BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/93 f. 3-4
  • Përdorimi i fletushkave jep rezultate të dobishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përdorimi i fletushkave jep rezultate të dobishme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Të përdorim fletushkat për të përhapur lajmin e mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Përse fletushkat janë kaq të çmuara në shërbimin tonë sot.
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Pamja tërheqëse e fletushkave të reja
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Përdore Fjalën e Perëndisë—Është e gjallë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 3/93 f. 3-4

Përdorimi i fletushkave jep rezultate të dobishme

1 Organizata e Jehovait në kohët moderne ka përdorur gjithmonë me sukses fletushkat. Vetë emri i entit ligjor, Watch Tower Bible and Tract Society (Shoqata Kulla e Rojës e Biblave dhe Trakteve), tregon që «traktet», apo fletushkat, luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e lajmit të mirë. Nga viti 1881 deri më 1918 shërbëtorët e Jehovait shpërndanë më shumë se 300 milion fletushka. Shumë prej atyre, që në atë periudhë u bënë pjesë e mbetjes së vëllezërve të Krishtit fillimisht ranë në kontakt me të vërtetën me anë të njërës prej këtyre fletushkave të para.

2 Më 1987, me botimin e katër fletushkave të vogla me ngjyra, përsëri iu dha emfazë dobishmërisë së fletushkave. Në kongresin krahinor të vitit 1992 «Mbartësit e dritës» u njoftua se kjo seri fletushkash do të zgjerohej me shtimin e katër fletushkave të tjera stimuluese me ngjyra: Ngushëllimi për të dëshpëruarit, Gëzo jetën familjare, Kush sundon në të vërtetë mbi botën? A do të mbijetojë kjo botë? A jeni duke i përdorur që të teta fletushkat për të pasur rezultate të dobishme në shërbimin tuaj?

3 Duke i përdorur me efektshmëri fletushkat arrihen rezultate të mira. Duhet të mësojmë t’i njohim në thellësi të gjitha. Për shembull, a i keni lexuar plotësisht dhe me vëmendje për të kuptuar se çfarë trajton secila? A keni menduar se cilit person i është veçanërisht e përshtatshme secila fletushkë? Duke fituar përvojë me të gjitha fletushkat do t’i përdorni me më shumë besim në veprën nga shtëpia në shtëpi dhe në situatat e shumta në të cilat mund të jepni dëshmi joformale.

4 Në shërbimin nga shtëpia në shtëpi: Një mbikëqyrës qarkor shkruan: «Po arrij rezultate të mira duke filluar pjesën më të madhe të bisedave me fletushka.» A keni provuar ta bëni? Përse mos të përdorim fletushkën për të filluar bisedën? Tani me tetë fletushka, kemi të zgjedhim në mes tyre tetë hyrje interesante. Secila fletushkë na jep mundësinë të fillojmë një studim biblik që në vizitën apo rivizitën e parë.

5 Ka edhe raste të tjera ku mund të përdorim fletushkat. Gjatë një bisede në portë, mund të kuptoni që personi para pak kohësh ka humbur një njeri të dashur apo një familjar të sëmurë. Ndokush që ka kaluar ndonjë dhembje të madhe apo është i mbytur me probleme që zgjasin prej kohësh shpesh zhvillon ndjenja negative apo bie në dëshpërim. Çfarë shenje dashurie është që të ndajmë me këta persona mesazhin e fletushkës Ngushëllimi për të dëshpëruarit! Ndoshta merrni vesh që personi pak kohë më parë është ndarë apo ka humbur punën. Situata të tilla mund të jenë dramatike dhe e lënë një familje shumë të rraskapitur. Përdorni pyetjet që gjenden në faqen 2 të fletushkës Gëzo jetën familjare: «Përse familjet sot janë të sfilitura nga probleme kaq të rënda?» Si mund ta gëzojmë jetën familjare? Ndoshta janë tamam ato pyetje që personi bën. Edhe nëse nuk vërehet një interesim i menjëhershëm, ndoshta më vonë personi do ta lexojë fletushkën—Eklisiastiu 11:6.

6 Në disa kongregacione territori është punuar shpesh dhe shumica tashmë ka nga literaturat tona. Duke përdorur fletushkat kemi mundësi të trajtojmë me pronarët e shtëpisë diçka që atyre u intereson, të shprehen dhe t’i ndihmojmë të mendojnë mbi shpresën e Mbretërisë. Lini në mendjen e tyre një pyetje për ta shqyrtuar në vazhdim. Rivizitojini dhe kultivoni interesin e tyre. Me kohë mund të jeni në gjendje të filloni me ta një studim mbi një broshurë apo mbi një nga librat që kanë.

7 Përdorni fletushkat në mënyrë joformale: Nëse i mbajmë fletushkat me vete—në xhep të këmishës, të xhaketës apo të palltos, në trastë apo në çantën e shërbimit—mund t’i përdorim në raste të ndryshme, kudo që gjejmë persona. Përdorini kur psonisni, në udhëtim apo kur flisni me kushërinj ose vizitorë. Fletushkat na lejojnë të japim një dëshmi të shkurtër. Për nga përmasat e saj një fletushkë nuk i kushton shumë kohë asnjërit, por është konkrete dhe mund të ofrohet me takt. E pranojnë më me lehtësi sesa një libër apo revistë, me që nuk ka shumë për të lexuar.

8 Jini të zgjuar të shfrytëzoni mundësitë për të ofruar fletushkat në mënyrë joformale në shkollë, në punë, në restorant, nëpër stacione, etj. Një motër, që duhej të çonte gjyshen tek doktori, u kujdesua të merrte fletushka me vete. Në studion e mjekut filloi të fliste me një grua shtatzënë. Pasi i tregoi fletushkën Jeta në botën e re paqedashëse, e pyeti: «A do të pëlqente që biri yt të rritej në një botë si kjo që shikon këtu në figurë?» Motra qe në gjendje të vazhdonte bisedën duke i bërë gruas një vizitë në shtëpinë e saj. Kjo gjë çoi në një seri rivizitash të rregullta.

9 Të fillojmë studime biblike me fletushka: Një mbikëqyrës qarkor ka thënë se gjatë javës së vizitës së tij një kongregacion filloi 64 studime biblike në shtëpi duke u prezantuar pronarëve të shtëpisë fletushka.

10 A keni provuar të ofroni një studim biblik që në vizitën fillestare nga shtëpia në shtëpi? Duke përdorur një fletushkë, mund të tregoni shkurtimisht se si mbahet një studim. Një motër e ka bërë duke përdorur fletushkën Jeta në botën e re paqedashëse. Duke i treguar figurën, e pyeti pronaren e shtëpisë nëse mendonte se, toka do të bëhej ndonjëherë ashtu. Pasi dëgjoi përgjigjen, e ftoi gruan të lexojë 2 Pjetrit 3:13 dhe Isaia 65:17, të cituara në fletushkë. Pastaj motra tha: «Këto premtime nuk janë as një ëndërr dhe as një utopi, por i përmban Fjala e Perëndisë, Bibla.» Pas kësaj ka lënë takime për të vazhduar bisedën javën e ardhshme. Në rivizitë u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të pronares së shtëpisë dhe i la librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Si rezultat, u fillua një studim biblik.

11 Keni pak kohë që jeni pagëzuar apo ndoshta jeni lajmëtar i papagëzuar që po fitoni eksperiencë në shërbim? Në këtë rast mund t’i drejtoheni lajmëtarëve më ekspertë dhe t’i kërkoni atyre sugjerime se si t’i përdorni fletushkat në territorin e kongregacionit tuaj. Në Bibël kemi shumë shembuj të personave që morën kurajo dhe udhëheqje nga persona të pjekur në besim.—Veprat 18:24-27; 1. Korintasve 4:17.

