Përdorni fletushkat për të prezantuar librin Njeriu më i madh
1 Në shtator shumë lajmëtarë do të përdorin fletushkat për të ngjallur interesin e personave për librin Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Kjo mënyrë e nisjes së bisedës të ndihmon për të vlerësuar shkallën e interesit të pronarit të shtëpisë dhe të vendosësh nëse është rasti për të ofruar librin në vizitën fillestare.
2 A do të mbijetojë kjo botë? Fletushkat janë shumë të dobishme për të filluar biseda. Ndihmojnë për të tërhequr vëmendjen e pronarëve të shtëpisë sepse trajtojnë argumente domethënëse që u përkasin pesonalisht.
Për shembull mund të thuash:
◼ «Duke folur me njerëzit kam vënë re se shumë janë të shqetësuar për . . . [zgjidh një argument aktual]. Duket se situata sot në botë po keqësohet gjithnjë e më shumë. Disa arrijnë deri aty sa të pyesin veten se a do të mbijetojë kjo botë. Juve çfarë mendoni? [Lëre të përgjigjet. Shumica e njerëzve është optimiste]. Kam lexuar diçka inkurajuese që do të doja ta ndaja me ju. Gjendet në këtë fletushkë. [Jepi personit fletushkën A do të mbijetojë kjo botë?, ndërsa mban në dorë edhe ti një të tillë]. Shikoni çfarë kishte profetizuar Jezui. . . » Lexo një paragraf në faqen 4 ose 5 që të ketë lidhje me argumentin e kushteve aktuale që ke përmendur në hyrje. Nëse personi tregon interes të vërtetë, mund t’i tregosh librin Njeriu më i madh. Nëse e sheh të përshtatshme, hape librin në kapitullin 111 dhe trajto aspekte të mëtejshme të profecisë së Jezuit. Ndoshta përpara se të ikësh do të kesh mundësinë të shpjegosh me pak fjalë natyrën e veprës sonë botërore dhe se si mbahet. Përveç kësaj mos harro të lësh një pyetje pezull për ta trajtuar në vizitën tjetër.
3 Jeta në botën e re dhe paqedashëse: Çfarë do të thotë për ty jeta në një botë të re dhe paqedashëse? Në përgjithësi kjo të sjell në mendje panorama magjepsëse, me lumej madhështorë, lugina të qeta dhe kafshë shumë të bukura që jetojnë në paqe njëra me tjetrën. Ata që janë të vuajtur për shkak të kushteve aktuale të botës mund të gjejnë një shplodhje të madhe në perspektivën e një bote të re dhe paqedashëse.
4 A je gati t’u ofrosh fqinjve të tu, kolegëve dhe atyre që takon nga shtëpia në shtëpi diçka të pëlqyeshme dhe shplodhëse?
Nëse përdor fletushkën «Jeta në botën e re dhe paqedashëse», mund të thuash:
◼ «Si mendoni, a do të jetë ndonjëherë e mundur që njerëzit të jetojnë në paqe siç shihet në këtë fletushkë? [Tregoji pronarit të shtëpisë pjesën e jashtme të fletushkës dhe lëri kohë që të përgjigjet]. Shikoni se çfarë thotë fraza e fundit e paragrafit të parë të faqes 2. Bën një pyetje: ‘Por a s’është një ëndërr, një fantazi, të besosh që këto kushte do të ekzistojnë ndonjëherë mbi tokë?’ [Pastaj lexo paragrafin tjetër nga fletushka]. Kjo pjesë mbi qiejt e rinj dhe tokën e re është nxjerrë nga Bibla dhe gjendet në 2. Pjetrit 3:13. Nëse e keni Biblën dhe nuk e keni të vështirë ta merrni mund të lexojmë Psalmin 104:5 për të ditur më tepër mbi të ardhmen e tokës.» Ose mund ta lexosh vargun direkt nga Bibla jote. Nëse personi tregon interes, kaloje bisedën në kapitullin 133 të librit Njeriu më i madh.
5 Për «të ujitur» farën e mbjellur do të duhen vizita të tjera. (1. Kor. 3:6, 7) Artikulli i botuar këtu poshtë shpjegon se si mund të fillohet një studim me librin Njeriu më i madh, në vizitën e parë apo në rivizitë.