Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
21-27 SHKURT
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 SAMUELIT 6-8
«Kush është mbreti juaj?»
it-2 163 ¶1
Mbretëria e Perëndisë
Kërkojnë një mbret njerëzor. Rreth 400 vjet pasi dolën nga Egjipti dhe mbi 800 vjet pas besëlidhjes që Perëndia bëri me Abrahamin, izraelitët kërkuan një mbret njerëzor që t’i udhëhiqte, ashtu siç kishin kombet e tjera. Me këtë kërkesë, ata hodhën poshtë vetë Jehovain si mbretin e tyre. (1Sa 8:4-8) Është e vërtetë që populli priste me të drejtë themelimin e një mbretërie, siç i kishte premtuar Perëndia Abrahamit dhe Jakobit. Këtë shpresë e bazonin edhe te profecia që tha Jakobi në shtratin e vdekjes për Judën (Zn 49:8-10), te fjalët që u tha Jehovai izraelitëve pas Eksodit (Eks 19:3-6), te ajo që thuhej në besëlidhjen e Ligjit (Lp 17:14, 15) dhe pjesërisht te mesazhi që Jehovai nxiti Balamin të thoshte. (Nu 24:2-7, 17) Edhe nëna besnike e Samuelit, Hana, u lut për këtë shpresë. (1Sa 2:7-10) Megjithatë, Jehovai nuk e kishte zbuluar plotësisht «sekretin e shenjtë» për Mbretërinë, nuk kishte treguar kur do të ishte koha e duhur e themelimit të saj dhe nuk kishte specifikuar cila do të ishte struktura e përbërja e kësaj qeverie—nëse do të ishte në tokë a në qiell. Prandaj, izraelitët u treguan arrogantë kur kërkuan një mbret njerëzor.