BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 15/1 f. 32
  • Një fushatë e planifikuar mirë sjell fryt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një fushatë e planifikuar mirë sjell fryt
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «PRISTE NJË MË TË RRITUR»
  • Si të lutesh që Zoti të të dëgjojë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer—Në Norvegji
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Me trup të vogël, por me zemër të madhe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Shpërndarja e ftesave për Përkujtimin fillon më 2 prill
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 15/1 f. 32

Një fushatë e planifikuar mirë sjell fryt

Maria Izabela është një lajmëtare e re e zellshme në qytetin e San-Bernardos në Kili, në Amerikën e Jugut. Ajo dhe familja e saj bëjnë pjesë në popullsinë indigjene mapuçe. E gjithë familja është bashkuar me entuziazëm në përpjekjet për të formuar një kongregacion të ri në gjuhën mapuçe, që quhet edhe mapudungune.

Në kongregacion u dha njoftimi se Përkujtimi i vdekjes së Krishtit do të mbahej edhe në gjuhën mapudungune dhe se duheshin shpërndarë 2.000 ftesa në këtë gjuhë. Kjo e futi në mendime Maria Izabelën. Si mund të ndihmonte? I erdhën ndër mend përvoja nga të rinj të tjerë Dëshmitarë që kishin pasur sukses kur u predikonin shokëve në shkollë dhe mësuesve. Foli me prindërit dhe së bashku vendosën që Maria Izabela të bënte një plan si t’i shpërndante ftesat në shkollë. Ç’plan bëri?

Në fillim, Maria Izabela kërkoi leje në drejtori që të afishonte një ftesë mu në hyrjen kryesore të shkollës. Ata i dhanë leje dhe e lavdëruan për iniciativën. Madje, një ditë, kur po bëhej apeli në mëngjes, drejtori i shkollës bëri një njoftim për ftesën me altoparlant.

Pas kësaj, Maria Izabela kërkoi të shkonte te të gjitha klasat. Pasi mësuesit i dhanë leje, pyeti nëpër klasa a kishte nxënës me origjinë mapuçe. «Mendova mbase do të ishin 10 a 15 nxënës nga familje mapuçe në gjithë shkollën,—thotë ajo,—por kishte shumë më tepër. Shpërndava 150 ftesa.»

«PRISTE NJË MË TË RRITUR»

Një grua që pa ftesën në hyrje të shkollës kërkoi të fliste me dikë për këtë rast. Përfytyro habinë e saj kur e çuan te një vajzë 10-vjeçare. «Priste një më të rritur»,—thotë buzagaz Maria Izabela. Pasi i dha një ftesë dhe ia shpjegoi shkurtimisht, Maria Izabela i kërkoi gruas adresën që ta vizitonte me prindërit për t’i treguar më shumë për Mbretërinë e Perëndisë. Të 20 lajmëtarët që shërbejnë në fushën e gjuhës mapudungune u kënaqën pa masë kur panë se ajo grua bashkë me 26 të interesuar të tjerë nga popullsia mapuçe erdhën në Përkujtim. Tani ai grup është një kongregacion që po rritet.

Pavarësisht nga mosha që ke, a mund të marrësh iniciativën t’i ftosh shokët e shkollës ose kolegët të marrin pjesë në Përkujtim, në një fjalim publik ose kongres? Pse të mos bësh kërkime në botimet tona për të marrë ide nga përvoja të ndryshme si të kesh sukses? Gjithashtu, lutu për frymën e shenjtë të Jehovait që të marrësh guxim të flasësh për Të. (Luka 11:13) Nëse e bën, edhe ti mund të mrekullohesh dhe të inkurajohesh shumë nga rezultatet e këtyre përpjekjeve të planifikuara mirë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo