BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/93 f. 3
  • Një privilegj i shkëlqyer i shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një privilegj i shkëlqyer i shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Përdori sa më mirë revistat tona
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • «Të mbjellim farën e Mbretërisë» me itinerare revistash
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Itineraret ndihmojnë që të fillojmë studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 4/93 f. 3

Një privilegj i shkëlqyer i shërbimit

1 Një lexues ka thënë se ka mësuar më shumë gjëra të rëndësishme duke lexuar Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, sesa në gjashtë vitet e arsimimit universitar. Është e zakonshme që lexues të sinqertë të bëjnë komente të ngjashme vlerësimi pasi kanë lexuar këto revista edhe pse për pak kohë. Çfarë privilegji është që t’u sigurojmë këto revista atyre që i vlerësojnë me të vërtetë!

2 Shumë persona, edhe pse kanë një farë interesi për të vërtetën, nuk kanë përparuar deri në atë pikë sa të pranojnë një studim biblik në shtëpi. Por interesi i tyre mund të kultivohet nëse dikush shkon rregullisht që t’u çojë atyre numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Po, falë përpikmërisë në dhënien e revistave në një itinerar revistash disa persona më në fund kanë pranuar një studim të rregullt biblik.

3 Nëse kemi një itinerar revistash, do të jetë personalisht e dobishme nëse i lexojmë vetë më parë dhe duke marrë shënime mbi pikat e veçanta që mund t’u interesojnë personave që kemi në listën tonë.

4 Kini parasysh që është shkalla e interesimit e të zotit të shtëpisë dhe jo madhësia e kontributit të tij për të përcaktuar nëse duhet të jetë apo jo i përfshirë emri i tij në itinerarin tuaj të revistave. Nëse ndokush merr revistat dhe tregon interes të vërtetë, mund t’i shpjegoni që në çdo dy javë revistat tona botojnë artikuj me rëndësi të madhe dhe se do të jeni të kënaqur t’ia dërgoni. Dhe duhet ta bëni këtë rregullisht, duke shfrytëzuar rastin për të biseduar me personin mbi argumente biblike. Jemi të sigurt që do ta vlerësoni këtë privilegj të shkëlqyer të shërbimit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo