BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr20 nëntor f. 1-2
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
  • Nëntema
  • 2-8 NËNTOR
  • 16-22 NËNTOR
  • 23-29 NËNTOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2020
mwbr20 nëntor f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

2-8 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EKSODI 39-40

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Eksodi 39:34) Mbulesën me lëkurë dashi të ngjyera në të kuqe, mbulesën me lëkurë foke dhe perden ndarëse;

it-2 884 ¶3

Lëkura e fokës

Si e gjetën izraelitët. Edhe pse fokat zakonisht gjenden në Arktik dhe Antarktidë, disa parapëlqejnë klimë më të butë. Sot ka vetëm pak foka murgeshë në disa pjesë të Mesdheut dhe në ujëra të tjera të ngrohta. Gjatë shekujve, njeriu ka ndikuar ndjeshëm te rënia e numrit të tyre dhe, në kohët për të cilat flet Bibla, këto foka mund të gjendeshin kudo në Mesdhe dhe në Detin e Kuq. Aty nga fundi i vitit 1832, një botim në anglisht (Calmet’s Dictionary of the Holy Bible, f. 139) komentonte: «Në shumë ishuj të vegjël të Detit të Kuq, përreth gadishullit të Sinait, ka foka.»

Në lashtësi, egjiptianët bënin tregti në Detin e Kuq, prandaj merrnin mallra nga shumë rajone të Mesdheut. Ja pse mund të gjenin lëkurë foke. Kur izraelitët ikën nga Egjipti, mund të kenë marrë me vete lëkurët e fokave që tashmë kishin, si edhe ato që u dhanë egjiptianët bashkë me gjëra të tjera me vlerë.—Eks 12:35, 36.

16-22 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 4-5

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Levitiku 5:15, 16) Nëse dikush vepron me pabesi ndaj Jehovait duke mëkatuar pa dashje kundër gjërave të tij të shenjta, atëherë do t’i sjellë Jehovait si blatim për fajin një dash të shëndetshëm nga kopeja; vlera e tij në sikla argjendi llogaritet sipas siklës së vendit të shenjtë.16 Ai do të paguajë dëmshpërblimin për mëkatin që ka kryer kundër vendit të shenjtë dhe do t’i shtojë një të pestën e vlerës. Dashin e blatimit për fajin do t’ia japë priftit që të bëjë shlyerjen për të, dhe atij do t’i falet mëkati.

it-1 1130 ¶2

Shenjtëria

Kafshët dhe prodhimet. Demi i parëlindur, qengji dhe keci i parëlindur ishin të shenjtë për Jehovain dhe nuk duheshin shpenguar. Ata duheshin flijuar dhe një pjesë e tyre u takonte priftërinjve. (Nu 18:17-19) Frytet e para dhe të dhjetat ishin të shenjta, siç ishin të gjitha flijimet dhe të gjitha dhuratat e shenjtëruara për shërbimin e shenjtërores. (Eks 28:38) Të gjitha gjërat e shenjta për Jehovain duheshin trajtuar me respekt dhe nuk ishin për përdorim të zakonshëm. Shembull i kësaj është ligji për të dhjetat. Nëse një burrë ndante veç një pjesë të diçkaje, p.sh. të drithit, dhe më vonë ai vetë ose dikush nga shtëpia e tij merrte pa dashje pak që ta përdorte, ndoshta për të gatuar, ai ishte fajtor për shkeljen e ligjit të Perëndisë për gjërat e shenjta. Sipas Ligjit, ai duhej të flijonte një dash të shëndetshëm nga kopeja dhe të paguante për vendin e shenjtë një dëmshpërblim prej 20 për qind. Kështu, izraelitëve u ngulitej në mendje se duhej t’i trajtonin me respekt gjërat e shenjta të Jehovait.—Le 5:14-16.

23-29 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 6-7

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Levitiku 6:13) Zjarri duhet mbajtur gjithnjë ndezur në altar e nuk duhet shuar.

it-1 833 ¶1

Zjarri

Në tabernakull e në tempull. Zjarri përdorej për adhurim në tabernakull dhe më vonë në tempull. Çdo mëngjes e çdo mbrëmje, kryeprifti duhej të digjte temjan në altarin e temjanit. (Eks 30:7, 8) Në Ligjin e Perëndisë thuhej se zjarri duhej mbajtur gjithnjë ndezur në altarin e blatimeve të djegura. (Le 6:12, 13) Sipas traditës judaike, zjarri në altar në fillim u ndez me mrekulli nga Perëndia. Ndonëse është shumë e përhapur si ide, ajo nuk gjen mbështetje në Shkrime. Në fillim, Jehovai i dha këto udhëzime Moisiut: «Djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë në zjarr.» Këtë duhej ta bënin para se të vinin flijimin mbi altar. (Le 1:7, 8) Vetëm pasi u emërua priftëria aronike, pra pasi u flijuan kafshët për emërimin priftëror, zjarri nga Jehovai përpiu blatimin që ishte mbi altar. Ka mundësi që zjarri të ketë dalë nga reja që ishte sipër tabernakullit. Kështu, zjarri që erdhi me mrekulli, nuk ndezi drutë në altar, por «përpiu blatimin e djegur bashkë me pjesët e dhjamura mbi altar». Zjarri që mbeti ndezur në altar, ishte rezultat i zjarrit që dërgoi Jehovai dhe i zjarrit që tashmë ishte në të. (Le 8:14–9:24) Po njësoj, një zjarr nga Jehovai përpiu menjëherë flijimet pas lutjes që bëri Solomoni në kushtimin e tempullit. (2Kr 7:1) Shih edhe shembuj të tjerë si e përdori Jehovai zjarrin për të pranuar flijimet e shërbëtorëve të tij.—Gjy 6:21; 1Mb 18:21-39; 1Kr 21:26.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo