BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g23 nr. 1 f. 15
  • Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë
  • Zgjohuni!—2023
  • Material i ngjashëm
  • Një dhuratë e përjetshme nga Krijuesi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Në këtë numër
    Zgjohuni!—2023
  • A do ta rrënojë njeriu krejtësisht tokën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • A do të shkatërrohet toka?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2023
g23 nr. 1 f. 15
Një liqen i rrethuar nga male dhe një pyll.

Oleh_Slobodeniuk/E+ via Getty Images

Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë

«Toka është shumë më e fortë sesa mendojmë.»

Në këtë përfundim arriti një skuadër ndërkombëtare kërkuesish për sa u përket ndryshimeve klimatike. Nëse beson se ekziston një Krijues që merakoset për njerëzit, ky përfundim shkencor të sjell ndër mend proceset e shumta natyrore me të cilat Perëndia e ka pajisur planetin tonë.

Gjithsesi, për shkak të shkallës së dëmit që njeriu i ka bërë tokës, nuk mjaftojnë vetëm proceset natyrore që ajo të mbijetojë. Pse mund të jemi të sigurt se Perëndia do të bëjë diçka?

Shkrimet e përmendura në kuti na sigurojnë se toka jo vetëm do të mbijetojë, por edhe do të lulëzojë.

  • Planetin tonë e krijoi Perëndia. «Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.»—Zanafilla 1:1

  • Perëndia është pronari i planetit tonë. «Jehovaita i përket toka dhe çdo gjë në të.»—Psalmi 24:1

  • Perëndia e projektoi planetin tonë me aftësi për të mbijetuar. «Tokën e ke ngritur mbi themele të patundura; ajo nuk do të luajë vendit kurrën e kurrës.»—Psalmi 104:5

  • Perëndia premton se jeta në planetin tonë do të lulëzojë përgjithmonë. «Perëndia i vërtetë, Ai që formoi tokën, . . . nuk e krijoi pa një qëllim, por e formoi që të banohej.»—Isaia 45:18

  • Perëndia premton se njerëzit do të jetojnë përgjithmonë në tokë. «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:29

Perëndia e ka projektuar tokën me procese natyrore që i bëjnë ballë aktivitetit njerëzor, kur kjo ndodh në masën e duhur. Bibla thotë se Perëndia Jehova ka caktuar një kohë kur do t’i japë fund abuzimit dhe egoizmit që e ka dëmtuar planetin tonë.—Zbulesa 11:18

Bibla premton se atëherë Perëndia do ta shndërrojë planetin në një parajsë të bukur dhe ‘do të hapë dorën për të plotësuar dëshirën e çdo krijese’.—Psalmi 145:16

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo