BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/12 f. 5-6
  • Si të nxirrni dobi nga grupi i shërbimit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të nxirrni dobi nga grupi i shërbimit?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Mbledhjet për shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Ndihmë në kohën e duhur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Mbledhje për shërbim që përmbushin qëllimin e tyre
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Dëshmia në grup sjell gëzim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 10/12 f. 5-6

Si të nxirrni dobi nga grupi i shërbimit?

1. Çfarë dobish sjell grupi i shërbimit, siç na sillte edhe Studimi i Librit i Kongregacionit?

1 A të mungon ndonjë aspekt nga Studimi i Librit i Kongregacionit? Grupet ishin të vogla dhe vendi ku mbahej më i qetë. Kjo e bënte të lehtë të zije miqësi që na jepnin mbështetje frymore. (Prov. 18:24) Mbikëqyrësi i studimit të librit i njihte mirë rrethanat tona të veçanta dhe mund të na jepte inkurajim personal. (Prov. 27:23; 1 Pjet. 5:2, 3) Por këto dobi mund t’i kemi edhe tani nëpërmjet grupeve të shërbimit.

2. Si mund të marrim iniciativën për të lidhur miqësi brenda grupit të shërbimit që janë një mbështetje frymore?

2 Merrni iniciativën: Grupet e shërbimit në përgjithësi janë po aq të vogla sa ç’ishin edhe grupet e studimit të librit. Duke punuar në shërbim «krah për krah» me njëri-tjetrin, mund të krijohet një lidhje e ngushtë. (Filip. 1:27) Me sa prej grupit tuaj keni dalë në shërbim? A mund të ‘zgjeroheni’ në këtë aspekt? (2 Kor. 6:13) Përveç kësaj, me raste mund të ftoni dikë nga grupi në Adhurimin Familjar ose për një vakt. Në disa kongregacione, grupet e shërbimit organizohen që të mirëpresin me radhë oratorin vizitues. Kur kanë radhën, grupi mblidhet për drekë ose darkë dhe inkurajojnë njëri-tjetrin, edhe nëse oratori nuk mund të qëndrojë me ta.

3. Ç’mundësi kemi për të përfituar nga kujdesi i barinjve në grupet e shërbimit?

3 Megjithëse kongregacioni mblidhet vetëm dy herë në javë, kjo nuk do të thotë se lajmëtarët do ta kenë më pak kujdesin e barinjve. Në çdo grup, janë caktuar mbikëqyrësit e grupeve për të dhënë inkurajim personal dhe për të stërvitur për shërbim. Nëse mbikëqyrësi i grupit nuk ka lënë ende takim për të dalë në shërbim me ju, pse të mos kërkoni takim me të? Për më tepër, mbikëqyrësi i shërbimit del në shërbim me një grup të caktuar një fundjavë çdo muaj. Në kongregacionet e vogla ku ka vetëm pak grupe shërbimi, ai mund të vendosë ta vizitojë çdo grup dy herë në vit. A merrni masa që të dilni në shërbim kur ai viziton grupin tuaj?

4. (a) Si organizohen mbledhjet për shërbim? (b) Pse duhet të mendojmë nëse mund të hapim shtëpitë tona për mbledhjet për shërbim?

4 Shpesh është mirë që çdo grup të mblidhet më vete për mbledhjet e shërbimit në fundjavë. Nëse mblidhen në disa vende pak a shumë në të njëjtën kohë, është më e lehtë për lajmëtarët që të udhëtojnë për në mbledhje dhe ndoshta për në territor. Lajmëtarët mund të organizohen shpejt dhe mund të shkojnë pa vonuar në territor. Për më tepër, edhe mbikëqyrësi i grupit e ka më të lehtë t’u kushtojë vëmendje më nga afër atyre që ka nën kujdes. Megjithatë, në disa rrethana mund të jetë e këshillueshme që të mblidhen dy ose më shumë grupe bashkë. Nëse i gjithë kongregacioni mblidhet bashkë për shërbim të shtunën e parë të muajit ose pas Studimit të Kullës së Rojës, shpesh është mirë që pjesëtarët e çdo grupi të ulen së bashku dhe që mbikëqyrësit të grupit t’i lihen disa minuta për të organizuar grupin e tij para se mbledhja të mbyllet me lutje.​—Shihni kutinë «A mund të hapni shtëpinë tuaj?»

5. Për çfarë mund të jemi të sigurt megjithëse Studimi i Librit i Kongregacionit nuk mbahet më?

5 Megjithëse Studimi i Librit i Kongregacionit nuk mbahet më, Jehovai vazhdon të na sigurojë gjithçka na nevojitet për të bërë vullnetin e tij. (Hebr. 13:20, 21) Nën kujdesin e Jehovait, nuk na mungon asgjë. (Psal. 23:1) Kemi shumë bekime nëpërmjet grupit të shërbimit. Nëse marrim iniciativën e ‘mbjellim dorëhapur, edhe do të korrim dorëhapur’.​—2 Kor. 9:6.

[Kutia në faqen 6]

A mund të hapni shtëpinë tuaj?

Në disa kongregacione, ca grupe mblidhen bashkë për shërbim në fundjavë sepse nuk kanë shtëpi ku të mblidhen. Mbledhjet për shërbim janë pjesë e aktiviteteve të kongregacionit, prandaj të hapësh shtëpinë për këto mbledhje është një privilegj i vërtetë. A mund të vini shtëpinë tuaj në dispozicion? Mos ngurroni ngaqë keni shtëpi të thjeshtë. Pleqtë do të marrin parasysh vendndodhjen e shtëpisë dhe faktorë të tjerë të ngjashëm me ata që merrnin parasysh kur zgjidhnin vendin e studimit të librit. Nëse doni të ofroni shtëpinë tuaj, flisni me mbikëqyrësin e grupit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo