Një fushatë mbarëbotërore me ftesat e Përkujtimit
1. Cila fushatë speciale mbarëbotërore është planifikuar para Përkujtimit?
1 «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (Luka 22:19) Për t’iu bindur këtij urdhri të Jezuit, adhuruesit e Jehovait do të mblidhen bashkë me personat e interesuar më 30 mars 2010, që të përkujtojnë vdekjen e Jezuit. Nga data 13 mars deri në 30 mars, në mbarë botën do të shpërndahet një ftesë e veçantë për Përkujtimin.
2. Si mund ta ofrojmë ftesën?
2 Si ta ofroni ftesën? Mund t’ia jepni ftesën të zotit të shtëpisë duke u siguruar që të shohë ilustrimin në faqen e parë, pastaj të thoni: «Mbrëmjen e datës 30 mars, miliona njerëz në mbarë botën do të mblidhen për të përkujtuar vdekjen e Jezuit. Kam ardhur t’ju jap këtë ftesë juve dhe familjes tuaj. Mund të ftoni edhe miqtë. Ju lutemi vini re kohën dhe vendin ku do të mbahet kjo mbledhje.» Në varësi të rrethanave, mund t’i lexoni Lukën 22:19 që përmend urdhrin për të mbajtur Përkujtimin. Megjithatë, kini parasysh se, meqë nuk kemi shumë kohë për të mbuluar territorin, është më mirë që të flasim shkurt.
3. Cilët mund të ftojmë?
3 Nëse kongregacioni juaj ka një territor të madh, pleqtë mund t’ju udhëzojnë që t’i lini ftesat që herën e parë edhe kur s’ka njeri në shtëpi. Kur është e përshtatshme, përveç ftesës ofroni edhe revistat. Sigurohuni të ftoni rivizitat, studentët, kolegët e punës, shokët e shkollës, të afërmit, fqinjët dhe të njohur të tjerë.
4. Për çfarë do të na nxitë mirënjohja për dashurinë që ka treguar Jehovai duke siguruar shpërblesën?
4 Përgatituni të merrni pjesë plotësisht: Periudha e Përkujtimit është një kohë e shkëlqyer për të rritur aktivitetin tonë. A mund ta rregulloni programin për të shërbyer si pionierë ndihmës? A keni fëmijë ose studentë të Biblës që po përparojnë frymësisht? Në këtë rast, flitni me pleqtë për të parë nëse ata kualifikohen për të marrë pjesë si lajmëtarë të papagëzuar gjatë kësaj fushate speciale. Mirënjohja për dashurinë që ka treguar Jehovai duke siguruar shpërblesën, do të na nxitë jo vetëm të jemi të pranishëm në Përkujtim, por edhe të ftojmë sa më shumë njerëz që të jenë bashkë me ne.—Gjoni 3:16.