12 Në veçanti drejtuesi i studimit të librit të kongregacionit mund t’ju ndihmojë duke bërë që të tjerët t’ju ndihmojnë të përdorni me efektshmëri fletushkat. Prindërit kanë përgjegjësi t’i ndihmojnë fëmijët të përparojnë në veprën e predikimit. Prindërit i mësuan një Dëshmitareje të vogël të ofrojë fletushkën Jeta në botën e re paqedashëse. Ndërsa ishte me nënën në një studim biblik, i ofroi fletushkën burrit të së interesuarës. Atij i bëri përshtypje kur pa bindjet e forta fetare të një vajzeje të vogël. Fletushka i pëlqeu shumë. Çdo herë që shkonte me nënën, vajza e vogël i lexonte një shkrim apo i tregonte një episod biblik që kishte zgjedhur për të. Tani ky person lexon rregullisht revistat, ka treguar interesim për librin Revelation Climax (Zbulesa—Kulmi i saj është afër!, angl.) dhe ka qenë i pranishëm në disa mbledhje. E gjithë kjo në saje të faktit se ata prindër kishin shpenzuar kohë për të kryer përgjegjësitë e tyre duke i mësuar vajzës të bëjë një përdorim të mirë të fletushkave.

13 Përdorni me efektshmëri fletushkat e reja: Duke përdorur fletushkën A do të mbijetojë kjo botë?, mund të paraqiteni e të thoni: «Mirëdita! Po flasim me personat mbi cilësinë e jetës sot. A mendoni se cilësia e jetës do të përmirësohet apo do të vazhdojë të keqësohet? [E lëmë të përgjigjet]. Disa mendojnë se ajo që po ndodh sot në botë plotëson profecinë biblike dhe se fundi i botës është afër. Ju çfarë mendoni?» Pasi dëgjuat përgjigjen, i ofroni fletushkën dhe tërhiqini vëmendjen personit mbi tre pyetjet e paragrafit të dytë. Pastaj ndiqni argumentin e fletushkës duke treguar se ashtu si ka mbaruar një botë në të kaluarën edhe kjo do të mbarojë. Në përfundim të vizitës, rregulloni që të ktheheni për të konsideruar cilat janë provat biblike që fundi i botës është afër.

14 Shumë herë ndodh që në punë apo në shkollë nuk mund të flasim gjatë mbi mesazhin e Mbretërisë. Në punë kolegët mund të diskutojnë mbi ngjarje të kaluara në lidhje me qeverinë. Ju mund të përmendni që krahas të gjitha përpjekjeve të bëra nga kryetarë me qëllime të mira, gjatë gjithë historisë bota ka vuajtur tmerrësisht. Tregojini pra paragrafin e fundit në faqen 2 të fletushkës Kush sundon në të vërtetë mbi botën? Lexoni të tre pyetjet që të bëjnë të mendosh. Nëse nuk ka kohë të bëni një bisedë të shkurtër, i jepni personit apo të pranishmëve fletushkën dhe rregulloni që ato pyetje t’i trajtoni në ndonjë kohë apo vend tjetër.

15 Personalisht apo si familje gjeni kohë se si të prezantoni secilën prej këtyre fletushkave. Ushtrohuni. Si mund t’i përdorni fletushkat bashkë me literaturën tjetër për t’i ofruar në shërbimin e fushës gjatë muajit? Këtë javë a do të takoni ndonjë që mund të përfitojë nga mesazhi i përshtatshëm që ato përmbajnë?

16 Dashuria e thellë për Jehovain dhe për të afërmin do të na nxisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të përhapur lajmin e mirë. Përdorimi rregullisht i fletushkave do të na ndihmojë për ta bërë. Një fëmijë shtatë vjeç donte të ndihmonte fqinjën e shtëpisë të hynte në sistemin e ri, i dha një fletushkë dhe kështu filloi një studim biblik. Duket kaq e thjeshtë! Por a e vlerësojmë këtë përçapje të thjeshtë në shërbimin tonë? Edhe ne mund të fillojmë një studim biblik pasi t’i kemi lënë herën tjetër një fletushkë dikujt. Nëse i përdorim me mençuri fletushkat për të predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë, do të kemi rezultate të dobishme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo