BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w23 nëntor f. 31
  • Hulda e arriti synimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hulda e arriti synimin
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • «Faturë» që përputhet me Biblën
    Zgjohuni!—2009
  • Një bibliotekë që mund ta mbash me një dorë
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Lajmërojnë Mbretërinë e Perëndisë në ishujt Fixhi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • «Kurrë nuk kam ndier një dashuri si kjo!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
w23 nëntor f. 31

Hulda e arriti synimin

PO TË kishe vizituar ishullin e vogël të Sangir-Besarit në Indonezi para ca vitesh, mbase do të shihje tri nga motrat tona në breg të detit. Banorët e ishullit i njohin mirë, ngaqë i shohin shpesh në shërbim ndërsa ndihmojnë njerëzit të kuptojnë Biblën. Por në atë rast, motrat tona po merreshin me diçka krejt ndryshe.

Një hartë e Indonezisë dhe e vendeve përreth. Figura e vogël tregon ishullin e Sangir⁠-⁠Besarit.

Ishulli i Sangir-Besarit në veri të Indonezisë

Në fillim, çanin përmes ujit dhe nxirrnin në breg gurët që gjenin. Disa gurë ishin të mëdhenj sa një top futbolli. Pastaj uleshin në stola druri dhe përdornin çekiçë për t’i thyer gurët derisa bëheshin copëza më të vogla se një vezë pule. Pasi i futnin gurët e vegjël në kova plastike, u duhej të ngjitnin ca shkallë për t’i çuar aty ku banonin. Më pas i futnin gurët në qese të mëdha, të cilat mund të ngarkoheshin në kamionë dhe të përdoreshin në ndërtimin e rrugëve.

Hulda duke mbledhur gurë në breg të detit

Një nga motrat ishte Hulda. Asaj ia lejonin rrethanat që të merrej më shumë kohë me atë punë. Zakonisht, paratë që fitonte i përdorte për të mbuluar shpenzimet e përditshme të familjes. Mirëpo tani kishte edhe një synim tjetër në mendje: donte një tablet që të përdorte aplikacionin JW Library®. Hulda e dinte se videot dhe materialet e tjera në aplikacion do ta ndihmonin të ishte më e efektshme në shërbim dhe të kuptonte më mirë Biblën.

Për një muaj e gjysmë, punoi dy orë çdo mëngjes dhe copëtoi aq gurë sa të mbushej një kamionçinë. Më në fund, kishte mjaft pará për të blerë tabletin.

Hulda me tabletin e saj

Hulda thotë: «Isha e rraskapitur dhe më dhimbte trupi nga puna që bëja për të copëtuar gurët. Por i harrova shpejt gjithë dhimbjet e sikletin kur provova dobitë e tabletit të ri. Falë tij, isha më e efektshme në shërbim dhe përgatitesha më kollaj për mbledhjet.» Ajo thotë edhe se tableti e ndihmoi në fillim të pandemisë, meqë të gjitha aktivitetet e kongregacionit zhvilloheshin virtualisht. Gëzojmë bashkë me Huldën që e arriti synimin e saj!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo