BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr19 qershor f. 1-2
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2019
  • Nëntema
  • 10-16 QERSHOR
  • 17-23 QERSHOR
  • 24-30 QERSHOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2019
mwbr19 qershor f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

10-16 QERSHOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EFESIANËVE 1-3

«Administrimi i Jehovait dhe qëllimi i tij»

(Efesianëve 1:8, 9) Ai na e dha atë me bollëk, me plot mençuri dhe gjykim të shëndoshë, duke na bërë të njohur sekretin e shenjtë të vullnetit të tij. Në përputhje me pëlqimin e tij, ai pati si qëllim në vetvete

it-2 837 ¶4

Sekreti i shenjtë

Mbretëria mesianike. Në letrat e tij, Pavli na jep një ide të qartë se çfarë është sekreti i shenjtë i Krishtit. Tek Efesianëve 1:9-11, ai tregon se Perëndia bëri të njohur «sekretin e shenjtë» të vullnetit të tij, dhe shton: «Në përputhje me pëlqimin e tij, ai pati si qëllim në vetvete një administrim, kur të mbusheshin kohët e caktuara, domethënë të mblidhte përsëri së bashku në Krishtin të gjitha gjërat, gjërat në qiej dhe gjërat në tokë. Po, në atë janë mbledhur të gjitha gjërat. Edhe ne u caktuam bashkë me të si trashëgimtarë, duke qenë të paravendosur sipas qëllimit të Perëndisë, që i bën të gjitha gjërat ashtu si këshillon vullneti i tij.» Ky ‘sekret i shenjtë’ lidhet me një mbretëri, me Mbretërinë mesianike të Perëndisë. «Gjërat në qiej», që përmendi Pavli, janë ata që do të jenë bashkëtrashëgimtarë me Krishtin në Mbretërinë qiellore. Kurse «gjërat në tokë» u referohen atyre që do të jenë nënshtetasit e saj tokësorë. Jezui u tregoi dishepujve se sekreti i shenjtë lidhej me Mbretërinë, kur u tha: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretin e shenjtë të mbretërisë së Perëndisë.»—Mr 4:11.

17-23 QERSHOR

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Efesianëve 4:30) Veç kësaj, mos e hidhëroni frymën e shenjtë të Perëndisë, me të cilën jeni vulosur për ditën kur do të çliroheni nëpërmjet shpërblesës.

it-1 1128 ¶3

Shenjtëria

Fryma e shenjtë. Fryma, pra forca vepruese, e Jehovait është nën kontrollin e tij dhe përmbush gjithnjë qëllimin e Tij. Është e pastër, e kulluar, e shenjtë dhe e ndarë veç për t’u përdorur mirë nga Perëndia. Ja pse quhet ‘frymë e shenjtë’ dhe ‘frymë e shenjtërisë’. (Ps 51:11; Lu 11:13; Ro 1:4; Ef 1:13) Kur vepron te një person, kjo frymë është një forcë që nxit për shenjtëri ose pastërti. Çfarëdolloj sjellje e papastër ose e gabuar do ta pengonte apo ‘hidhëronte’ këtë frymë. (Ef 4:30) Edhe pse fryma e shenjtë nuk është person, Perëndia e përdor në harmoni me personalitetin e tij, prandaj mund ‘të hidhërohet’. Kush kryen keqbërje, ka rrezik ‘të shuajë zjarrin e frymës’. (1Se 5:19) Dhe, nëse vazhdon të kryejë keqbërje, ‘lëndon’ frymën e shenjtë të Perëndisë, e Ai mund të kthehet në armik të rebelit. (Is 63:10) Kush hidhëron frymën e shenjtë, mund të shkojë deri aty sa të blasfemojë kundër saj, një mëkat për të cilin Jezu Krishti tha se nuk do të falet, as në këtë sistem dhe as në atë që do të vijë.—Mt 12:31, 32; Mr 3:28-30; shih FRYMA.

24-30 QERSHOR

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Filipianëve 2:17) Por, edhe sikur të derdhem si një blatim në pije mbi flijimin dhe shërbimin publik, ku ju çoi besimi, jam i lumtur dhe gëzoj me të gjithë ju.

it-2 528 ¶5

Blatimet

Blatimet në pije. [Në Ligjin e Moisiut] shumica e blatimeve të tjera ofroheshin bashkë me blatimet në pije, sidomos pasi izraelitët u vendosën në Tokën e Premtuar. (Nu 15:2, 5, 8-10) Për blatimin në pije përdorej verë («pije dehëse»), e cila derdhej mbi altar. (Nu 28:7, 14; krahaso Da 30:9; Nu 15:10.) Apostulli Pavël u shkroi të krishterëve në Filipi: «Sikur të derdhem si një blatim në pije mbi flijimin dhe shërbimin publik, ku ju çoi besimi, jam i lumtur.» Në këtë rast, Pavli përdori shembullin e një blatimi në pije, për të shprehur gatishmërinë që të shpenzohej plotësisht në dobi të bashkëkrishterëve. (Fi 2:17) Pak para se të vdiste, ai i shkroi Timoteut: «Tashmë jam derdhur si blatim në pije dhe koha e caktuar e lirimit tim është afër.»—2Ti 4:6.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo