Shpërndarja e ftesave për Përkujtimin fillon më 2 prill
1. Kur do t’i shpërndajmë këtë vit ftesat për Përkujtimin dhe çfarë vlere ka kjo fushatë vjetore?
1 Nga 2-17 prill, do të shpërndajmë ftesat për ngjarjen më të rëndësishme të vitit: Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Në vitet e mëparshme, shumë të interesuar e kanë pritur mirë këtë fushatë të përvitshme. Për shembull, ditën e Përkujtimit, një grua telefonoi zyrën e degës dhe tha: «Sapo hyra në shtëpi dhe gjeta një ftesë poshtë derës. Dua të shkoj, por nuk jam e sigurt për orarin.» Vëllai i shpjegoi se ku mund ta gjente orarin te ftesa. Në fund të bisedës gruaja premtoi: «Do të shkoj patjetër sonte!»
2. Si mund ta ofrojmë ftesën?
2 Si do ta ofrojmë ftesën? Meqë kemi pak kohë për ta mbuluar territorin, është më mirë ta prezantojmë sa më shkurt. Mund të themi: «Përshëndetje! Duam t’ju ftojmë si familje në një ngjarje të rëndësishme që mbahet çdo vit në të gjithë botën. Këtë vit do të zhvillohet të dielën më 17 prill. [I japim ftesën të zotit të shtëpisë.] Në këtë datë është përvjetori i vdekjes së Jezuit. Do të mbahet një fjalim biblik falas që do të shpjegojë se si nxjerrim dobi nga shpërblesa e Jezuit. Në ftesë gjendet vendi e ora e kësaj mbledhjeje që do të mbahet këtu afër.»
3. Si mund të ftojmë sa më shumë njerëz?
3 Nëse kongregacioni ka një territor të madh, pleqtë mund t’ju udhëzojnë që ta lini ftesën edhe kur nuk gjeni njeri në shtëpi, në rast se mund të lihet në një vend ku nuk shihet nga kalimtarët. Sigurohuni që të ftoni rivizitat, të afërmit, shokët e punës e të shkollës, si dhe të njohur të tjerë. Nëse është fundjavë, bashkë me ftesën, mund të ofroni edhe revistat sa herë është e përshtatshme. A mund të shërbeni si pionierë ndihmës gjatë prillit dhe të merrni më shumë pjesë në këtë fushatë të këndshme?
4. Pse dëshirojmë që të interesuarit të jenë të pranishëm në Përkujtim?
4 Ç’dëshmi të fuqishme do të marrin të pranishmit e interesuar! Do të dëgjojnë për dashurinë e madhe të Jehovait që ka treguar duke siguruar shpërblesën. (Gjoni 3:16) Do të mësojnë se si do të nxjerrë dobi njerëzimi nga Mbretëria e Perëndisë. (Isa. 65:21-23) Gjithashtu do t’u ofrohet mundësia të flasin me të pranishmit dhe të kërkojnë një studim biblik për të mësuar më tepër. Lutemi që shumë njerëz me zemër të sinqertë ta presin mirë këtë fushatë dhe të jenë bashkë me ne në Përkujtim!