BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp22 nr. 1 f. 10-11
  • 3 | Hiqe urrejtjen nga mendja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3 | Hiqe urrejtjen nga mendja
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimi i Biblës:
  • Ç’do të thotë:
  • Ç’mund të bësh:
  • Perëndia i dha Stefanit «miratimin e tij dhe fuqi të jashtëzakonshme»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Stefanin e vrasin me gurë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Si t’i japësh fund rrethit vicioz të urrejtjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
wp22 nr. 1 f. 10-11
Një burrë përfytyron veten duke i dhënë dorën një burri të një race tjetër. Hijet e tyre tregojnë se mbajnë parulla protestash dhe se debatojnë me njëri-tjetrin.

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

3 | Hiqe urrejtjen nga mendja

Mësimi i Biblës:

«Transformohuni duke përtërirë mendjen, që të siguroheni cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»—ROMAKËVE 12:2.

Ç’do të thotë:

Mendimet tona janë të rëndësishme për Perëndinë. (Jeremia 17:10) Nuk mjafton vetëm të mos themi a të mos bëjmë gjëra të urryera. Rrethi vicioz i urrejtjes zë fill në mendje dhe në zemër. Prandaj duhet të heqim çdo grimcë urrejtjeje nga mendimet dhe ndjenjat. Vetëm atëherë ‘do të transformohemi’ vërtet dhe do t’i japim fund rrethit vicioz të urrejtjes.

Ç’mund të bësh:

Shqyrtoji me pastërti ndjenjat dhe mendimet që ke për të tjerët, sidomos për ata të një race ose etnie tjetër. Pyet veten: «Ç’mendim kam për ta? A është i bazuar në paragjykime apo ngaqë i kam njohur personalisht?» Shmang mediat sociale, filmat ose zbavitjet që promovojnë urrejtjen dhe dhunën.

Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë ta luftojmë urrejtjen në mendje dhe në zemër

Nuk është gjithnjë e lehtë të vlerësojmë me objektivitet mendimet dhe ndjenjat tona. Por Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë ‘të dallojmë mendimet dhe qëllimet e zemrës’. (Hebrenjve 4:12) Prandaj vazhdo të shqyrtosh Biblën. Krahasoji mësimet e saj me mendimet e tua dhe bëj gjithë sa ke në dorë të mendosh ashtu si i pëlqen Perëndisë. Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë të luftojmë urrejtjen që është ‘fortifikuar mirë’ në mendjen dhe në zemrën tonë.—2 Korintasve 10:4, 5.

Eksperiencë reale​—STEFANI

Ndryshoi mënyrën si mendonte

Stefani.

Stefani dhe familjarë të tij kishin provuar në kurriz urrejtjen e të bardhëve. Për pasojë u fut në radhët e një grupi politik të njohur për metodat militante në çështjet e të drejtave civile. Me kalimin e kohës u përfshi në krime urrejtjeje. Stefani thotë: «Herë-herë me shokët shihnim filma që pasqyronin vuajtjet e skllevërve afrikanë në Shtetet e Bashkuara. Të indinjuar nga këto padrejtësi, sulmonim të rinj të bardhë aty në kinema. Pastaj shkonim në lagjet e të bardhëve që të rrihnim edhe të tjerë.»

Stefani ndryshoi komplet këndvështrim kur filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Ai kujton: «Ngaqë kisha parë kaq shumë paragjykime raciale, më mahniste ajo që shihja mes Dëshmitarëve. Për shembull, kur një Dëshmitar i bardhë vajti jashtë shtetit, i la fëmijët nën kujdesin e një familjeje zezakësh. Po ashtu, një familje të bardhësh mbajti në shtëpi një të ri zezak, që s’kishte ku të fuste kokën.» Stefani u bind se Dëshmitarët e Jehovait tregojnë atë dashuri që paratha Jezui për të krishterët e vërtetë.—Gjoni 13:35.

Çfarë e ndihmoi Stefanin të hiqte dorë nga dhuna dhe urrejtja? Ishte shkrimi te Romakëve 12:2. Ai thotë: «Fillova të kuptoja se duhej të ndryshoja mënyrën si mendoja. Jo vetëm që duhej të sillesha paqësisht, por edhe të besoja se kjo ishte mënyra më e mirë e jetesës.» Sot Stefani ka më shumë se 40 vjet që jeton i lirë nga urrejtja.

Lexo më shumë për historinë e Stefanit në Kullën e Rojës të 1 korrikut 2015, faqet 10-11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo