Mjete të vlefshme që duhen përdorur me mençuri
1 Kur jepni dëshmi shtëpi më shtëpi, synimi juaj duhet të jetë që edhe i zoti i shtëpisë të marrë pjesë në një bisedë konstruktive biblike, duke përdorur Biblën dhe mjete të tjera të vlefshme (Krahaso 2. Korint. 6:1; 2. Timot. 2:15) Çfarë gjërash i shqetësojnë në këtë kohë njerëzit e territorit tuaj? Janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike dhe për bjerrjen e cilësive të jetës familjare? Përmendja e njërit nga këto argumente si hyrje mund të sjellë hapjen e një bisede të bukur biblike.
2 Mund të thoni:
◼ «Në këto kohë të vështira, shumë vetë e kanë të vështirë të barazojnë bilancin. A mendon se qeveritë njerëzore mund t’i zgjidhin problemet financiare në mënyrë të drejtë për të gjithë? [Dëgjo përgjigjen] Mua, personalisht, më duket mjaft inkurajues ky mendim . . .»
3 Mund të lexoni pastaj Psalmin 72:12-14 dhe të shtoni edhe një tjetër shkrim, si Zbulesa 21:3, 4; Psalmi 85:10, 11 apo Galatasve 5:22, 23. Ose, pasi të keni lexuar një varg, mund të shqyrtoni një paragraf të fletushkës Jeta në botën e re paqedashëse. Shumë lajmëtarë—përfshi edhe disa të rinj—arrijnë të fillojnë studime biblike mbi një nga fletushkat, duke lexuar një paragraf dhe duke i kërkuar të zotit të shtëpisë opinionin e tij mbi çfarë është lexuar.
4 Në disa zona mund të pëlqehet kjo paraqitje:
◼ «Shumëkujt do t’i pëlqente një rikthim i vlerave tradicionale të familjes. A mendon se i takon individit në veçanti të përcaktojë se cilat duhet të ishin këto vlera apo mendon se duhet të ketë një kriter për të gjithë? [Lëreni të përgjigjet] Shumë vetë përputhen me mendimin, se po të ndiqeshin këshillat e Biblës, do të kishte një përmirësim të dukshëm të cilësive të jetës familjare.»
5 Në këtë pikë mund të shqyrtoni fjalët e apostullit te Kolosianëve 3:12-14 apo të kërkoni fillimin e një studimi biblik në shtëpi fillimisht mbi fletushkën Gëzo jetën familjare, duke shqyrtuar disa pika të nëntitullit «Cila rrugë është e suksesshme?».
6 Nëse i zoti i shtëpisë shfaq interes, tregojini dobinë e njërit prej librave me 192 faqe të Shoqatës që po ofroni këtë muaj. Nëse nuk jeni i sigurt se a është i interesuar, përdorni me zgjuarsi mjete të tjera të vlefshme, duke i treguar ndonjë pikë të përshtatshme në një fletushkë, revistë apo broshurë.
7 Nëse arrini të filloni një studim qysh me vizitën e parë, informohuni saktësisht për të vazhduar bisedën herën tjetër. Mund të vendosni bazën, për vizitën tjetër, duke i thënë të zotit të shtëpisë se kur të ktheheni, do të ishit i gëzuar që t’i bëni të ditur përgjigjen e pyetjes së zakonshme: «Përse i lejon Perëndia vuajtjet?» Artikulli i mëposhtëm jep disa sugjerime mbi mënyrën e shqyrtimit të argumentit gjatë vizitës së mëtejshme.