BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/97 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Nëntema
  • Java që fillon më 3 shkurt
  • Java që fillon më 10 shkurt
  • Java që fillon më 17 shkurt
  • Java që fillon më 24 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 2/97 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin

Java që fillon më 3 shkurt

Kënga 1 (13)

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.

15 min.: «Merr pjesë në veprën që nuk do të përsëritet më kurrë.» Me pyetje dhe përgjigje.

20 min.: «Ta prezantojmë lajmin e mirë me një ndjenjë urgjence.» (Paragrafët 1-5) Pas komenteve të shkurtra mbi paragrafin 1, drejtuesi i pjesës trajton paragrafët 2-5 me dy apo tre lajmëtarë. Ata rishikojnë pikat më të rëndësishme të prezantimeve të sugjeruara dhe komentojnë se si këto prezantime apo të tjera të ngjashme me to, mund të jenë të efektshme në territorin lokal. Lajmëtarët praktikojnë me radhë prezantimet. Drejtuesi bën lavdërime, sugjeron mënyra për t’i bërë ato më të efektshme dhe ofron kujtesa mbi nevojën për të përmendur rregullimin e kontributeve. Më pas, ai e pyet auditorin lidhur me mënyrat se si mund të arrihet synimi për të filluar studime biblike. Jep ide specifike mbi mënyrën se si mund të fillojmë së fundi një studim biblik me librin Njohuria.

Kënga 28 (224) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 10 shkurt

Kënga 26 (212)

5 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

10 min.: «Ta prezantojmë lajmin e mirë me një ndjenjë urgjence.» (Paragrafët 6-8) Demonstro prezantimet që gjenden në paragrafët 6-7. Thekso nevojën për të bërë rivizita, aty ku tregohet interes.

30 min.: «Kërkohen 500 pionierë ndihmës.» Një trajtim me pyetje dhe përgjigje nga mbikëqyrësi i shërbimit. Thekso kutinë në faqen 3. Rishiko programet model në faqen 6. Çdo lajmëtar i pagëzuar duhet të shqyrtojë personalisht dhe me lutje, nëse është në gjendje të regjistrohet për një apo më shumë muaj. Lajmëtarët e papagëzuar mund ta zgjerojnë pjesëmarrjen e tyre në shërbim, duke vënë si synim një sasi orësh çdo muaj.

Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 shkurt

Kënga 6 (45)

10 min.: Njoftime lokale. Përmend pika interesante bisedash nga revistat e fundit, të cilat mund të përdoren në shërbim gjatë javës.

13 min.: «Përkujtimi: Një ngjarje me shumë rëndësi!» Me pyetje dhe përgjigje. Ofro inkurajim për ta bërë special gjithë muajin mars, duke shërbyer si pionierë ndihmës. Thekso përdorimin e ftesave për Përkujtim.

22 min.: Të fillojmë studime biblike në shtëpi. Muajt e fundit, janë lënë qindra mijëra libra të lidhur. Kjo gjë siguron një bazë për fillimin e shumë më tepër studimeve biblike në shtëpi. Rishiko se çfarë rezultatesh janë arritur lokalisht në lënien e librave dhe të literaturës tjetër. Inkurajo lajmëtarët që të ndjekin të gjithë interesin e gjetur. Disa lajmëtarë të tregojnë specifikisht përpjekjet që kërkohen nga ana e tyre, për të filluar studime të reja biblike në shtëpi. Thekso se një pjesë përbërëse e asaj që na është ngarkuar për të bërë, është bërja e dishepujve. (Mat. 28:19, 20) Kjo gjë mund të bëhet në mënyrë efektive, nëse përpiqemi për të zbatuar sugjerimet që jepen në shtojcën e fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin qershor 1996.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 shkurt

Kënga 18 (162)

18 min.: Njoftime lokale. Njofto emrat e të gjithë atyre që shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë marsit. Shpjego se nuk është tepër vonë për t’iu nënshtruar një kërkese. Inkurajoji të gjithë që të kenë një pjesëmarrje të plotë në shërbimin në fushë, të shtunën, më 1 mars. Nxirr në pah rregullimet e mëtejshme që janë bërë lokalisht për mbledhjet për shërbim gjatë muajit. Rishiko me kujdes kutinë e pyetjes.

12 min.: «Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu?» Burrë e grua diskutojnë së bashku mbi artikullin dhe vendosin se si t’u afrohen të afërmve jobesimtarë me lajmin e mirë.​—⁠Shiko Kullën e Rojës 15 shkurt 1990, faqet 25-27, (angl.).

15 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për muajin mars: Sekreti i lumturisë familjare. Diskuto shkurtimisht mbi arsyet që qëndrojnë pas prishjes së familjes në shoqërinë moderne. (Shiko Kullën e Rojës 15 tetor 1992, faqet 4-7, [angl.].) Rishiko përmbajtjen e librit në faqen 3. Fto auditorin për të zgjedhur kapitujt, që mund të sigurojnë bazën për një prezantim. Nxirr në pah kutinë e mësimit që është mjaft e dobishme, e që gjendet në fund të çdo kapitulli. Një lajmëtar i aftë të demonstrojë mënyrën e prezantimit të librit. Kujtoji të gjithë që të marrin kopje të këtij libri, për t’i përdorur këtë fundjavë dhe që të përmendin rregullimin e kontributeve, kur i lënë ato.

Kënga 14 (117) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo