BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/97 f. 7
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 1998

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 1998
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2000
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Një shkollë që na pajis për atë që ka më shumë rëndësi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Regjistrimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik e vitit 2002
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 12/97 f. 7

Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 1998

Të shkollohesh do të thotë «të mësohesh dhe të stërvitesh në një njohuri apo aftësi specifike». Përmes Shkollës së Shërbimit Teokratik ne stërvitemi vazhdimisht në njohurinë e Perëndisë. Gjithashtu, pjesëmarrja jonë në këtë shkollë na lejon të zhvillojmë aftësitë e të folurit dhe të të mësuarit. Programi i shkollës për vitin 1998 do të na ofrojë shumë mundësi për të bërë përparim të mëtejshëm frymor.

Ndërsa shqyrton programin e vitit të ardhshëm do të vësh re se fjalimi nr. 3 dhe nr. 4 do të bazohen në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar. Gjatë fjalimeve do të na tregohet se si mund ta përdorim këtë broshurë me efektshmëri në shërbimin në fushë. Fjalimi nr. 4 mund t’i caktohet një vëllai, i cili do ta trajtojë atë si një fjalim për kongregacionin. Dhe, si një përkujtues, asnjëri në programin e shkollës nuk duhet të dalë nga koha e caktuar.

Një aspekt i ri: Për dobinë tonë personale, për çdo javë një «program shtesë për leximin e Biblës» është vendosur në kllapa menjëherë pas numrit të këngës. Megjithëse asnjë pjesë e programit javor të shkollës nuk është e bazuar në këtë program, bëje synimin tënd ndjekjen e tij. Kjo gjë do të të aftësojë për të marrë zakonin e leximit të Biblës çdo ditë, nëse nuk je tashmë duke bërë kështu.

Për më shumë informacion rreth fjalimeve, këshillave dhe rishikimeve me shkrim, të lutem lexo me kujdes udhëzimet që gjenden në «Programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 1998», si edhe faqen 3 të Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996.

Nëse nuk je regjistruar akoma në Shkollën e Shërbimit Teokratik, ne të ftojmë të regjistrohesh tani. Kjo shkollë unike vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për t’i stërvitur shërbëtorët e përulur dhe të devotshëm të Jehovait që të bëhen më të kualifikuar si shërbëtorë të tij.​—1. Tim. 4:13-16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo