BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp22 nr. 1 f. 8-9
  • 2 | Mos u hakmerr

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2 | Mos u hakmerr
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimi i Biblës:
  • Ç’do të thotë:
  • Ç’mund të bësh:
  • Çfarë thotë Bibla për hakmarrjen?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A ia vlen të marrim hak?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Vloja nga inati dhe isha i dhunshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
wp22 nr. 1 f. 8-9
Dy burra të inatosur janë ulur përballë njëri-tjetrit në degët e një peme. Secili po pret me sharrë degën ku është ulur vetë.

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

2 | Mos u hakmerr

Mësimi i Biblës:

«Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. . . . Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë. Mos u hakmerrni për veten, . . . sepse është shkruar: “‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.”»—ROMAKËVE 12:17-19.

Ç’do të thotë:

Ndonëse është e natyrshme të ndihemi të zemëruar kur na bien në qafë, Perëndia nuk e miraton kurrsesi hakmarrjen. Përkundrazi na nxit të jemi të duruar, sepse së shpejti ai vetë do të ndreqë të gjitha padrejtësitë.—Psalmi 37:7, 10.

Ç’mund të bësh:

Kur njerëzit e papërsosur marrin hak, vetëm sa ushqejnë rrethin vicioz të urrejtjes. Prandaj, nëse dikush të ka fyer ose të ka lënduar, mos u hakmerr. Përpiqu të tregosh vetëkontroll dhe të jesh paqësor. Në disa raste, vuan më pak nëse e hedh prapa krahëve. (Proverbat 19:11) Pa dyshim që mund të zgjedhësh ta trajtosh problemin nëse duket se ia vlen. Për shembull, nëse je viktimë e një krimi, mund të zgjedhësh ta raportosh në polici ose në instanca të tjera.

Rrethi vicioz i hakmarrjes është vetëshkatërrues

Po nëse duket se nuk ka një zgjidhje paqësore për problemin? Po nëse ke bërë tashmë gjithë sa ke në dorë për ta zgjidhur paqësisht? Mos u hakmerr! Kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Më mirë jepi fund rrethit vicioz të urrejtjes. Mund të mësosh të kesh besim te zgjidhja që u jep Perëndia problemeve. «Mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë për të mirën tënde.»—Psalmi 37:3-5.

Eksperiencë reale​—ADRIANI

Luftoi ndjenjat e hakmarrjes

Adriani.

Gjatë adoleshencës, Adriani u bë një rrugaç plot urrejtje në kërkim të hakmarrjes. Ai tregon: «Shpesh përfshihesha në shkëmbime me armë zjarri, dhe disa herë përfundova i mbuluar me gjak e i lënë në rrugë me mendimin se kisha vdekur.»

Adriani filloi të studionte Biblën kur ishte 16 vjeç. Ai shton: «Teksa përparoja me studimin e Biblës, kuptova se duhej të ndryshoja personalitetin.» Adriani kishte nevojë të çrrënjoste urrejtjen dhe të hiqte dorë nga dhuna. Në veçanti nxori dobi nga ajo që mësoi te Romakëve 12:17-19 për të mos marrë hak. Ai thotë: «Pak nga pak e pranova se Jehovai do t’u japë fund padrejtësive në kohën e në mënyrën e duhur sipas tij. Avash-avash hoqa dorë nga dhuna.»

Një mbrëmje, Adrianin e sulmoi një bandë rivale e mëparshme. Kapobanda bërtiti: «Mbrohu!» Adriani pranon: «Zieja përbrenda që t’i kthehesha.» Por, në vend që të hakmerrej, i bëri një lutje të shkurtër Jehovait dhe u largua.

Adriani vazhdon: «Të nesërmen rastisa vetëm për vetëm me kapon e bandës. Në moment më pushtoi ndjenja e hakmarrjes, por prapë iu përgjërova në heshtje Jehovait që të më ndihmonte të kontrolloja temperamentin. Për habinë time, ai m’u afrua dhe më tha: ‘Më fal për atë që ndodhi mbrëmë! Puna është se dua të bëhem si ti. Dua të studioj Biblën.’ Sa i kënaqur u ndjeva që ia kisha dalë ta mbaja nën fre zemërimin! Falë kësaj, edhe ai filloi të studionte Biblën.»

Lexo më shumë për historinë e Adrianit në Kullën e Rojës nr. 5 2016, faqet 14-15.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo