Kultivoni interesin, duke bërë rivizita efikase
1 Çdo fjalim i përgatitur mirë ka një hyrje që ngjall interes, zhvillimin informativ dhe një mbyllje që të shtyn të veprosh. Hyrja tërheq vëmendjen e auditorit, por pa zhvillimin dhe mbylljen fjalimi nuk do të ishte i plotë. I njëjti parim vlen edhe për shërbimin tonë. Zgjimi i interesit të të zotit të shtëpisë me vizitën e parë është një gjë shumë e mirë, por duhet të vazhdojmë kultivimin e interesit fillestar, duke bërë rivizita efikase.
2 Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Një pyetje që me të vërtetë të bën të mendohesh! A nuk të duket se sot njerëzit e ngrenë shpesh këtë problem? Për këtë arsye, në artikullin e mësipërm sugjerohet të bëhet një pyetje në fund të vizitës së parë, së cilës i duhet dhënë përgjigje gjatë rivizitës.
3 Mund të thoni:
◼ «Mirëdita! Herën e fundit që kemi folur, përmendëm argumentin se përse i lejon Perëndia vuajtjet dhe ju premtova se do të kthehesha me ndonjë informatë mbi këtë pikë. Shumë veta mendojnë se Perëndia do t’u jepte fund vuajtjeve, nëse interesohet me të vërtetë për ne. Ndoshta kështu mendoni edhe ju. [Lëreni të përgjigjet] Bibla na siguron se Perëndia interesohet me të vërtetë për ne. [Lexoni 1. Gjoni 4:8] Nëse Perëndia ka lejuar që vuajtjet të vazhdojnë deri në ditët tona, për këtë ka arsye të shëndosha. Njëra prej tyre ilustrohet te 2. Pjetrit 3:9. [Lexoni] Arsye të tjera tregohen në këtë broshurë.» Hapni pastaj broshurën A ekziston Perëndia i cili kujdeset për ne? dhe diskutoni mbi një pikë të rëndësishme.
4 Disa njerëz mund të dëshirojnë një shpjegim më të hollësishëm, me ç’rast një përgjigje e plotë do të ketë nevojë për disa rivizita. Gjatë prillit libri Lajmi i mirë i cili na bënë të lumtur do të ofrohet në shërbimin tonë. Ky libër ka një kapitull që mund të përdoret si bazë për një thellim të mëtejshëm të subjektit.
5 Në mbyllje të bisedës, vini një pyetje tjetër dhe i thoni të zotit të shtëpisë se do të ishit i kënaqur t’i jepnit informata interesante mbi këtë pikë kur të ktheheshit. Shumë veta duan të dinë se ç’ndodh pas vdekjes. Përse të mos tajtosh këtë argument në një moment të përshtatshëm?
6 Do t’ju jetë e dobishme të mbani mend tri parime themelore. Jini të arsyeshëm. I zoti i shtëpisë mund të mos jetë i mësuar në rezervimin e një kohe të veçantë për të bërë biseda biblike. Mos u zgjatni. Bjerini shkurt dhe në fillim mos trajtoni shumë argumente njëherësh. Në të shumtën e rasteve do të gjeni një pritje më të mirë gjatë vizitave nëse mjaftoheni me trajtimin e pak pikave në një kohë të shkurtër. Jini të përzemërt dhe miqësor. Lërini të kuptojë të zotit të shtëpisë se interesoheni për të si njeri.
7 Objektivi ynë i menjëhershëm është përfshirja e të zotit të shtëpisë në një bisedë biblike. Pastaj duam të fillojmë një studim biblik produktiv me një nga publikimet e përshtatshme, si libri Të jetosh përgjithmonë. Mund t’ia arrini kësaj kënaqësie nëse kultivoni me durim interesin fillestar, duke bërë rivizita efikase.