Fushata për shpërndarjen e ftesave të Përkujtimit fillon më 22 mars
Këtë vit, fushata për të ftuar njerëzit në Përkujtim do të nisë të shtunën më 22 mars. Të gjithë jemi të inkurajuar të angazhohemi plotësisht në këtë fushatë. Në fundjavë do të ofrojmë edhe revistat e fundit kur është e përshtatshme. Të shtunën e parë të prillit do të përqendrohemi në shpërndarjen e ftesave, jo në fillimin e studimeve biblike. Megjithatë, nëse takojmë ndonjë që shfaq shumë interes, mund të provojmë të fillojmë një studim biblik. Mbikëqyrësi i shërbimit mund të përcaktojë nëse dëshmia publike do ta ndihmonte kongregacionin të ftojnë më shumë njerëz që banojnë në territorin e tyre. Që tani bëni një listë ku renditni të afërmit, kolegët, shokët e shkollës, rivizitat dhe të tjerë që njihni e që dëshironi të ftoni dhe jepuni një ftesë kur të fillojë fushata. Shpresojmë që shumë veta të përkujtojnë bashkë me ne dy shprehjet më të mëdha të dashurisë.—Gjoni 3:16; 15:13.