BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp22 nr. 1 f. 12-13
  • 4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimi i Biblës:
  • Ç’do të thotë:
  • Ç’mund të bësh:
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Si t’i japësh fund rrethit vicioz të urrejtjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Pse ekziston rrethi vicioz i urrejtjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
wp22 nr. 1 f. 12-13
Njerëz që ecin drejt një Bible të madhe të hapur, e cila i ndriçon. Hijet e tyre tregojnë llojin e urrejtjes që kishin.

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e Perëndisë

Mësimi i Biblës:

«Fryti i frymës së shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, zemërmirësia, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.»—GALATASVE 5:22, 23.

Ç’do të thotë:

Rrethin vicioz të urrejtjes mund ta luftojmë me ndihmën e Perëndisë. Falë frymës së tij të shenjtë mund të zhvillojmë cilësi që s’mund t’i zhvillojmë kurrsesi vetë. Prandaj është më mirë të mbështetemi te ndihma që siguron Perëndia për të luftuar urrejtjen, sesa te forcat tona. Nëse veprojmë kështu, do të përjetojmë atë që provoi vetë apostulli Pavël: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Atëherë do të themi me plot gojën: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»—Psalmi 121:2.

Ç’mund të bësh:

«Jehovai më ka transformuar nga njeri të dhunshëm në njeri paqësor.» —VALDO

Lutju Jehovait dhe kërkoji me gjithë shpirt frymën e shenjtë. (Luka 11:13) Kërkoji ndihmë të shfaqësh cilësi hyjnore në jetë. Studio çfarë thotë Bibla për cilësitë që luftojnë urrejtjen, si dashuria, paqja, durimi dhe vetëkontrolli. Kërko mënyra si t’i kultivosh këto cilësi në jetën tënde dhe shoqërohu me ata që bëjnë po njësoj. Miq të tillë ‘të motivojnë të shfaqësh dashuri dhe të bësh vepra të shkëlqyera’.—Hebrenjve 10:24; shënimi.

Eksperiencë reale​—VALDO

Mposhti urrejtjen e tërbuar

Valdo.

Valdo pati një fëmijëri të vështirë që e mbushi plot urrejtje. Ai tregon: «Gjithmonë futesha në sherr me shpërndarës droge. . . . Një herë, një bandë rivale pagoi një vrasës famëkeq që të më zhdukte, por ia hodha vetëm me një goditje thike.»

Valdos nuk i erdhi mirë kur e shoqja filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Ai thotë: «I urreja Dëshmitarët dhe shumë herë u bërtisja e i shaja me fjalë të ndyra. Por . . . ata reagonin gjithnjë me qetësi.»

Me kalimin e kohës, edhe Valdo filloi të studionte Biblën. Ai thotë: «Nuk e kisha të lehtë ta zbatoja atë që po mësoja. Isha i bindur se nuk do të arrija kurrë të mbaja nën kontroll temperamentin tim të dhunshëm.» Por diçka që mësoi nga Bibla, i ndryshoi gjërat kryekëput.

Valdo shpjegon: «Një ditë, Alehandro, vëllai që më bënte studimin, më kërkoi të lexoja Galatasve 5:22, 23. . . . Alehandro më shpjegoi se zhvillimi i këtyre cilësive, nuk varej nga forcat e mia, por nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Kjo e vërtetë ma ndryshoi krejt pikëpamjen.»

Me ndihmën e Perëndisë, Valdo ia ka dalë mbanë të çlirohet nga zinxhirët e urrejtjes. Ai thotë: «Të afërmit e mi dhe miqtë e dikurshëm habiten që kam ndryshuar kaq shumë.» Ai shton: «Jehovai më ka transformuar nga njeri të dhunshëm në njeri paqësor.»

Lexo më shumë për historinë e Valdos në Kullën e Rojës të 1 tetorit 2013, faqet 12-13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo