Përkujtimi: Një ngjarje me shumë rëndësi!
1 Të dielën, më 23 mars, pas perëndimit të diellit, ne do të kremtojmë Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. (Luka 22:19) Kjo është vërtet një ngjarje me shumë rëndësi! Duke e mbajtur deri në vdekje integritetin e tij ndaj Jehovait, Jezui tregoi se është e mundur që njerëzit të mbajnë një devotshmëri të përsosur hyjnore edhe nën një stres të madh, duke mbështetur në këtë mënyrë të drejtën e Jehovait për të qenë sovran. (Hebr. 5:8) Veç kësaj, vdekja e Krishtit siguroi sakrificën e përsosur njerëzore që nevojitej, për të liruar me shpërblesë njerëzimin, duke bërë të mundur që ata që ushtrojnë besim, të jetojnë përgjithmonë. (Gjoni 3:16) Duke qenë të pranishëm në Përkujtim, ne mund të tregojmë çmueshmërinë tonë të përzemërt si për dashurinë e Jehovait, ashtu edhe për sakrificën e Jezuit për ne.
2 Të gjithë janë të inkurajuar për të ndjekur programin e leximit të Biblës, i programuar për datat 18-23 mars, siç vërehet në Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 1997. Gjithashtu, një trajtim familjar i kapitujve 112-116, të librit Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë, ndihmon të përqendrojmë vëmendjen në javën më të rëndësishme të historisë së njerëzimit.
3 A mund ta rritësh kohën që harxhon në shërbimin në fushë gjatë sezonit të Përkujtimit? Shumë lajmëtarë do të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë pesë fundjavët e marsit, për të shërbyer si pionierë ndihmës. Përse të mos jesh një ndër ta? Të gjithë ne mund të kemi një pjesëmarrje të plotë në theksimin e rëndësisë që ka prania në Përkujtim. Përderisa ai bie të dielën, do të jetë më e lehtë për shumë njerëz që të jenë të pranishëm. Sigurohu se ke ftuar të gjithë studentët e Biblës dhe të interesuarit e tjerë, për t’u bashkuar me ne. Ndaj me ta atë që thuhet në paragrafin 18 të faqes 127, në librin Njohuria, për atë ditë të vitit, që duhet mbajtur veçanërisht.
4 Prezantoje këtë ngjarje më të madhe për vitin 1997, me çmueshmëri të thellë për gjithçka që nënkupton për ne vdekja e Jezuit. Ji i pranishëm mbrëmjen e 23 marsit, kur të krishterët e vërtetë kudo që janë, të mbajnë me besim Përkujtimin.