Të ndihmojmë njerëzit ngjashëm deleve që të ndërtojnë mbi një themel të fortë
1 Për të ndërtuar një shtëpi nevojitet një projekt i mirë dhe një përpjekje e përqëndruar. Pasi të jetë bërë projekti i shtëpisë, duhet të përgatitet kantieri i ndërtimit dhe të bëhet një themel i fortë. Projekti merr gradualisht formë derisa mbaron plotësisht. Në mënyrë të ngjashme duhet të ndihmojmë personat ngjashëm deleve që të mësojnë të vërtetën në mënyrë progresive. Gjatë vizitës fillestare duhet të përpiqemi të ngjallim interesin. Në vazhdim bëjmë rivizita, duke vënë një themel me mësimin e të vërtetave themelore biblike në lidhje me Perëndinë dhe qëllimin e tij për njerëzimin.—Luka 6:48.
2 Megjithatë, para se të hedhim themelin duhet të përgatisim kantierin e ndërtimit, nëse mund të themi kështu, duke konsideruar rrethanat e të zotit të shtëpisë. Çfarë argumenti kemi trajtuar radhën që kaloi? Çfarë vargjesh kemi përdorur? Cili qe reagimi i tij? Çfarë botimi kemi lënë? Kur të kthehemi duhet të kemi në mendje pika specifike dhe të ndërtojmë në mënyrë progresive themelin. Në çdo vizitë njohuria e të zotit të shtëpisë rritet dhe besimi i tij në Perëndinë shtohet.
3 Nëse ke lënë librin «Të jetosh përgjithmonë» mund të thuash:
◼ «Jam shumë i gëzuar që ju gjej në shtëpi. Ju duhet të kujtoni se në bisedën e fundit kemi konsideruar rënien e interesit të njerëzve në Perëndinë. Bibla tregon qartë se Perëndia interesohet për njerëzimin dhe se të drejtët do të jenë të bekuar me anë të Mbretërisë së tij. [Lexo Mateu 6:9, 10]. Me anë të kësaj Mbretërie drejtësia do të triumfojë.» Lexo Isaia 11:3-5 dhe pastaj tërhiq vëmendjen e të zotit të shtëpisë në dy paragrafët e parë të kapitullit 1 të librit Të jetosh përgjithmonë. Demonstro se si mund të studiohet materiali.
4 Nëse në vizitën fillestare ke lënë fletushkën Jeta në botën e re dhe paqedashëse, flit mbi pikat kryesore që keni konsideruar më parë, rreth nevojës për kushte më të mira dhe premtimeve të Biblës. Thekso se për të jetuar në botën e re duhet të fitojmë njohuri të saktë. Lexo Gjoni 17:3. Shpjego se pasi të kemi fituar njohuri duhet të bëjmë vullnetin e Perëndisë. Lexo 1. Gjonit 2:17. Tërhiq vëmendjen e të zotit të shtëpisë në disa pika specifike nga faqja 5 e fletushkës.
5 Nëse në vizitën fillestare keni folur mbi jetën familjare dhe ke lënë librin «Të jetosh përgjithmonë», mund të thuash:
◼ Herën e fundit kemi folur për jetën familjare. Ne kemi rënë dakort se për të pasur një jetë familjare të lumtur duhet të ndjekim këshillat e Biblës. Çfarë mendon se nevojitet për të pasur sukses në martesë? Lëre të përgjigjet. Vër në dukje pika specifike të nxjerra nga faqet 243-246 të librit Të jetosh përgjithmonë. Kërkoji të zotit të shtëpisë të komentojë ilustrimet dhe konsideroni pika të përshtatshme të zgjedhura prej jush. Nxirr në pah vlerën praktike të parimeve biblike.
6 Nëse ke lënë fletushkën Gëzo jetën familjare, rishiko parimet themelore biblike të paraqitura në faqet 4 dhe 5. Nëse vëren interes, ofroji librin Të jetosh përgjithmonë. Tregoi të zotit të shtëpisë kapitullin 29, «Si të kemi sukses në jetën familjare» dhe trego se si mund t’i trajtoni ato informacione me të dhe familjen e tij.
7 Të gjithë ne duhet të bëjmë rregullisht rivizita. Kultivo të gjithë interesin që gjen, duke bërë rivizita të efektshme në dhjetor.