BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 1
  • Rezervo kohë për aktivitetin me revista

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rezervo kohë për aktivitetin me revista
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Përdori sa më mirë revistat tona
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Revistat njoftojnë Mbretërinë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Bëj përdorim të mirë të revistës Kulla e Rojës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 1

Rezervo kohë për aktivitetin me revista

1 Jehovai ka vendosur se do të ketë ‘paqe, një të ardhme dhe një shpresë’ për ata që ndjekin rrugët e tij. (Jer. 29:11, BR) Informacione në lidhje me këtë perspektivë janë paraqitur në revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Këto revista mund t’i sjellin dobi çdo lloj njeriu në çfarëdolloj rrethane që të ndodhet. (1. Tim. 2:4) Ti dhe familja jote, a rezervon kohë për shpërndarjen e revistave rregullisht?

2 Nëse në shpërndarjen e revistave ke rënie, si mund ta eliminosh këtë prirje? Një gjë thelbësore është mbajtja gjallë e çmueshmërisë për përmbajtjen e revistave tona. Një burrë ka shkruar: «Leximi i revistave tuaja është me të vërtetë një përvojë e gëzuar. Nuk janë ‘ngushëlluese’ të skaduara dhe me cilësi të keqe, por përmbajnë drejtim dhe udhëheqje për t’i dhënë një domethënie jetës.» Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! janë fryt i kërkimeve të kujdesshme dhe furnizim i «skllavit besnik dhe të matur». (Mat. 24:25) janë vegla të e efektshme për të prekur zemrën e njerëzve.

3 Përpiqu ta njohësh mirë përmbajtjen e revistës që ofron. Vërej për pika që kanë të bëjnë me problemet aktuale të territorit tënd. Është mirë të përgatitesh për të folur me burra, gra dhe të rinj që mund t’i takosh në dyer apo në rrugë. Ji i përgatitur për të treguar se si revistat janë interesante për individët dhe për gjithë familjen.

4 Ji i vetëdijshëm për rëndësinë e revistave: Dëshmia me revista duhet të zërë një pjesë të rëndësishme në programin tënd të shërbimit në fushë. Cila është koha më e mirë për ty për të ofruar revistat? A je përpjekur të punosh nga shtëpia në shtëpi për një orë apo pasditeve vonë si dhe në mbrëmje para studimit të librit të kongregacionit? Dëshmia në mbrëmje ka qenë mjaft prodhuese në disa zona. E shtuna është një ditë e mirë për shpërndarjen e revistave në mënyra të ndryshme, por edhe ditët e tjera mund të shfytëzohen për këtë veprimtari. Vepra nga shtëpia në shtëpi dhe nga dyqani në dyqan duhet të jetë një pjesë e rregullt në ditën e revistës.

5 Secili duhet të ketë një porosi të rregullt kopjesh të revistave për çdo numër. Kur të ndodh që ke numra të vjetër në dorë, mund t’i përdorësh për t’i treguar të zotit të shtëpisë shumëllojshmërinë e subjekteve të trajtuara nëpër revista. Herë pas here mund të lihen numra të kaluar në azile, shtëpi kurimi dhe në ato spitale ku lejohet. Të gjitha këto revista llogariten si të shpërndara dhe të shënuara çdo muaj në fletushkën «Raporti i shërbimit në fushë».

6 Duke zbatuar këto sugjerime, pa dyshim do të shohësh një rritje në numrin e revistave që ti mund të shpërndash. Njerëzit me zemër të ndershme, që janë të rënduar nga jeta në sistemin e tanishëm të lig, i çmojnë këto informacione çlodhëse që përmbajnë Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Këto revista u sigurojnë me të vërtetë ushqim frymor të nevojshëm atyre që përpiqen të kenë aprovimin e Jehovait. Prandaj ji i vetëdijshëm për rëndësinë e revistave dhe kërko mënyra për t’i shpërndarë këto botime të çmuara në territorin tënd.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo