BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr19 janar f. 1-3
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2019
  • Nëntema
  • 7-13 JANAR
  • 14-20 JANAR
  • 21-27 JANAR
  • 28 JANAR–3 SHKURT
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2019
mwbr19 janar f. 1-3

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

7-13 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 21-22

«U bëftë vullneti i Jehovait!»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 22:16) E tani, përse vonon? Ngrihu, pagëzohu dhe lahu nga mëkatet, duke thirrur emrin e tij.

nwtsty shënimi për studim te Ve 22:16

lahu nga mëkatet, duke thirrur emrin e tij: Ose «lahu nga mëkatet dhe thirr emrin e tij». Një personi i lahen mëkatet duke thirrur emrin e Jezuit, jo nga uji i pagëzimit. Kjo do të thotë se duhet të besojë te Jezui dhe ta tregojë këtë besim me anë të veprave të krishtere.—Ve 10:43; Jk 2:14, 18.

14-20 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 23-24

«E akuzojnë se është një murtajë dhe nxit kryengritje»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 23:6) Kur kuptoi se një pjesë ishin saducenj e tjetra farisenj, Pavli thirri në Sinedër: «Burra, vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh, dhe po gjykohem për shpresën e ringjalljes së të vdekurve.»

nwtsty shënimi për studim te Ve 23:6

unë jam farise: Disa nga të pranishmit e njihnin Pavlin. (Ve 22:5) Kur Pavli e quajti veten bir farisenjsh, farisenjtë që bënin pjesë në Sinedër, do të kuptonin se Pavli po pranonte prejardhjen e përbashkët që kishin, ndonëse tani ishte bërë një i krishterë i zellshëm. Ai nuk po e keqparaqiste veten. Në këtë kontekst, pohimi i Pavlit se ishte farise mund të ketë kuptim relativ; Pavli po e rendiste veten mes farisenjve në vend se mes saducenjve, sepse edhe ai besonte te ringjallja njësoj si farisenjtë. Duke bërë kështu, vuri një bazë të përbashkët me farisenjtë e pranishëm. Me sa duket, Pavli po shpresonte që, duke ngritur këtë çështje që ngjallte debat, disa nga anëtarët e Sinedrit do të mbanin anën e tij, dhe në fakt strategjia funksionoi. (Ve 23:7-9) Pohimi i Pavlit këtu te Ve 23:6 është në përputhje edhe me mënyrën si u prezantua më vonë, kur bëri mbrojtjen para mbretit Agripa. (Ve 26:5) Edhe kur u shkroi nga Roma të krishterëve në Filipi, Pavli iu referua sërish prejardhjes së tij si farise. (Fi 3:5) Vlen të përmendet edhe si u përshkruan te Ve 15:5 të krishterë të tjerë që dikur ishin farisenj.—Shih shënimin për studim te Ve 15:5.

(Veprat 15:5) Mirëpo, disa nga sekti i farisenjve, të cilët kishin besuar, u çuan dhe thanë: «Ata duhen rrethprerë dhe urdhëruar që të zbatojnë ligjin e Moisiut.»

nwtsty shënimi për studim te Ve 15:5

nga sekti i farisenjve: Me sa duket, në njëfarë mase, këta të krishterë identifikoheshin ende sipas prejardhjes fariseje.—Krahaso shënimin për studim te Ve 23:6.

(Veprat 24:24) Disa ditë më pas, mbërriti Feliksi me Drusilën, gruan e tij, e cila ishte judeje, e ai dërgoi të thërritnin Pavlin dhe e dëgjoi rreth besimit në Krishtin Jezu.

nwtsty shënimi për studim te Ve 24:24

Drusila: Vajza e tretë dhe më e vogël e Herod Agripës I, Herodit që përmendet te Ve 12:1. Ajo lindi rreth vitit 38 të e.s. dhe ishte motra e Agripës II, Bernikës dhe Mariamnës III. (Shih shënimin për studim te Ve 25:13, si dhe Fjalorthin, te zëri «Herodi».) Guvernatori Feliks ishte burri i saj i dytë. Më parë, ajo ishte e martuar me mbretin sirian, Azizin nga Emesa, por e divorcoi, dhe u martua me Feliksin rreth vitit 54 të e.s., kur ishte rreth 16 vjeçe. Ka mundësi të ketë qenë e pranishme kur Pavli i foli Feliksit «për drejtësinë, vetëkontrollin dhe gjykimin që do të vinte». (Ve 24:25) Kur Feliksi i dorëzoi Festit detyrën e guvernatorit, ai e la Pavlin në arrest që «të kishte pëlqimin e judenjve». Sipas disave, këtë e bëri që të kënaqte gruan e tij të re, e cila ishte judeje.—Ve 24:27.

(Veprat 25:13) Pas disa ditësh, mbreti Agripa dhe Bernika mbërritën në Cezare për të vizituar e përshëndetur Festin.

nwtsty shënimi për studim te Ve 25:13

Agripa: Këtu po i referohet Herod Agripës II. Ai ishte stërnipi i Herodit të Madh e djali i Herod Agripës I dhe i gruas së tij, Kiprozës.—Ve 12:1; shih Fjalorthin, te zëri «Herodi».

Bernika: Motra e Herod Agripës II, e cila jetonte me të dhe kishin marrëdhënie incesti bashkë. Më vonë ajo u bë dashnorja e Titit, para se ky të bëhej perandor i Romës.

Fjalorthi

Herodi

Emri i një dinastie që Roma e kishte caktuar të qeveriste mbi judenjtë. Herodi i Madh ishte i njohur për rindërtimin e tempullit të Jerusalemit dhe që kishte urdhëruar të vriteshin fëmijët në përpjekje për të vrarë Jezuin. (Mt 2:16; Lu 1:5) Herod Arkelau dhe Herod Antipa, djemtë e Herodit të Madh, u caktuan të qeverisnin territore që më parë i qeveriste i ati. (Mt 2:22) Antipa ishte tetrark, por në përgjithësi e quanin «mbret». Ai qeverisi gjatë tri viteve e gjysmë të shërbimit të Krishtit e gjatë periudhës që përshkruhet deri te kapitulli 12 i Veprave. (Mr 6:14-17; Lu 3:1, 19, 20; 13:31, 32; 23:6-15; Ve 4:27; 13:1) Më pas, Herod Agripa I, nipi i Herodit të Madh, u ekzekutua nga një engjëll i Perëndisë pasi kishte qeverisur për pak kohë. (Ve 12:1-6, 18-23) Në vend të tij, nisi të qeveriste i biri, Herod Agripa II, dhe mbretëroi deri në kohën e revoltës së judenjve kundër Romës.—Ve 23:35; 25:13, 22-27; 26:1, 2, 19-32.

21-27 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 25-26

«Pavli i apelohet Cezarit, pastaj i dëshmon mbretit Herod Agripa»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 26:14) Të gjithë ramë përtokë, dhe unë dëgjova një zë të më thoshte në gjuhën hebraike: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek? Është e vështirë t’u gjuash me shqelm hostenëve.’

nwtsty shënimi për studim te Ve 26:14

t’u gjuash me shqelm hostenëve: Hosteni është një shkop me majë që përdorej për të shtyrë një kafshë. (Gjy 3:31) Shprehja «t’u gjuash me shqelm hostenëve» është një proverb që gjendet në literaturën greke. Bazohet në imazhin e një demi kokëfortë që i reziston shtytjes së hostenit, duke i gjuajtur me shqelm, e kështu dëmton veten. Para se të bëhej i krishterë, Sauli veproi në një mënyrë të ngjashme. Duke luftuar kundër dishepujve të Jezuit, të cilët kishin mbështetjen e Perëndisë Jehova, Pavli rrezikoi t’i shkaktonte vetes dëme serioze. (Krahaso Ve 5:38, 39; 1Ti 1:13, 14.) Tek Ek 12:11, ‘hostenët e qeve’ përdoren në kuptimin e figurshëm për t’iu referuar fjalëve të një personi të mençur i cili e nxit dëgjuesin t’i vërë veshin këshillës.

