Ndiq të gjithë interesin në dobi të të tjerëve
1 Cili është faktori kryesor që na ndihmon të përcaktojmë nëse duhet t’i lëmë literaturë dikujt apo jo? Interesi! E njëjta gjë vlen edhe kur bëjmë rivizita. Kurdo që dikush tregon edhe një interes të pakët ndaj mesazhit të Mbretërisë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në dobi të atij personi. Kështu, ne bëjmë rivizita me objektivin për të kultivuar interesin e personit dhe për të filluar një studim biblik në shtëpi. Synimi ynë është ky edhe kur nuk lëmë literaturë. Si mund të bëhet kjo?
2 Nëse biseda jote e parë ishte mbi problemet që sundojnë në një martesë sot dhe ke lënë librin «Të jetosh përgjithmonë», mund ta hapësh bisedën në këtë mënyrë:
◼ «Në vizitën e parë ne folëm mbi martesën dhe se si këshillat praktike të Biblës mund të na ndihmojnë për të gjetur më shumë lumturi. A nuk është e vërtetë që edhe në familjet më të mira lindin probleme herë pas here? [Lëre të përgjigjet.] Bibla na jep këshilla të shkëlqyera që mund të na ndihmojnë të zgjidhim problemet në marrëdhëniet familjare. Një familje mund të ketë bekime duke studiuar Biblën së bashku.» Kalo në faqen 246 dhe trajto paragrafin 23. Lexo Gjonin 17:3 dhe ofroi ndihmën tënde për ta ndihmuar familjen që të fillojë studimin biblik në shtëpi.
3 Nëse ke folur mbi fëmijët dhe nevojën që kanë për stërvitje, mund të vazhdosh bisedën në këtë mënyrë:
◼ «Herën e kaluar folëm mbi stërvitjen frymore që u nevojitet fëmijëve dhe se si prindërit mund t’i ndihmojnë. Shumë nga prindërit me të cilët kam folur janë të alarmuar me sjelljen e keqe të kaq shumë të rinjve sot. Çfarë mendoni ju mbi . . . ? [Përmend një shembull të një sjelljeje të gabuar të të rinjve në zonën tënde. Lëre të përgjigjet.] Lermë të tregoj disa këshilla praktike nga Bibla.» Kalo në paragrafin 22 të faqes 246 të librit Të jetosh përgjithmonë, trajto pikat kryesore dhe lexo Efesianëve 6:4. Thekso se shumë fëmijë me të vërtetë duan disiplinë dhe udhëheqje. Kur prindërit janë të zellshëm për t’ia siguruar atë, fëmijët janë më të lumtur dhe më të respektueshëm në sjelljen e tyre. Shpjego se si e studiojmë ne Biblën me fëmijët tanë.
4 Nëse tema e bisedës tënde ishte toka parajsore, për të rizgjuar interesin mund të thuash:
◼ «Ne kemi parë disa ilustrime të këtij libri që na treguan se si do të jetë toka kur Perëndia do ta bëjë atë një parajsë. Nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do ta gëzonim atë bashkë me të dashurit tanë. Apo jo?» Lëre të përgjigjet. Kalo pastaj në faqen 162 të librit Të jetosh përgjithmonë. Lexo Zbulesën 21:3, 4 dhe shpjego se si të dashurit tanë mund të jenë gjithmonë me ne. Nëse merr një përgjigje të mirë, lexo Gjonin 5:28, 29 për të treguar se të vdekurit do të kthehen në jetë. Tregoji me gisht kapakun e librit dhe thuaji: «Është me të vërtetë kështu—ne mund të jetojmë përgjithmonë në parajsë mbi tokë!» Lër takim për një vizitë tjetër që të bisedosh se si e dimë që parajsa është afër.
5 Qëllimi kryesor i rivizitës është që të ndihmojmë personat e interesuar të përfitojnë nga mesazhi i Mbretërisë. Shumë njerëz kanë nevojë për një nxitës që të hapë oreksin e tyre për gjërat frymore. Drejto vëmendjen e tyre nga pikat specifike me vlerë praktike të botimit, duke theksuar se si ajo mund t’i ndihmojë ata për ta kuptuar më mirë Biblën. Rivizitat që plotësojnë këto synime do t’i ndihmojnë të tjerët që të nxjerrin dobi për vetëveten në mënyrën më të mirë që është e mundur.