Ndihmo të tjerët që të nxjerrin dobi për vetveten
1 Jehovai na premton të na mësojë atë që duhet të dimë. Ai na siguron në Psalmin 32:8: «Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.» Kjo siguri është e një dobie të madhe për ne. Në mënyrë vetëmohuese ne duam t’u tregojmë të tjerëve si mund të nxjerrin dobi për vetëveten duke u kushtuar vëmendje këshillave të mençura të Biblës. (Isa. 48:17) Ne mund të bëjmë kështu gjatë shtatorit duke ofruar librin Të jetosh përgjithmonë. Në bërjen e prezantimeve ekzistojnë mënyra të ndryshme me të cilat ne mund të tregojmë vlerën praktike të Biblës.
2 Për shkak të problemeve që sundojnë sot mbi martesën, ti mund të zgjedhësh për të prezantuar këtë mendim nga libri «Të jetosh përgjithmonë»:
◼ «Shumë nga personat me të cilët kam folur janë të shqetësuar mbi rritjen e tmerrshme të divorceve dhe të mungesës së lumturisë martesore. Si ndiheni ju mbi këtë problem? [Lëre të përgjigjet.] Shumë kanë dështuar t’i kuptojnë shkaqet themelore. Nëse ata bëjnë një përpjekje të sinqertë, jo vetëm që çiftet mund të shpëtojnë martesën e tyre, por si shtesë mund të gjejnë lumturi të vërtetë. Çelësi i suksesit qëndron në zbatimin e këshillave që gjenden në Bibël.» Lexo Efesianëve 5:28, 29, 33. Kalo në faqen 243, trajto paragrafët 16 e 17 dhe pastaj ofroji librin.
3 Fëmijët kanë nevojë për kohë me cilësi dhe për stërvitje nga prindërit e tyre. Në prezantimin e librit «Të jetosh përgjithmonë», mund të thuash:
◼ «Të gjithë jemi të shqetësuar mbi mirëqenien e ardhshme të të rinjve tanë. Sipas jush, cila është mënyra më e mirë që prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre për të gjetur një të ardhme të sigurt? [Lëre të përgjigjet.] Dëgjoni këtë këshillë që vjen nga një proverb biblik, i shkruar mbi 3.000 vjet më parë. [Lexo Proverbat 22:6.] Edhe pse fëmijët tanë mund të përfitojnë shumë nga arsimimi që marrin në shkollë, stërvitja më e vlefshme ndaj tyre sigurohet në shtëpi nga prindërit e tyre. Kjo kërkon kohë, vëmendje dhe dashuri, por ia vlen barra qiranë.» Kalo në faqen 245, trajto paragrafët 20 e 21 dhe pastaj trego se si libri mund të përdoret si bazë për studimin familjar të Biblës.
4 Mund të ofrosh librin «Të jetosh përgjithmonë», duke treguar se si toka do të bëhet një parajsë:
◼ «Sigurisht shqetësoheni se si do të jetë jeta juaj në të ardhmen. Në lutjen e Zotërisë, Jezui na mësoi të lutemi që të bëhet vullneti i Perëndisë në tokë ashtu si në qiell. Si do të jetë toka kur të ndodhë kjo? [Lëre të përgjigjet.] Ja një figurë që tregon botën parajsore. [Trego me gisht ilustrimin në faqet 12 dhe 13. Pastaj lexo Isainë 11:6-9, që përfshihet në paragrafin 12.] A nuk do të jetë e mrekullueshme të jetosh në një botë të tillë? Ky libër do t’ju tregojë se si ju dhe familja juaj mund të jetoni në një parajsë si kjo.»
5 Përgatitja e prezantimeve që më përpara është faktori kryesor për të patur sukses në derë. Përpara se të trokasësh sigurohu se ke diçka specifike për të thënë mbi një mendim biblik. Ki gjithashtu në mendje një koment të shkurtër mbi një prezantim interesant të revistës ose të fletushkës që ke planifikuar për të ofruar nëse libri nuk pranohet. Shfrytëzo çdo rast për të mbjellë farat e të vërtetës së Mbretërisë gjatë shtatorit. (Eklis. 11:6) Do t’i ndihmosh të tjerët për të korrur dobi të përhershme.