Fjalët e Jezuit u përmbushën në vitin 70 të e.s. kur romakët, nën komandën e Titit, ngritën përreth Jerusalemit një mur rrethues ose rrethim me hunj. Synimi i Titit ishte i trefishtë—të mos lejonte judenjtë t’ia mbathnin, t’i nxiste të dorëzoheshin, si edhe t’u shkaktonte banorëve uri të madhe derisa të nënshtroheshin. Për të siguruar materialet për këtë fortifikatë përreth Jerusalemit, forcat romake zhveshën zonën rurale nga pemët.

(Luka 20:38) Ai nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse për të, të gjithë ata jetojnë.

nwtsty shënimi për studim te Lu 20:38

sepse për të, të gjithë ata jetojnë: Ose «sepse, në sytë e tij, të gjithë ata jetojnë». Bibla tregon se të gjithë ata që jetojnë, por që janë larguar nga Perëndia, ai i konsideron të vdekur. (Ef 2:1; 1Ti 5:6) Po ashtu tregon se, kur shërbëtorët e miratuar të Perëndisë vdesin, Jehovai i konsideron të gjallë, pasi qëllimi për t’i ringjallur do të realizohet me siguri.​—Ro 4:16, 17.

20-26 GUSHT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 21-22

«Çlirimi juaj po afrohet»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Luka 21:33) Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrsesi.

nwtsty shënimet për studim te Lu 21:33

Qielli dhe toka do të kalojnë: Shkrime të tjera tregojnë se qielli dhe toka do të mbeten përjetë. (Zn 9:16; Ps 104:5; Ek 1:4) Prandaj, këto fjalë të Jezuit mund të merren si një hiperbolë, që nënkupton se, edhe sikur të ndodhë e pamundura, që qielli dhe toka të kalojnë, prapëseprapë fjalët e Jezuit do të përmbushen. (Krahaso Mt 5:18.) Gjithsesi, qielli dhe toka që përmenden këtu fare mirë mund t’i referohen qiellit dhe tokës së figurshme që Zb 21:1 i quan «qielli i mëparshëm dhe toka e mëparshme».

fjalët e mia nuk do të kalojnë kurrsesi: Ose «është e sigurt se fjalët e mia nuk do të kalojnë». Përdorimi në greqisht i dy pjesëzave mohuese bashkë me një folje, i jep emfazë përjashtimit të një ideje, duke theksuar në mënyrë të gjallë se fjalët e Jezuit do të përmbushen se s’bën.

27 GUSHT–2 SHTATOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LUKA 23-24

«Ji gati t’i falësh të tjerët»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Luka 23:31) Sepse nëse i bëjnë këto gjëra kur pema është e njomë, ç’do të ndodhë kur të thahet?

nwtsty shënimi për studim te Lu 23:31

kur pema është e njomë, . . . kur të thahet: Jezui mund t’i jetë referuar kombit jude. Ai ishte si një pemë drejt vdekjes, por që kishte ende njëfarë njomësie, pasi Jezui ishte mes tyre bashkë me disa judenj që kishin besim tek ai. Megjithatë, Jezui do të ekzekutohej së shpejti dhe judenjtë besnikë do të miroseshin me frymë të shenjtë e do të bëheshin pjesë e Izraelit të figurshëm. (Ro 2:28, 29; Ga 6:16) Në atë kohë, kombi natyror i Izraelit do ta humbte miratimin e Perëndisë dhe do t’i ngjante një peme të thatë.​—Mt 21:43.

(Luka 23:33) Kur mbërritën në vendin e quajtur Kafka, vunë në shtyllë atë dhe keqbërësit, një në të djathtë e një në të majtë të tij.

nwtsty media

Gozhda në kockën e thembrës

Kjo është një fotografi e një kopjeje të kockës së thembrës së një njeriu, shpuar nga një gozhdë hekuri e gjatë 11,5 cm (4,5 in.). (Shih mwb17.12 5.) Origjinali u gjend më 1968, gjatë gërmimeve në veri të Jerusalemit dhe daton në epokën romake. Siguron dëshmi arkeologjike që gozhdët ka shumë të ngjarë të jenë përdorur në ekzekutime, për të mbërthyer njerëz në shtyllë druri. Kjo gozhdë mund të jetë e njëjtë me ato që përdorën ushtarët romakë për të gozhduar Jezu Krishtin në shtyllë. Objekti origjinal u gjend në një kuti prej guri, të quajtur eshtërore, në të cilën vendoseshin kockat e një të vdekuri, pasi i dekompozohej mishi. Kjo tregon se dikush që ekzekutohej në shtyllë mund të varrosej.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo