BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 7
  • Mbill me bollëk por me aftësi shquese

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbill me bollëk por me aftësi shquese
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Të tregojmë çmueshmëri për literaturën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Si financohen aktivitetet e Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • A e vlerësoni literaturën tonë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 7

Mbill me bollëk por me aftësi shquese

1 Çdo bujk e di se në qoftë se mbjell farë me bollëk, mund të korrë me bollëk, por nëse do të mbjellë me kursim, do të sigurojë korrje me kursim. (2. Kor. 9:6) Bujqit janë të kujdesshëm që të mos e harxhojnë farën duke e mbjellur ku nuk është e mundur të rritet. Të njëjtat aftësi shquese na janë të nevojshme kur ofrojmë literaturën tonë në shërbimin në fushë. Nuk u lëmë literaturë atyre që nuk janë të interesuar për ta lexuar. Duam t’u japim atyre që e meritojnë mundësinë për të njohur dashamirësinë e pamerituar të Jehovait dhe shpresën e Mbretërisë.

2 A vëren se revistat, broshurat dhe botime të tjera po të mblidhen në një sirtar të shtëpisë, kur mund të përdoren për të ndihmuar të njohin të vërtetën ata që e meritojnë, në territorin tënd? (Krahaso Mateu 25:25.) A ngurron ndonjëherë për të ofruar revistën ose botime të tjera në vizitën e parë, thjesht sepse e shikon të pavolitshme për të përmendur se si përkrahet vepra jonë e predikimit të Mbretërisë? Lajmëtarët me përvojë kanë parë se pronarët e shtëpisë që e vlerësojnë, përgjigjen pozitivisht, kur u thuhet në mënyrë të thjeshtë dhe direkte, se si përdoren kontributet për veprën e Mbretërisë.

3 Mund të thuash:

◼ «Mund të pyesni se si e ofrojmë literaturën pa pagesë. Vepra jonë është një vepër botërore mësimi që përkrahet nëpërmjet kontributeve vullnetare. Nëse do t’ju pëlqente të bënit një kontribut të vogël për veprën, unë do ta pranoja me kënaqësi.»

4 Shumë pronarë shtëpie do të pyesin se sa kushton literatura.

Mund të përgjigjesh:

◼ «Literatura është pa pagesë, sepse vepra jonë përkrahet nga kontribute vullnetare. Nëse ju do të dëshironit të bënit një kontribut të vogël sot, ne do të ishim të gëzuar të bënim që kjo të përdoret për veprën e predikimit botëror.»

Ose mund të thuash:

◼ «Ne e vëmë në dispozicion literaturën tonë, për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për Biblën. Nëse ju do të dëshironit të bënit një kontribut të vogël për këtë vepër botërore, do ta pranoja me kënaqësi.»

5 Kur kryejnë veprën me revista, disa lajmëtarë tregojnë faqen e brendshme të revistës dhe thonë:

◼ «Siç mund të shikoni këtu, vepra jonë përkrahet me kontribute vullnetare. Nëse do të dëshironit të bënit një kontribut të vogël për të ndihmuar në këtë vepër, do ta pranoja me kënaqësi.»

Një mënyrë tjetër e thjeshtë për t’u shprehur:

◼ «Megjithëse ofrojmë literaturën pa pagesë, ne pranojmë një kontribut modest për veprën tonë botërore.»

6 Nuk duhet kurrë të qëndrojmë larg nga mbjellja e farës së Mbretërisë, sepse ngurrojmë të përmendim se si financohet vepra. Në të njëjtën kohë, aftësia shquese është e nevojshme me qëllim që literatura jonë të mos hidhet në «terren të fortë.» (Mar. 4:5, 6, 16, 17) Ata që e çmojnë lajmin e mirë që sjellim, janë të gëzuar të kenë mundësinë për të kontribuar në përkrahjen e tij materialisht.—Krahaso Mateu 10:42.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo