A mund të bëni më shumë për të nderuar Jehovain?
1 Të gjithë ne bëjmë mirë të mendojmë mbi këtë pyetje me rëndësi jetësore. Si imitues besnikë të Mësuesit tonë, Jezu Krishtit, sot e nderojmë Perëndinë tonë duke shpallur publikisht emrin e tij. Kjo është një përgjegjësi që duhet të marrim nëse duam të kemi favorin e Perëndisë. (Marku 13:10; Luka 4:18; Veprat 4:20; Hebr. 13:15) Ç’privilegj i papërshkruar, çfarë nderi është që t’u dërgojmë lajmin e mirë «deleve» të mbetura, të humbura që mund të hyjnë akoma në vathën universale të Jehovait!—Gjoni 10:16.
2 Ju dhe fëmijët tuaj a mund të bëni më shumë për të nderuar Jehovain duke e rritur aktivitetin tuaj në shërbim? Në të gjithë botën një numër gjithnjë e në rritje vëllezërish dhe motrash fillon shërbimin si pionier. Në prill të vitit 1992 në Shtetet e Bashkuara, ishin zënë në shërbimin si pionierë specialë, të rregullt ose ndihmës 172.145 persona. A e keni vlerësuar me seriozitet mundësinë për të filluar edhe ju shërbimin si pionierë? A po i inkurajoni fëmijët tuaj që ta bëjnë shërbimin e plotë kohor si karrierën e tyre?
3 Përse të mos analizojmë personalisht atë që ndjejmë për shërbimin si pionier? Kur përmendet ky argument, a nxirrni menjëherë si përfundim se rrethanat tuaja nuk ju lejojnë që të jeni pionier? Është e vërtetë që jo të gjithë mund të jenë pionierë. Përgjegjësi biblike dhe kufizime të tjera i pengojnë shumë persona që të kryejnë një shërbim të plotë kohor. (1. Timot. 5:8) Por a keni menduar mbi këtë që më parë në lutje? A e keni diskutuar këtë argument si familje për të parë nëse të paktën njëri prej jush të jetë pionier? Kulla e Rojës e 15 nëntorit 1982, faqe 23 jepte këtë mendim domethënës: «Në të vërtetë, çdo shërbëtor i krishterë duhet të konsiderojë me devotshmëri nëse mund të jetë ose jo pionier. Një çift nga Afrika e Jugut që kanë qenë pionierë për pesëmbëdhjetë vjet thanë: ‘Përse jemi pionierë? A mund ta justifikojmë ndonjëherë nëse nuk do të ishim?’ Shumë prej atyre që nuk janë pionierë shumë mirë mund të bëjnë këtë pyetje relative: ‘Në të vërtetë, a mund ta justifikoj përpara Jehovait faktin që nuk jam pionier? ’»
4 Një artikull tjetër i Kullës së Rojës mbi këtë argument bënte këtë vërejtje të mprehtë: «Secili prej nesh duhet të jetë i ndershëm me veten e tij. Thoni: ‘A është fryma e vullnetshme, por trupi është i dobët’? Por a është me të vërtetë e vullnetshme fryma? Mos ta përdorim dobësinë e trupit për të shfajësuar mungesën e vullnetit të frymës.»—w-E 15/8/78 f. 23.
5 Prindër të cilët duan që fëmijët e tyre të kenë sukses: Proverbat 15:20 na siguron: «Bir i mençur është ai që gëzon të atin.» Prindërit e devotshëm pa dyshim gëzohen kur bijtë dhe bijat e tyre bëjnë një jetë të dedikuar në shërbim të Jehovait. Megjithatë bijtë tuaj nuk do të zgjedhin automatikisht rrugën e mençur. Tundimet e kësaj bote janë shumë të forta. Prindër, vlerat që kanë fëmijët tuaj në të shumtën e rasteve janë të formuara prej vlerave tuaja. Nëse flisni gjithmonë me ton pozitiv mbi dobitë e shërbimit të plotë kohor, nëse jeni të bindur se shërbimi i plotë kohor është karriera më e nderuar që fëmijët tuaj mund të fillojnë, kjo frymë pozitive sigurisht që do të ndikojë mbi fëmijtë tuaj. Ndihmojini që të kuptojnë se sa e rëndësishme është që të bëjnë një emër të mirë pranë Jehovait në vend se pranë njerëzve.
6 Të rinj, Proverbat 22:1 nxjerr në pah zgjedhjen që duhet të bëni: «Një emër është për t’u zgjedhur më mirë sesa pasuritë e bollshme; favori është më i mirë edhe se argjendi dhe ari.» Çfarë lloj emri do të bëni? Mendoni mbi burrat dhe gratë për të cilët lexojmë në Bibël, që udhëheqin një jetë shërbimi të dedikuar. Merrni si shembull Lukën, mjekun e dashur, dhe Enokun, që eci me Perëndinë e vërtetë. Samueli mori arsimimin më të mirë që ishte i mundur, duke e filluar shërbimin e tij që në moshë të njomë në tendën e adhurimit të Jehovait. Mendoni që këta shërbëtorë besnikë u hidhëruan për zgjedhjen që bënë? Përse u është dashur ta bënin? Bënin të gjithë një jetë të lumtur, prodhuese dhe entuziazmuese. Dhe gjetën favor të qëndrueshëm pranë Jehovait!—Psl. 113:3; 148:12, 13; Prover. 20:29a; 1. Tim. 4:8b.
7 Kur fëmijët kanë sukses në jetë, prindërit janë krenarë. Investimi i tyre në stërvitjen, disiplinimin dhe edukimin e kësaj «trashëgimie nga Jehovai» është më tepër se e ripaguar. (Psalmi 127:3) Çfarë arsye krenarie akoma më e madhe mund të jetë për ndonjë prind që të ketë një bir apo një bijë që bën gjithçka të mundur për të nderuar Jehovain? Sot shumë të rinj ndjekin gjurmët e Lukës, Enokut dhe Samuelit siç tregon kjo letër: «Jam 16 vjeç. Fillova të jem pionier i rregullt . . . nëntë muaj pas pagëzimit dhe që atëherë kam qenë i bekuar prej Jehovait. . . . Të qënët pionier është e dobishme edhe në shkollë. Më parë shokët më tallnin sepse isha Dëshmitar. Por tani, meqë duhet të studioj shumë më tepër në nivel personal, jam në gjendje ‘t’u përgjigjem atyre që më shajnë’».
8 Arsimim për të qenë të përgatitur në shërbim: Në këtë pikë mund të konsiderojmë çështjen e arsimimit jofetar. Veçanërisht në këtë fushë duhet të kemi një pikëpamje të drejtëpeshuar. Kulla e Rojës e muajit prill 1993 përmbante artikullin «Arsimi me një qëllim». Në nëntitullin «Arsimi i mjaftueshëm» thuhej: «Të krishterët duhet të jenë në gjendje të mbahen ekonomikisht, edhe nëse janë pionierë në shërbim të plotë kohor. (2. Selanikasve 3:10-12) . . . Çfarë shkalle arsimimi duhet të ketë një i ri i krishterë për të respektuar parimet biblike dhe kryerjen e detyrimeve të veta të krishtere? . . . [Cila pagë mund të përcaktohet e përshtatshme] për ata që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë të lajmit të mirë? Në përgjithësi pionierët kanë nevojë për një punë gjysmë ditore për të mos qenë një «barrë e rëndë» për vëllezërit dhe familjen e tyre.—1. Selanikasve 2:9.»
9 Nëse ndonjë që dëshiron të jetë pionier e shikon të nevojshme të ketë një shkallë arsimi më të lartë, Kulla e Rojës e prillit 1993 porosit: «Është e përshtatshme që i riu Dëshmitar ta bëjë, kur është e mundur, duke vazhduar të jetojë në familje duke ruajtur kështu shprehitë normale të krishtere të studimit, frekuentimit të mbledhjeve dhe predikimit.»
10 Në Afrikë kemi përvojën e një të riu 22 vjeçar që, megjithëse e kishte në zemër shërbimin si pionier, duhet të ndiqte një shkollë profesionale. Ndërsa ndiqte shkollën ishte edhe pionier ndihmës. Shokët e tallnin duke thënë se do të dilte keq në provime. Përgjigjja që u jepte gjithmonë atyre ishte: «Duhet kërkuar më parë Mbretëria e Perëndisë dhe drejtësia e saj». Me shumë vetëdisiplinë, ngrihej herët çdo mëngjes dhe kushtonte dy orë për të përgatitur mësimet; pastaj, në pasdite, pasi dilte nga shkolla shkonte në shërbim. E tërë shkolla u shtang kur ky djalë zuri vendin e tretë në një provim special për të seleksionuar tre studentët më të mirë të cilëve do t’u jepej një bursë studimi. Ai që zuri vendin e dytë ishte një djalë i interesuar me të cilin djali pionier mbante një studim biblik në shkollë. Në vend të parë ishte një Dëshmitar tjetër i ri i zellshëm i po asaj shkolle.
11 Pleqtë bëjnë pjesën e tyre: Pleqtë e kongregacionit të cilët janë krenarë për veprën e kryer nga pionierët, u japin inkurajim të madh këtyre shërbëtorëve të zellshëm. Pleqtë janë të lumtur ta bëjnë këtë, sepse e dinë se pionierët punëtorë dhe prodhues janë një bekim për cilindo kongregacion. Pasi të kenë dedikuar rreth një vit në shërbimin si pionierë të rregullt mund të marrin mësime të mëtejshme në Shkollën e Shërbimit si Pionier. Ky kurs është zbuluar me një vlerë të paçmueshme për të rritur efektshmërinë e pionierëve. Megjithëse janë pararoja e veprës, edhe pionierët kanë nevojë për inkurajim dhe pleqtë duhet të rrinë zgjuar për të plotësuar këtë nevojë.—1. Pjet. 5:1-3.
12 Si mund ta nxitin pleqtë veprën e të bërit pionier? Një pikënisje e mirë do të ishte që herë pas here të analizohej se kush do të mund ta synonte këtë privilegj. Pleqtë mund të flasin me ata, rrethanat e të cilëve duken të favorshme për të kryer shërbimin si pionier, duke përfshirë edhe ata që janë rregullisht pionierë ndihmës, pensionistët, shtëpiaket dhe studentët. Megjithëse asnjë nuk duhet të ndihet i detyruar që të jetë pionier, me pak inkurajim praktik ata që kanë dëshirë por ngurrojnë mund të kuptojnë që shërbimi si pionier është për ta.
13 Për të inkurajuar ata që dëshirojnë të bëjnë kërkesën, pleqtë duhet të kenë parasysh që nuk është e nevojshme që personi të jetë për disa muaj pionier ndihmës, përpara se të bëjë kërkesën për pionier të rregullt. (km 8/86, anglisht, paragrafët 24-26) Natyrisht pleqtë me arsye duhet të jenë të sigurtë që kush bën kërkesë të jetë në gjendje të arrijë kuotën e orëve.
14 Kërkesa, pasi është miratuar nga komiteti i shërbimit të kongregacionit dhe verifikuar me kujdes nga sekretari për t’u siguruar që u është dhënë përgjigjja të gjitha pyetjeve, duhet t’i dërgohet menjëherë shoqatës.
15 Sekretari duhet t’i mbajë të informuar pleqtë në lidhje me cilindo problem që mund të kenë pionierët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kongregacionet ku ndodhen shumë pionierë. Përveç analizimit të aktivitetit të pionierëve në fund të vitit të shërbimit, siç kërkohet në modularin «Raporti analitik i kongregacionit» (S-10), sekretari duhet të ftojë mbikëqyrësin e shërbimit që të takohet me të në fillim të marsit për të parë se cilët pionierë kanë prirje për të mbetur prapa me orët dhe mund të kenë nevojë për ndihmë personale. (Shiko Shërbimi Ynë i Mbretërisë—anglisht—shkurt 1993, Njoftime) Nëse ndihmohet pa vonesë, pionieri mund t’ia dalë mbanë për ta çuar në fund rregullisht vitin e shërbimit.
16 Një numër i madh pionierësh të rinj janë me moshë të re dhe relativisht të rinj në të vërtetën. Fryma e tyre vullnetare na gëzon me të vërtetë! Por këta të rinj kanë akoma nevojë për stërvitje për t’u bërë të shkathët në veprën nga shtëpia në shtëpi, bërjen e vizitave të mëtejshme të efektshme dhe në të mësuarit në studimet biblike. Nëse nuk e marrin këtë stërvitje, pas vitit të parë të rinjtë mund të shkurajohen dhe mund ta lënë shërbimin si pionierë, sepse në shërbim nuk kanë rezultate të mira. Nëse pleqtë janë syhapët, mund t’i kuptojnë problemet e vogla ose ndonjë kallo në aktivitet. Nëse menjëherë i vihet vëmendja problemit dhe ndihmohet pionieri, ai mund të kryejë një shërbim prodhues për shumë vite.
17 A mund të peshkoni në ujëra të largëta? Disa dishepuj të Jezuit ishin peshkatarë. Ndonjëherë, pasi peshkonin për një natë të tërë, rrjetat e tyre ishin akoma bosh. (Gjoni 21:3) Në disa zona, ku prej vitesh po vazhdon «peshkimi i njerëzve», disa pionierë mund të nxjerrin si përfundim që në «ujërat» e kongregacionit të tyre kanë mbetur pak «peshq». (Mat. 4:19) Në kontrast, a nuk entuziazmohemi kur lexojmë raportin e vendeve të tjera ku pionierët drejtojnë studime të shumta biblike? Gëzimi që provojnë pionierët dhe misionarët në këto vende është mjaft i dukshëm. (w-AL 93 1/6 f. 18 par. 15) Kështu, nëse pionierët duan të transferohen në një vend ku ka nevojë më të madhe, mund ta paraqesin këtë në zyrën e filialit të tyre para se të bëjnë një hap të tillë.
18 Së pari disa mund ta kenë filluar shërbimin si pionierë, sepse e dinin se ishte gjëja më e drejtë për t’u bërë, por nuk e dinin nëse do të kishin sukses ose jo. Ndoshta kur kanë bërë kërkesën kishin ndonjë dyshim ose rezervë. Ndoshta që në fillim rezultatet e tyre në fushë kanë qenë të dobëta. Megjithatë, me kalimin e kohës, aftësitë e tyre janë përmirësuar dhe kanë parë që Jehovai e bekonte veprën e tyre. Si pasojë gëzimi dhe besimi i tyre është shtuar. Për disa shërbimi si pionier ka qenë edhe si një trampolinë për t’u hedhur në shërbimin në Betel, stërvitjen e Galaadit dhe shërbimin misionar, Shkollën e Stërvitjes për Shërbim si dhe në aktivitete si mbikëqyrës udhëtues.
19 Ndoshta nuk keni mundësi të transferoheni në një vend tjetër ose të jeni të stërvitur në Galaad, por keni mundësi njëlloj të peshkoni në ujëra të tjera në brendësi të këtij vendi nëse territori juaj aktual nuk është veçanërisht prodhues. Një transferim i tillë mund të kërkojë ndonjë përshtatshmëri në mënyrën tuaj të jetesës, por shpërblimet frymore do të jenë me të vërtetë të mëdha.—Mat. 6:19-21.
20 Ose, nëse rrethanat tuaja ju lejojnë mund të frekuentoni një kongregacion të afërt në qarkun tuaj. Nëse jeni të kualifikuar, mbikëqyrësi juaj qarkor do të jetë i lumtur që t’ju sugjerojë disa kongregacione të qarkut ku një pionier tjetër mund të jetë shumë i dobishëm.
21 Disa pionierë dhe lajmëtarë kanë qenë në gjendje të shërbejnë në bazë të nevojave të zonës së tyre pa ndërruar shtëpi. Ndoshta njohin një gjuhë tjetër. A vini re që një pjesë e mirë e popullsisë flet një gjuhë tjetër? A ka persona që kanë nevojë ta marrin mesazhin e Mbretërisë prej dikujt që njeh gjuhën me shenja? Kush njeh një gjuhë tjetër mund të jetë në gjendje të ndihmojë në dërgimin e mesazhit të Mbretërisë çdo lloj personi. Edhe nëse kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë gjithashtu mund të jetë burim i gëzimeve të mëdha.—1. Tim. 2:4; Titit 2:11.
22 Nëse tani po bëni gjithçka të mundur për të nderuar Jehovain, gëzohuni për privilegjet tuaja aktuale në shërbim. Nëse mendoni se mund të bëni më shumë, përmendjani këtë gjë Jehovait në lutje. Analizoni realisht ndryshimet e mundshme që rrethanat tuaja do t’ju lejonin të bënit. Flisni mbi projektet tuaja me njërin nga pleqtë e kongregacionit që ka frymën e pionierit ose me mbikëqyrësin e qarkut. Pasi të keni marrë një vendim praktik në lutje, veproni menjëherë, duke besuar në premtimin e Jehovait për t’i nderuar ata që e nderojnë.—Hebr. 13:5, 6; 1. Samueli 2:30.