BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/15 f. 2
  • Imitoni besimin e tyre

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Imitoni besimin e tyre
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • Letër nga Trupi Udhëheqës
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • «Më mbushi një zbrazëti në zemër»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si të marrësh forcë nga Shkrimet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 9/15 f. 2

Imitoni besimin e tyre

1. Çfarë do të trajtojmë në Studimin e Biblës në Kongregacion që nga java që fillon më 19 tetor?

1 Duke nisur nga java që fillon më 19 tetor 2015, në Studimin e Biblës në Kongregacion do të trajtohet libri Imitoni besimin e tyre. Ky botim shqyrton tregime biblike të 14 burrave e grave me besim. Mënyra si i shqyrton, na i bën të gjallë në mendje këta besnikë, duke na ndihmuar t’i shohim si njerëz që kanë ekzistuar vërtet, të cilët përballuan vështirësi teksa i shërbenin Jehovait. Po ashtu, libri nxjerr në pah mësime nga këto tregime, që të na ndihmojë t’i zbatojmë për vete.​—Hebr. 6:12.

2. Shpjego disa veçori të librit Imitoni besimin e tyre.

2 Veçoritë: Libri ka një tabelë kronologjike dhe harta që na ndihmojnë të përcaktojmë kur dhe ku jetoi secili personazh. Gjithashtu, çdo kapitull ka një pjesë të titulluar «Pyetje për meditim», që do të na ndihmojë të meditojmë për tregimet dhe t’i zbatojmë mësimet praktike që kemi nxjerrë. Libri është i pasur edhe me figura shumëngjyrëshe, të detajuara dhe të zgjedhura me kujdes, të cilat na i bëjnë të gjalla tregimet.

3. Ç’mund të bëjmë që të nxjerrim dobi nga studimi i këtij botimi?

3 Si mund të nxjerrësh dobi: Letra e Trupit Udhëheqës na inkurajon me këto fjalë: «Përdor imagjinatën dhe shqisat. Përpiqu të ndiesh atë që personazhet biblike kanë ndier, të shohësh atë që kanë parë. Krahaso si kanë reaguar ata në një situatë të caktuar me mënyrën si do të reagoje ti.» Sigurisht, të përdorim imagjinatën nuk do të thotë ta ekzagjerojmë me spekulimet, por të përfytyrojmë çfarë thotë tregimi i frymëzuar dhe të përfshihemi mendërisht e emocionalisht me personazhet. Për këtë, nevojitet kohë dhe meditim. (Neh. 8:8) Nëse mësimi nis në mes të kapitullit, drejtuesi do të fillojë me një përmbledhje prej 30-60 sekondash të mësimit të mbledhjes së mëparshme. Në fund mund të bëjë një ose dy pyetje si përsëritje të mësimit, në rast se nuk përfshihet pjesa «Pyetje për meditim».

4. Pse do ta studiojmë librin Imitoni besimin e tyre?

4 Bota ku jetojmë kërkon që çdo ditë të na e gërryejë ose të na e dobësojë besimin në një mënyrë a në një tjetër. Ky libër, si dhe rubrika ku ai bazohet, e cila vazhdon në Kullën e Rojës, është dhuratë nga Jehovai që të forcojmë besimin. (Jak. 1:17) Le të përfitojmë plotësisht duke marrë pjesë rregullisht në Studimin e Biblës në Kongregacion dhe duke komentuar sa më shumë të jetë e mundur teksa studiojmë këtë botim së bashku!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo