Bëji një ftesë gjithkujt që është i etur
1 Siç është parathënë nga profeti Amos, familja njerëzore sot po vuan nga «një etje, jo për ujë, por për të dëgjuar fjalët e Jehovait». (Amo. 8:11, BR) Në kontrast me këtë gjendje frymore përcëlluese, sigurimet e Perëndisë, për ripërtëritjen nga mëkati dhe vdekja e njerëzve të bindur, janë përshkruar në kapitullin e fundit të Zbulesës si të jetë «një lum i ujit të jetës». Ne kemi privilegjin t’i japim gjithkujt që është i etur për drejtësi një ftesë për «të marrë falas ujin e jetës». (Zbul. 22:1, 17, BR) Si mund ta bëjmë këtë gjatë shkurtit? Duke ua ofruar atyre që janë sinqerisht të interesuar librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mund të duash të provosh këto prezantime:
2 Duke qenë se shumë njerëz janë të shqetësuar për çështjet e shëndetit, mund të gjesh të efektshme këtë hyrje:
◼ «Shumë janë të shqetësuar për rritjen e shpenzimeve që duhen për një shërbim shëndetësor cilësor. Ndoshta keni menduar për këtë çështje. [Lëre të përgjigjet.] A ka një zgjidhje të përhershme për këtë problem? [Prit një përgjigje.] Këtu tregon një perspektivë të mrekullueshme.» Pastaj hap librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? në ilustrimin në faqet 239-240 dhe lexo paragrafin 13 në faqen 239, duke përfshirë Zbulesën 21:4. Përfundo duke thënë: «Ky botim shqyrton bekime të tjera që Krijuesi ynë ka premtuar për njerëzimin.» Nëse i zoti i shtëpisë tregon interes të sinqertë, ofroji librin, duke i dhënë mundësinë të japë kontribute për veprën mbarëbotërore. Merr masa që të kthehesh përsëri.
3 Kur të bësh rivizitën, mund të rifillosh bisedën duke thënë:
◼ «Herën e fundit që isha këtu folëm për një zgjidhje të përhershme të problemeve të shëndetit. Si mendoni a do të vijë ndonjëherë një kohë kur asnjë nuk do të sëmuret? [Lëre të përgjigjet.] Vini re këtë deklaratë mahnitëse.» Lexo Isaia 33:24. Pastaj hap broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 5 dhe shqyrto paragrafët 5-6, duke bërë pyetjet që u korrespondojnë, të cilat gjenden në fillim të mësimit dhe kërko disa prej shkrimeve të cituara. Përmend se eleminimi i sëmundjeve dhe vdekjes është pjesë e plotësimit të qëllimit origjinal të Perëndisë për tokën. Merr masa që të kthehesh për të shqyrtuar paragrafët 1-4 dhe 7 në të njëjtin mësim.
4 Nëse në mendjet e njerëzve ka mbetur ndonjë lajm i ri i freskët, që flet për një vdekje të parakohshme, mund të provosh këtë hyrje:
◼ «Mund të keni dëgjuar [përmend lajmin]. Kur jeta ndërpritet tragjikisht, shumë veta pyesin veten se çfarë ngushëllimi mund t’u ofrohet familjarëve të viktimës. Çfarë mendoni?» Lëre të përgjigjet. Pastaj hap librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? në faqen 245 dhe tregoi pamjen e ilustruar të ringjalljes. Vazhdo duke thënë: «Shumë janë habitur kur kanë mësuar se si njerëzit e drejtë, ashtu edhe ata të padrejtë do të kthehen në jetë në parajsë, mbi tokë. [Lexo Vep. 24:15 siç citohet në paragrafin 25 në faqen 244 dhe pastaj jep shpjegimin që gjendet në paragrafin 26.] Ky libër shqyrton shumë hollësi të tjera interesante në lidhje me qëllimin e Perëndisë për të ardhmen. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth këtij qëllimi, mund t’ju jap këtë kopje.» Merr masa të kthehesh, duke marrë shënime për interesat specifike dhe shqetësimet e personit.
5 Kur kthehesh prapë, përshtatja prezantimin tënd të zotit të shtëpisë. Ndoshta mund të thuash:
◼ «Herën e fundit që folëm së bashku, unë e vlerësova shumë komentin që ju bëtë rreth qëllimit të Perëndisë për tokën. [Përsërit komentin.] Kam zgjedhur një material që mendoj se do t’ju interesonte.» Hap broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 5. Lexo dhe shqyrto aq paragrafë sa të jetë e mundur në atë mësim, për sa kohë që i zoti i shtëpisë tregon interes. Pasi të kesh lënë një orar kthimi për të vazhduar mësimin, ftoje të zotin e shtëpisë në një mbledhje të kongregacionit. Shpjegoi rreth Mbledhjes Publike dhe ftoje të marrë pjesë.
6 Nëse parapëlqen një prezantim të thjeshtuar që paraqet një fletushkë, mund të thuash këtë:
◼ «Do të dëshiroja t’ju jepja këtë fletushkë që titullohet Çfarë shprese ka për të vdekurit?» Jepja të zotit të shtëpisë dhe ftoje të të ndjekë, ndërsa lexon paragrafin e parë. Lëre t’i përgjigjet pyetjes së ngritur në fjalinë e fundit. Lexo paragrafin e dytë dhe pastaj hap librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?, në ilustrimin e faqes 245. Vazhdo duke thënë: «Ky libër jep më shumë hollësi rreth ringjalljes dhe premtimeve të tjera të mrekullueshme të Biblës për të ardhmen. Nëse dëshironi ta lexoni mund t’jua jap këtë kopje.» Jepi të zotit të shtëpisë mundësinë për të dhënë kontribute dhe merr masa për një rivizitë.
7 Bërja e një ftese tërheqëse të tjerëve, mund të shkaktojë që ata të vijnë në ujrat e jetës, të cilat tani Jehovai po i vë në dispozicion. Prandaj, le t’i themi gjithkujt që është i etur: «Eja!»—Zbul. 22:17.