BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb25 maj f. 12-13
  • 16-22 qershor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 16-22 qershor
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
mwb25 maj f. 12-13

16-22 QERSHOR

PROVERBAT 18

Kënga 90 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Jepu zemër atyre që po kalojnë probleme shëndetësore

(10 min.)

Zgjidh fjalë që pasqyrojë mençurinë e Perëndisë (Pr 18:4; w22.10 22 ¶17)

Përpiqu të kuptosh çfarë po kalon personi (Pr 18:13; mrt artikulli 19, kutia)

Tregohu një mik i duruar ku të tjerët mund të mbështeten (Pr 18:24; wp23.1 14 ¶3–15 ¶1)

Një bashkëshort dëgjon me empati të shoqen teksa i shpreh si ndihet.

PYET VETEN: «Çfarë mund të bëj për të mbështetur bashkëshortin, nëse po kalon një problem me shëndetin, qoftë ai fizik a mendor?»

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Pr 18:18—Pse përdorej shorti në kohët kur u shkrua Bibla? (it-2-E 271-272)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Pr 18:1-17 (th mësimi 11)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(1 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Personi flet një gjuhë tjetër. (lmd mësimi 2, pika 5)

5. Ushqe interesin

(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Personi kërkon t’i biesh shkurt. (lmd mësimi 7, pika 4)

6. Ushqe interesin

(3 min.) DËSHMI JOFORMALE. Mësoji personit një të vërtetë të rëndësishme për Mbretërinë e Perëndisë. (lmd mësimi 9, pika 5)

7. Shpjego bindjet e tua

(4 min.) Demonstrim. ijwbq artikulli 82 ¶9-10—Tema: A e krijoi Perëndia universin në gjashtë ditë 24-orëshe? (lmd mësimi 5, pika 5)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 144

8. T’i ndihmojmë «pa fjalë» personat tanë të dashur që t’i afrohen Jehovait

(15 min.) Diskutim.

Shumë prej nesh kemi përreth persona të dashur që nuk i shërbejnë Jehovait—mbase mund të jetë bashkëshorti, fëmijët tanë ose një mik i shtrenjtë që është larguar nga kongregacioni. A të ka ndodhur të jesh treguar tepër këmbëngulës a madje pa takt, në përpjekje për t’i bindur që t’i shërbejnë Jehovait? Edhe pse me motive të mira, fjalët tona mund t’i kenë përkeqësuar gjërat. (Pr 12:18) Cila është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar?

Te 1 Pjetrit 3:1 thuhet se një bashkëshort që s’i shërben Jehovait, mund ‘të fitohet edhe pa fjalë’. Edhe nëse burri i një motre nuk pranon të flasë me të për të vërtetat e Biblës, ka një mënyrë tjetër si ajo mund ta ndihmojë të njohë Jehovain. Sjellja e saj e modeluar nga cilësitë e krishtere, si dashuria, zemërmirësia dhe mençuria, mund t’ia zbutë zemrën atij. (Pr 16:23) Sjellja jonë dhe fjalët e hijshme mund të kenë ndikim të mirë te personat tanë të dashur, që për momentin nuk i shërbejnë Jehovait.—Kl 4:6; w10 15/6 20-21 ¶4-6.

Shihni VIDEON Ata që luftuan me sukses për besimin—Ata me bashkëshortë jobesimtarë, dhe pastaj bëj këto pyetje

    Skenë nga videoja «Ata që luftuan me sukses për besimin​—Ata me bashkëshortë jobesimtarë». Motra Hideko Sasaki.
  • Çfarë mësove nga eksperienca e motrës Sasaki?

  • Skenë nga videoja «Ata që luftuan me sukses për besimin​—Ata me bashkëshortë jobesimtarë». Motra Noriko Ito.
  • Çfarë mësove nga eksperienca e motrës Ito?

  • Skenë nga videoja «Ata që luftuan me sukses për besimin​—Ata me bashkëshortë jobesimtarë». Motra Tomoe Okada.
  • Çfarë mësove nga eksperienca e motrës Okada?

9. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 27 ¶23-26 dhe kutitë në f. 214, 217

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 60 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo