BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb25 maj f. 10-11
  • 9-15 qershor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 9-15 qershor
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
mwb25 maj f. 10-11

9-15 QERSHOR

PROVERBAT 17

Kënga 157 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

Në një shtëpi modeste, një çift në Izraelin e lashtë shijojnë një vakt të thjeshtë, edhe pse vetëm me bukë.

Një çift izraelit shijojnë një vakt të thjeshtë në një atmosferë të ngrohtë e paqësore

1. Gëzo një martesë plot paqe

(10 min.)

Për të ruajtur paqen, kërkohet punë, por ia vlejnë të gjitha përpjekjet (Pr 17:1; shih figurën)

Shmang prirjen për t’u kapur pas gjërave të vogla (Pr 17:9; g 9/14 11 ¶2)

Mbaji nën kontroll ndjenjat e tua (Pr 17:14; w08 1/5 10 ¶6–11 ¶1)

Një çift i pasur dhe i palumtur, në kohët e lashta, janë ulur para një tavoline të shtruar plot. Të dy janë duarkryq, dhe gruaja shikon në anën tjetër me shpërfillje ndërsa burri i flet.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Pr 17:24—Në ç’kuptim «sytë e të marrit enden kuturu»? (it Syri ¶8)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Pr 17:1-17 (th mësimi 10)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. (lmd mësimi 3, pika 5)

5. Nis një bisedë

(4 min.) DËSHMI PUBLIKE. Ofro një studim. (lmd mësimi 6, pika 4)

6. Fjalim

(5 min.) ijwbv artikulli 60—Tema: Cili është kuptimi i Proverbave 17:17? (th mësimi 13)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 113

7. Zhvillo zakone që nxisin një komunikim të mirë

(15 min.) Diskutim.

Komunikimi i mirë është çelësi për një jetë të lumtur familjare. Kur pjesëtarët e familjes komunikojnë hapur, mund t’i arrijnë synimet së bashku dhe të mbështetin njëri-tjetrin kur kalojnë vështirësi. (Pr 15:22) Ç’mund të bësh që të nxitësh komunikimin e hapur në familje?

Kaloni kohë së bashku. (Lp 6:6, 7) Pjesëtarët e familjes lidhen më shumë me njeri-tjetrin kur bashkëpunojnë për të bërë punët e përditshme dhe përfshihen së bashku në aktivitete teokratike e në zbavitje. Në këtë mënyrë krijohen edhe mundësi që të gjithë të ndihen rehat për të folur. Me raste, mund të të duhet të heqësh dorë nga preferencat e tua për të bërë gjëra që pjesëtarët e tjerë të familjes pëlqejnë. Por, kur shfaq dashuri në këtë mënyrë, kupton që ia vlejnë të gjitha përpjekjet. (Fi 2:3, 4) Si mund ta shfrytëzosh sa më mirë kohën që kalon me familjen?—Ef 5:15, 16.

Skenë nga videoja «Udhërrëfyes drejt paqes familjare​—Përmirësoni komunikimin». E gjithë familja shijojnë një vakt së bashku.

Shihni VIDEON Udhërrëfyes drejt paqes familjare—Përmirësoni komunikimin, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Si ndikon përdorimi vend e pa vend i pajisjeve elektronike te komunikimi në familje?

  • Çfarë mësove tjetër nga kjo video për komunikimin e efektshëm?

Ji dëgjues i mirë. (Jk 1:19) Fëmijët e kanë më të lehtë të shprehen lirshëm kur nuk ndihen të keqkuptuar ose të gjykuar. Ndaj bëj çmos të mos reagosh menjëherë kur fëmija të thotë diçka që të shqetëson. (Pr 17:27) Në vend të kësaj, dëgjo me empati. Përpiqu të kuptosh mendimet dhe ndjenjat e tij, në mënyrë që ta sigurosh për dashurinë tënde dhe ta ndihmosh.

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 27 ¶19-22 dhe kutia në f. 212

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 35 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo