BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/95 f. 8
  • Ndiq interesin e gjetur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndiq interesin e gjetur
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Prezantime që sugjerohen për në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Si ta prezantojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Ndiq të gjithë interesin në dobi të të tjerëve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 2/95 f. 8

Ndiq interesin e gjetur

1 Kur punojmë nga shtëpia në shtëpi, zakonisht kufizohemi në sasinë e orëve që jemi në gjendje të harxhojmë me një person të interesuar. Në shumë raste, vepra reale e mësimit kryhet kur bëjmë rivizita dhe kur drejtojmë studime biblike. (Mat. 28:19, 20) Me qëllim që të japim mësim me efektshmëri në rivizita, duhet të rishikojmë se çfarë kemi biseduar në vizitën e parë dhe pastaj të përgatitemi për të vazhduar bisedën.

2 Nëse ke folur mbi paqëndrueshmërinë e rregullit familjar, mund të përdorësh materialin e kapitullit 29 të librit «Të jetosh përgjithmonë». Mund të thuash:

◼ «Herën tjetër thamë se është e mençur të ndjekim këshillat e Biblës me qëllim që të kemi një jetë të lumtur familjare. Çfarë mendoni ju, cili është çelësi i unitetit të familjeve sot?» Lëre të përgjigjet. Referoju paragrafit 27 në faqen 247 dhe lexo Kolosianëve 3:12-14. Fol më tej duke treguar se si dashuria e sinqertë mund t’i mbajë familjet të bashkuara. Shpjego se një studim sistematik i librit Të jetosh përgjithmonë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

3 Nëse në vizitën fillestare ke folur mbi keqësimin e kushteve botërore, mund të vazhdosh duke thënë:

◼ «Me siguri jeni dakort me mua se për të shkuar drejt një jete paqësore nevojiten ndryshime të mëdha. Bibla tregon se Satanai është shkaktari kryesor i problemeve tona. Shumë veta habiten se përse Perëndia e lejon atë që të vazhdojë kaq gjatë. Çfarë mendoni ju?» Lëre të përgjigjet. Shko në faqen 20, në paragrafët 14 dhe 15 të librit Të jetosh përgjithmonë dhe shpjego se përse Satanai nuk është shkatërruar akoma. Pastaj lexo Romakëve 16:20, që tregon se çfarë mund të presim në të ardhmen e afërt.

4 Nëse ke folur mbi bekimet që do të realizohen nën sundimin e Mbretërisë, gjatë rivizitës mund të thuash:

◼ «Mbretëria e Perëndisë do të sjellë bekime të mrekullueshme për tokën dhe njerëzimin. Këto bekime janë të ilustruara mirë në faqet 12 dhe 13. Çfarë ju tërheq nga ajo që shikoni këtu? [Lëre të përgjigjet.] Mendoni se si do të jetë jeta në një botë si kjo.» Lexo paragrafin 12. Nëse ka interes, bëji pyetjen e paragrafit 13 dhe diskuto mbi përgjigjen. Thekso se ky kapitull i përgjigjet shumë pyetjeve mbi bekimet e Mbretërisë dhe se do të jesh i kënaqur t’i trajtosh ato në vizitën tjetër.

5 Mund të jesh në gjendje të fillosh një studim duke thënë:

◼ «Shumë njerëz kanë gjetur përgjigje për pyetjet e tyre biblike me përdorimin e këtij libri.» Shko në tabelën e përmbajtjes dhe pyete: «Cila nga këto tema këtu ju intereson më shumë?» Lëre të përgjigjet, kalo në kapitullin që ka kapur interesin e tij dhe lexo paragrafin e parë. Shpjego se pyetjet në fund të çdo faqeje theksojnë pikat kryesore të çdo paragrafi. Ilustroje, duke trajtuar një ose dy paragrafë të tjerë dhe pastaj merr takim për ta vizituar përsëri.

6 Duke ndjekur interesin në librin Të jetosh përgjithmonë, tregojmë dëshirën që kemi për ta kryer plotësisht shërbimin tonë. (2. Tim. 4:5) Mund të jemi në gjendje të ndihmojmë dëgjuesit tanë të arrijnë jetën e përhershme.​—Gjon. 17:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo