Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
4-10 NËNTOR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 GJONIT 1-5
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(1 Gjonit 5:16, 17) Nëse dikush sheh vëllanë e tij, duke bërë një mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet, dhe ai do t’i japë atij jetë, po, atyre që nuk bëjnë mëkate që çojnë në vdekje. Ka një mëkat që çon në vdekje. Për atë mëkat unë nuk i them të lutet. 17 Çdo padrejtësi është mëkat. Megjithatë, ka një mëkat që nuk çon në vdekje.
it-1 862 ¶5
Falja
Është e përshtatshme që, në lutje, të kërkojmë që Perëndia të falë dikë, madje edhe gjithë kongregacionin. Moisiu e bëri këtë për kombin e Izraelit, kur rrëfeu mëkatet e tyre si komb e kur kërkoi falje për ta, dhe Jehovai ia dëgjoi lutjen. (Nu 14:19, 20) Edhe Solomoni, gjatë kushtimit të tempullit, iu lut Jehovait që ta falte popullin kur, pasi të mëkatonte, të linte rrugën e gabuar e të kthehej tek Ai. (1Mb 8:30, 33-40, 46-52) Ezdra përfaqësoi në lutje judenjtë e riatdhesuar kur rrëfeu publikisht mëkatet e tyre. Si rezultat i lutjes dhe nxitjes së tij me gjithë zemër, populli ndreqi udhën për të marrë faljen e Jehovait. (Ezd 9:13–10:4, 10-19, 44) Edhe Jakovi e nxiti dikë që kishte dëmtuar marrëdhënien me Perëndinë të thërriste pleqtë e kongregacionit që të luteshin për të dhe, ‘nëse kishte kryer mëkate, do t’i faleshin’. (Jk 5:14-16) Mirëpo, ka «një mëkat që çon në vdekje». Është mëkati kundër frymës së shenjtë, pra kur dikush me kokëfortësi nuk heq dorë nga mëkati. Për këtë mëkat nuk ka falje. Një shërbëtor i Perëndisë nuk duhet të lutet për dikë që mëkaton në këtë mënyrë.—1Gjo 5:16; Mt 12:31; He 10:26, 27; shih MËKATI; FRYMA.
11-17 NËNTOR
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 GJONIT 1–JUDA
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(Juda 4) Këtë po e bëj për arsye se mes jush kanë hyrë pa u ndier disa njerëz, të cilët kohë më parë ishin caktuar për këtë gjykim nga Shkrimet, njerëz të paperëndishëm, që e kthejnë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë tonë në justifikim për sjellje të shthurur dhe që nuk tregohen besnikë ndaj Pronarit dhe Zotërisë tonë të vetëm, Jezu Krishtit.
(Juda 12) Këta janë shkëmbinj të fshehur nën ujë, ndërsa gostiten me ju në gostitë tuaja të dashurisë, barinj që pa frikë mendojnë vetëm të ushqejnë veten e tyre, re pa ujë që sillen andej-këtej nga erërat, pemë të vjeshtës së vonë, por pa fryt, që kanë vdekur dy herë, që janë shkulur me rrënjë,
it-2 279
Gostitë e dashurisë
Bibla nuk tregon çfarë ishin këto gosti të dashurisë e as nuk thotë sa shpesh mbaheshin. (Jd 12) Nuk bëheshin me urdhër të Zotërisë Jezu Krisht ose të apostujve të tij, dhe është e qartë që nuk duhet të konsiderohen të detyrueshme ose të përhershme. Disa thonë se këto ishin raste ku të krishterët në gjendje organizonin bankete dhe ftonin bashkëbesimtarët e varfër. Të gjithë së bashku: jetimët, vejushat, të pasurit e fukarenjtë, gëzonin vëllazërinë dhe plot gjëra të mira.
it-2 816
Shkëmbi
Një tjetër fjalë greke, spilás, me sa duket i referohet një shkëmbi ose shkëmbinjve të fshehur nën ujë. Juda e përdori këtë fjalë për të përshkruar disa burra që kishin hyrë tinëz në kongregacionin e krishterë me motive të këqija. Ashtu si shkëmbinjtë e fshehur nën ujë përbënin rrezik për anijet, edhe këta burra ishin një rrezik real për kongregacionin. Ai thotë për këta burra: «Janë shkëmbinj të fshehur nën ujë, ndërsa gostiten me ju në gostitë tuaja të dashurisë.»—Jd 12.