Kutia e pyetjes
◼ Si duhet të konsiderohet shërbimi si pionier ndihmës?
Shërbimi si pionier ndihmës duhet të konsiderohet qoftë si privilegj, ashtu edhe si një përgjegjësi serioze. Çdo muaj, dhjetra mijëra lajmëtarë shërbejnë si pionierë ndihmës, disa vazhdimisht. Lavdërojmë këta lajmëtarë të zellshëm, rrethanat e të cilëve u lejojnë atyre që të dedikojnë në shërbimin në fushë 60 orë mujore të kërkuara nga pionierët ndihmës. Pleqtë dhe të tjerë duhet t’i inkurajojnë lajmëtarët që bëjnë kërkesën për të qenë pionierë ndihmës që ta marrin seriozisht këtë detyrë dhe mos ta konsiderojnë si diçka me pak rëndësi.
Ashtu si pionierët e rregullt, ata që ofrohen si vullnetarë për të shërbyer si pionierë ndihmës për një ose më shumë muaj, më parë duhet «të llogarisin shpenzimet». (Luka 14:28) Kjo përfshin që të përcaktohet që më parë në mënyrë të arsyeshme nëse mund të dedikohet në shërbimin e fushës sasia e kërkuar e orëve pa lënë pas dore përgjegjësitë e tjera të krishtere. Duhet të vendosësh për të qenë pionier ndihmës, pasi të kesh vlerësuar në lutje gjendjen tënde personale. Nuk është një vendim që merret i nxitur nga emocionet vetëm sepse të tjerët bëjnë kërkesën. Duhet të jetë një vendim i matur mirë dhe personi duhet të bëjë një program të shkruar për të qenë i sigurt se i plotëson kërkesat. Është e rëndësishme të lexosh mirë kërkesën dhe të vendosësh në zemrën tënde nëse mund t’i thuash ndershmërisht, po, asaj që të kërkohet.
Natyrisht, nevojitet një përpjekje më e madhe. Disa muaj të vitit janë veçanërisht të përshtatshëm për të qenë «intensivisht të zënë» në predikimin e lajmit të mirë. (Veprat 18:5) Midis tyre janë edhe muajt kur mbikëqyrësi qarkor viziton kongregacionin. Shumë lajmëtarë janë të lumtur që të ndjekin një program mjaft intensiv për të marrë pjesë më shumë në vepër në këto periudha veprimtarish të veçanta, duke ditur që shpesh do të marrin bekime të bollshme. (2. Korint. 9:6) Shumë lajmëtarë impenjohen për të shërbyer si pionierë veçanërisht në muajt e pushimeve dhe në ndonjë muaj të vitit që ka pesë fundjavë të plota. Por, kur firmosin kërkesën e kuptojnë rëndësinë për të respektuar parimin «Fjala juaj le të jetë: Po, po», duke bërë gjithçka për të dedikuar të paktën 60 orë në muaj çdo herë që shërbejnë si pionierë ndihmës.—Mat. 5:37.
Lajmëtarët që nuk janë në gjendje për të shërbyer si pionierë, mund të japin një dorë duke qenë të gatshëm për të dalë me pionierët ndihmës, duke lënë takime me ta. Nëse është e mundur, është mirë të qëndrohet më gjatë me pionierët në shërbim. Ata mund ta çmojnë mbështetjen e lajmëtarëve të tjerë veçanërisht herët në mëngjes, në mbasdite vonë ose në orët e para të mbrëmjes. Pionierët ndihmës janë të gëzuar nëse ftohen për të dalë me të tjerë për të bërë rivizita dhe për të filluar studime biblike në shtëpi. Ata që mund të mbështesin në këto mënyra pionierët ndihmës do të provojnë lumturinë më të madhe, atë që rrjedh nga të dhënët.—Veprat 20:35.
Kujdesi i madh nga ana e pionierëve të shumtë ndihmës është shumë i çmuar. Ata që janë në gjendje t’u bashkohen atyre mund të presin që të marrin bekime të bollshme. (Prov. 10:4) Kur do të provoni përsëri gëzimet e një veprimtarie të rritur si pionierë ndihmës?