nwt Fjalorthi

Hosteni. Një shkop i gjatë me majë të mprehtë metalike që fermerët e përdornin për të shtyrë një kafshë. Hosteni krahasohet me fjalët e një personi të mençur që e nxit dëgjuesin t’u vërë veshin këshillave të mençura. Origjina e shprehjes «t’u gjuash me shqelm hostenëve» lidhet me veprimin e një demi kokëfortë që i reziston shtytjes së hostenit, duke i gjuajtur me shqelm, e kështu dëmton veten.—Ve 26:14; Gjy 3:31.

28 JANAR–3 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 27-28

«Pavli lundron për në Romë»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 27:9) Meqë kishte kaluar mjaft kohë dhe ishte e rrezikshme të lundroje, pasi tanimë kishte mbaruar edhe agjërimi [i ditës së shlyerjes], Pavli këshilloi:

nwtsty shënimi për studim te Ve 27:9

agjërimi [i ditës së shlyerjes]: Ose «agjërimi i vjeshtës». Fjalë për fjalë «agjërimi». Termi grek për «agjërimin» i referohet të vetmit urdhër që gjendet në Ligjin e Moisiut për mbajtjen e agjërimit, pra, agjërimit që lidhej me Ditën e Shlyerjes së përvitshme Yom Kippur (në hebraisht, yohm hakkippurím, «dita e mbulimit [të mëkateve]»). (Le 16:29-31; 23:26-32; Nu 29:7; shih Fjalorthin, te zëri «Dita e Shlyerjes».) Në përgjithësi mendohet se shprehja «të mundosh shpirtin», që përdoret në lidhje me Ditën e Shlyerjes, nënkupton forma të ndryshme vetëmohimi, përfshirë agjërimin. (Le 16:29, shën.) Përdorimi i termit «agjërimi» te Ve 27:9 mbështet idenë se agjërimi ishte një formë kryesore vetëmohimi në Ditën e Shlyerjes. Agjërimi i Ditës së Shlyerjes binte në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Fjalorthi

Dita e Shlyerjes

Dita e shenjtë më e rëndësishme për izraelitët, e quajtur ndryshe edhe Yom Kippur (në hebraisht yohm hakkippurím, «dita e mbulimit [të mëkateve]»), e cila mbahej në datën 10 ethanim. Kjo ishte e vetmja ditë e vitit kur kryeprifti hynte në Më të Shenjtën e tabernakullit. Atje ofronte gjakun e flijimeve për mëkatet e tij, për mëkatet e levitëve të tjerë dhe për mëkatet e popullit. Ishte një ditë kur mbahej një asamble e shenjtë dhe agjërohej. Ishte edhe sabat, kohë kur nuk duhej të punonin.—Le 23:27, 28.

(Veprat 28:11) Tre muaj më vonë, nisëm lundrimin nga Aleksandria me një anije që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte në bash figurën e gdhendur të Bijve të Zeusit.

nwtsty shënimi për studim te Ve 28:11

Bijve të Zeusit: Sipas mitologjisë greke dhe romake, «Bijtë e Zeusit» (greqisht Dióskouroi) ishin Kastori dhe Poluksi, djemtë binjakë të Zeusit (Jupiteri) dhe të mbretëreshës spartane, Ledës. Ndër të tjera, ata konsideroheshin si mbrojtësit e marinarëve, të aftë të shpëtonin marinarët që ishin në rrezik në det. Ky detaj për figurën në bashin e anijes është një tjetër dëshmi se tregimi u shkrua nga një dëshmitar okular.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo