BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/97 f. 3-5
  • Kërkohen 500 pionierë ndihmës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kërkohen 500 pionierë ndihmës
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Synim i shkëlqyer për vitin e ri të shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • A do ta bëjmë përsëri? Një tjetër thirrje për pionierë ndihmës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Shpallni kudo virtytet e Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 2/97 f. 3-5

Kërkohen 500 pionierë ndihmës

A mund të shërbesh si pionier ndihmës në mars? Në prill? Në maj?

1 «Kërkohen 1.000 predikues» ishte titulli i një artikulli të botuar në numrin prill 1881 të Kullës së Rojës, (angl.). Ai përmbante një thirrje për të gjithë burrat dhe gratë e dedikuara, «të cilëve Zotëria u ka besuar njohurinë e së vërtetës së Tij», për të përdorur çdo kohë që mundnin, në pjesëmarrjen për përhapjen e së vërtetës biblike. Ata që mund të jepnin gjysmën apo më shumë nga koha e tyre vetëm për veprën e Zotërisë, ishin të inkurajuar që të shërbenin vullnetarisht si ungjillëzues përhapës: pararendësit e pionierëve të sotëm.

2 Megjithëse që nga 1800-a kohët kanë ndryshuar, një fakt mbetet i njëjti: shërbëtorët e dedikuar të Perëndisë dëshirojnë të vazhdojnë për të përdorur sa më shumë kohë që të mundin në përhapjen e lajmit të mirë. Shërbimi si pionier ndihmës u jep mundësi lajmëtarëve të kongregacionit që të përmirësojnë efektshmërinë e tyre, ndërsa përdorin kohë plus në shërbimin e Mbretërisë.​—⁠Kolos. 4:17; 2. Tim. 4:5.

3 Që në fillimet e tij, mijëra motra e vëllezër kanë gëzuar shërbimin si pionierë ndihmës. Entuziazmi lidhur me këtë aspekt të shërbimit si pionier, u rrit deri në pikën, sa një maksimum prej 114 pionierësh ndihmës u arrit në territorin e Shqipërisë, në muajin prill 1996. Edhe një herë tjetër që nga ajo kohë, më shumë se 100 lajmëtarë kanë marrë pjesë në shërbimin si pionierë ndihmës gjatë muajit gusht 1996. Pa dyshim, ekziston mundësia që kjo përpjekje e shkëlqyer të përsëritet gjatë pranverës 1997.

4 Ne të inkurajojmë që të kesh si synim bërjen e shërbimit si pionier ndihmës gjatë një a më shumë prej këtyre muajve: mars, prill dhe maj. Përse të përfshijmë marsin? Sepse këtë vit, Përkujtimi i vdekjes së Krishtit bie të dielën, më 23 mars. S’ka gjë më të mirë që mund të bëjmë gjatë javëve përpara Përkujtimit, sesa pjesëmarrja me zell në veprën e predikimit të Mbretërisë, që nisi Zotëria dhe Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Duke dhënë një pirg të madh dëshmie gjatë marsit, ne mund të ftojmë shumë persona të interesuar që të bashkohen me ne në kremtimin e vdekjes së Krishtit. Marsi do të jetë një muaj i veçantë edhe për faktin se për herë të parë, ne do të nxjerrim në dukje librin e ri, Sekreti i lumturisë familjare. Për më tepër, muaji mars përmban pesë të shtuna dhe pesë të diela, duke dhënë mundësi gjatë fundjavëve për një aktivitet intensiv në shërbimin në fushë. Natyrisht, gjatë muajve prill dhe maj, një përpjekje e vazhdueshme e zellshme në shërbim, do të na lejojë të ndjekim interesin e gjetur dhe të fillojmë studime të reja biblike në shtëpi, duke përdorur broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Gjithashtu, do të punojmë plotësisht territorin, veçanërisht gjatë fundjavëve, me numrat e fundit në kohë të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!

5 Kush kualifikohet për të shërbyer si pionier ndihmës?: Libri Të organizuar për të kryer shërbimin tonë, faqe 114, (angl.), shpjegon: «Cilatdo qofshin rrethanat e tua personale, pleqtë e kongregacionit do të jenë të lumtur të marrin në shqyrtim kërkesën tënde për të shërbyer si pionier ndihmës, nëse je i pagëzuar, ke një qëndrim të mirë moral, mund të rregullosh që të plotësosh kërkesën për të harxhuar 60 orë në muaj në shërbimin në fushë dhe mendon se mund të shërbesh një apo më shumë muaj në këtë privilegj shërbimi.» A mund t’i rregullosh gjërat në atë mënyrë që të gëzosh këtë privilegj gjatë marsit? Prillit? Majit?

6 Një qëndrim pozitiv nga ana e trupave të pleqve, bashkë me mbështetjen me gjithë zemër të pjesës tjetër të lajmëtarëve, duhet ta bëjnë përgjigjen ndaj kësaj thirrjeje për 500 pionierë ndihmës një jehonë. (Hebr. 13:7) Të gjithë krerët familjarë janë të inkurajuar për t’u siguruar se sa mund të bashkohen në radhët e pionierëve ndihmës nga familja e tij, gjatë një apo më shumë muajve të ardhshëm.​—⁠Psal. 148:12, 13; krahaso Vep. 21:8, 9.

7 Mos dil shpejt në përfundimin se shërbimi si pionier ndihmës është përtej mundësive të tua, për shkak se punon gjithë ditën, për shkak të programit shkollor, përgjegjësive familjare apo detyrimeve të tjera biblike. Disa lajmëtarë mund të mos e kenë të lehtë pjesëmarrjen në të; megjithatë, me një organizim të mirë dhe me bekimin e Jehovait mund t’ia dalin mbanë. (Psal. 37:5; Prov. 16:3) Lër që dëshira për të marrë pjesë në shërbimin si pionier ndihmës të rregullojë rrethanat e tua; mos lejo që rrethanat të rregullojnë dëshirën për të qenë pionier. (Prov. 13:19a) Prandaj, me një dashuri të fortë për Jehovain dhe për njerëzit e tjerë, shumë janë në gjendje për ta përshtatur rutinën javore të jetës së tyre, në atë mënyrë që ta zgjerojnë shërbimin një muaj përnjëherësh. (Luka 10:27, 28) Shumë bekime i presin ata që e ushtrojnë veten fuqimisht në shërbimin e Mbretërisë.​—⁠1. Tim. 4:10.

8 Çfarë përmbush shërbimi si pionier ndihmës: Përpjekja me gjithë shpirt që bëjnë mijëra shërbëtorë të Perëndisë për të shërbyer si pionierë ndihmës çon në një britmë të madhe lavdërimi për Jehovain. Ndërsa këta lajmëtarë të Mbretërisë e ushtrojnë veten, për ta përhapur lajmin e mirë tek më shumë njerëz, ata tërhiqen më afër drejt Jehovait personalisht, sepse mësojnë për të qenë më të varur nga ai, për të marrë frymën dhe bekimin e tij.

9 Duke pasur pionierë aktivë ndihmës, të rregullt dhe specialë në mesin tonë, ngjallet një frymë e përtërirë gjallërie në kongregacion. Entuziazmi i tyre është ngjitës, ndërsa ata flasin për përvojat e tyre në fushë. Kjo gjë i nxit të tjerët që të rivlerësojnë përparësitë e tyre dhe mundësinë për të pasur një pjesëmarrje më të gjerë në veprën më të rëndësishme të shërbimit. Një motër që u pagëzua në moshën 70-vjeçare, filloi menjëherë shërbimin si pioniere ndihmëse në një bazë të vazhdueshme. Kur e pyetën disa vjet më vonë se përse, në moshën e saj, ajo akoma e ushtronte veten kaq shumë në shërbimin si pioniere ndihmëse çdo muaj, ajo u përgjigj se ndihej sikur 70 vjetët e parë të jetës së saj i kishte harxhuar kot dhe nuk donte që t’i shkonte kot asnjë nga vitet që i kishin mbetur.

10 Çdo pjesëmarrës në veprën e pionierit ndihmës, zhvillon një aftësi të përmirësuar në shërbim. Një dëshmitar i ri, pranoi: «Gjatë viteve të para të fëmijërisë, shoqëroja prindërit në aktivitetet e predikimit. Shërbimi në fushë ishte vërtet i këndshëm. Por, me kalimin e kohës, u vërejt se në shkollë unë isha i ndryshëm nga nxënësit e tjerë. Më pas, e kisha siklet që t’u flisja nxënësve të tjerë për të vërtetën. Kur predikoja nga shtëpia në shtëpi, fillova t’i trembesha mendimit se mos takoja ndonjë që njihja nga shkolla. Mendoj se në rastin tim, problemi ishte frika ndaj njeriut. [Prov. 29:25] Pasi mora diplomën në shkollë, vendosa të provoja që të shërbeja përkohësisht si pionier. Si rezultat, predikimi u bë kaq tërheqës për mua, sa kurrë më parë. Unë nuk e konsideroja më atë si një aktivitet zbavitës e as si një barrë të rëndë. Duke i parë studentët e mi të Biblës tek përparonin në të vërtetën, kisha një ndjenjë të thellë kënaqësie, nga prova se Perëndia Jehova po i mbështeste përpjekjet e mia.» Ky i ri vazhdoi të shërbente si pionier i rregullt.

11 Nga një pikëpamje praktike, kur janë shumë ata që shërbejnë si pionierë ndihmës në kongregacion, vjen si rezultat një mbulim i tërësishëm i territorit. Vëllai që merret me caktimin e territoreve, mund t’u kërkojë pionierëve ndihmës ndihmesën e tyre për të mbuluar pjesë të punuara rrallëherë. Marrja e drekës me vete dhe kalimi i gjithë ditës në shërbim, do t’u bëjë të mundur pionierëve ndihmës që të punojnë edhe këndet më të largëta të territorit.

12 Pleqtë duhet të bëjnë përgatitje që më përpara: Gjatë tri muajve të ardhshëm, duhen bërë rregullime për të programuar lloje të ndryshme të aktivitetit të dhënies së dëshmisë në periudha të ndryshme të javës, duke përfshirë pasditet vonë dhe mbrëmjet herët, me qëllim që të marrin pjesë sa më shumë lajmëtarë që të jetë e mundur. Përveç veprës së rregullt shtëpi më shtëpi, aktiviteti i dëshmisë duhet të përfshijë periudha për shërbimin në rrugë, punimin e territoreve tregtare dhe vizitat tek ata që nuk janë gjetur në shtëpi. Duke bërë përgatitje që më përpara, pleqtë i ndihmojnë ata që shërbejnë si pionierë, për të marrë pjesë në shërbim me kongregacionin në një kohë që do të jetë më praktike dhe më e volitshme për pionierët. Kongregacioni duhet të jetë i informuar mirë për të gjitha rregullimet për shërbimin në fushë. Mbajtja e mbledhjeve për shërbim duhet të jetë e organizuar mirë. Veç këtyre, duhet të vihet në dispozicion territori i mjaftueshëm dhe duhet porositur menjëherë sasia e mjaftueshme e revistave dhe e furnizimeve me literaturë tjetër.

13 Planifiko programin e shërbimit tënd personal: Një vëlla, i cili fillimisht nuk ishte i qetë lidhur me shërbimin si pionier ndihmës, tha: «Është vërtet shumë më e lehtë, nga sa e kisha menduar unë. Duhet vetëm një program i mirë.» A sheh në faqen e prapme të kësaj shtojce një mënyrë programimi për shërbimin si pionier ndihmës, që do të ishte praktik për ty? E gjithë koha që kërkohet për pionierët ndihmës, janë 15 orë shërbim për çdo javë.

14 Për të shërbyer si pionierë ndihmës, amvisat dhe punëtorët e turnit të dytë, shpesh mund të programojnë paraditet për shërbimin në fushë. Fëmijët e shkollës dhe punëtorët e turnit të tretë, zakonisht mund t’i kushtojnë veprës së predikimit pasditet e vona. Ata që punojnë gjithë ditën, kanë parë se është e mundur që të marrin një ditë pune pushim në javë ose t’ia kushtojnë fundjavët e plota shërbimit, përveç dëshmisë që japin në mbrëmje. Shumë nga ata, shërbimi në fushë i të cilëve është kryesisht i kufizuar në aktivitetin gjatë fundjavëve, zgjedhin muaj që përmbajnë pesë fundjavë të plota. Këtë vit, është kështu me marsin, si edhe me gushtin dhe nëntorin. Duke përdorur programin e paplotësuar në faqen 6, që është dhënë si një udhëzues, mendo me kujdes dhe me lutje se cili do të ishte një program personal praktik shërbimi, për situatën tënde individuale.

15 Një avantazh që ka aspekti i shërbimit si pionier ndihmës është elasticiteti i tij. Ti mund të zgjedhësh muajt, në të cilët do të shërbesh si pionier dhe mund të shërbesh sa herë që dëshiron. Nëse do të dëshiroje të shërbeje si pionier ndihmës në një bazë të vazhdueshme, por nuk mund ta bësh, a ke menduar të regjistrohesh çdo muaj tjetër gjatë vitit? Nga ana tjetër, disa janë në gjendje të shërbejnë vazhdimisht si pionierë ndihmës, për periudha të gjata kohe.

16 Një nxehje për shërbimin si pionier në kohë të plotë: Shumë prej atyre që kanë frymën e pionierit, do t’u pëlqente që të shërbenin si pionierë të rregullt, por pyesin veten, nëse kanë kohën, rrethanat apo qëndresën për ta bërë. Pa dyshim, shumica e atyre që tani janë pionierë të rregullt e përdorën në fillim shërbimin si pionier ndihmës si një nxehje për veprën në kohë të plotë. Duke e rritur programin e pionierit ndihmës vetëm me një orë në ditë apo një ditë të plotë çdo javë, është e mundur që të plotësojnë programin për pionierë të rregullt. Për të parë nëse kjo është e mundur në rastin tënd, përse të mos përpiqesh t’i kushtosh 90 orë shërbimit gjatë një apo më shumë muajve të shërbimit si pionier ndihmës? Në të njëjtën kohë, do të zhvillosh rivizita dhe studime biblike, të cilat do të të japin mundësi të gëzosh një shërbim të ndryshëm dhe të ekuilibruar si pionier.

17 Një motër pati gjashtë vjet në shërbimin e vazhdueshëm si pioniere ndihmëse. Gjatë gjithë asaj kohe, synimi i saj ishte që të fillonte shërbimin si pioniere e rregullt. Me këtë objektiv, ajo provoi katër punë të ndryshme, me shpresën për ta bërë të arritshme kërkesën prej 90 orësh. Çdo muaj, ajo planifikonte një apo dy programe, me qëllim që të llogariste nëse ishte e mundur. Por, nga shqyrtimi i tyre, ajo mendoi se shërbimi i plotë kohor ishte përtej mundësive të saj. Megjithatë, ajo vazhdoi t’i kërkonte Jehovait drejtimin e tij. Më pas, një ditë, ndërsa po përgatitej për Mbledhjen e Shërbimit, ajo lexoi një artikull në fletushkën Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin shtator 1991 (angl.), ku thuhej: «Në vend se t’i vëmë theks të tepruar orëve që kërkohen, përse të mos e përqendrojmë vëmendjen në mundësinë në rritje, për të marrë pjesë në veprën e korrjes? (Gjoni 4:35, 36)» «E rilexova këtë frazë pesë apo gjashtë herë dhe isha plotësisht e sigurt se kjo ishte përgjigjja e Jehovait. Në atë moment, mora vendimin për të filluar shërbimin si pioniere e rregullt»,​—⁠tregon ajo. Edhe pse programi i punës së saj gjysmëditore nuk ishte ideal, ajo plotësoi kërkesën për të filluar si pioniere e rregullt. Një javë më vonë, programi i saj ndryshoi dhe iu dha një orar pune që ishte tamam i përshtatshëm për të. Ajo përfundoi: «A nuk është dora e Jehovait kjo?» E më pas, shtoi: «Kur i kërkon Jehovait drejtim dhe e merr atë, mos e hidh poshtë, por pranoje.» Nëse dëshira jote e zjarrtë është që të shërbesh si pionier i rregullt, mbase nga fundi i tre muajve që ke shërbyer si pionier ndihmës gjatë marsit, prillit dhe majit, mund të jesh i sigurt se edhe ti mund t’ia dalësh mbanë në shërbimin e plotë kohor.

18 Ne jemi të sigurt se Jehovai do ta bekojë zellin dhe do të mbështesë përpjekjet e popullit të tij, ndërsa ata shpallin lajmin e mirë të shpëtimit gjatë kësaj periudhe aktiviteti në këtë sezon të veçantë pranveror. (Isa. 52:7; Rom. 10:15) A do t’i përgjigjesh thirrjes për 500 pionierë ndihmës, duke marrë pjesë në këtë aspekt shërbimi në mars? Në prill? Në maj?

[Kutia në faqen 3]

Si të kemi sukses si pionierë ndihmës

■ Ji pozitiv lidhur me mundësitë

■ Lutju Jehovait që të bekojë përpjekjet e tua

■ Fto një lajmëtar tjetër që të shërbejë si pionier bashkë me ty

■ Planifiko një program praktik shërbimi

■ Porosit një sasi të bollshme revistash

■ Mbështet rregullimet e kongregacionit për shërbimin

■ Kërko mundësi për të dhënë dëshmi në mënyrë joformale

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo