BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/15 f. 14-15
  • Fundi i botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fundi i botës
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është «bota» që do të marrë fund?
  • Si do t’i vijë fundi botës?
  • Kur do të vijë fundi i botës?
  • Kur do të vijë fundi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Marrin përgjigje katër pyetje rreth fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Çfarë nënkupton e gjithë kjo?
    Qëndroni vigjilentë!
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 11/15 f. 14-15

PIKËPAMJA E BIBLËS

Fundi i botës

«Bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj»,​—thuhet te 1 Gjonit 2:17. Çfarë është «bota» që përmendet në këtë shkrim? Si dhe kur do të kalojë ajo?

Çfarë është «bota» që do të marrë fund?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Bota për të cilën po flasim ka ‘dëshira’ që nuk kanë miratimin e Zotit, prandaj është e qartë që nuk bëhet fjalë për tokën si planet. Përkundrazi, bota këtu i referohet tërësisë së njerëzve që shpërfillin Perëndinë duke u bërë kështu armiq të tij. (Jakovi 4:4) Këta «do të ndëshkohen me shkatërrim të përhershëm». (2 Selanikasve 1:7-9) Nga ana tjetër, ata që i binden Jezu Krishtit ‘duke mos qenë pjesë e botës’, kanë shpresën e jetës së përhershme.​—Gjoni 15:19.

Ja pse 1 Gjonit 2:17 thotë: «Ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.» Po, këta individë kanë shpresën të jetojnë përgjithmonë pikërisht këtu në tokë, siç tregohet te Psalmi 37:29: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»

«Mos e doni as botën, as gjërat që janë në botë. Nëse ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.»​—1 Gjonit 2:15.

Si do t’i vijë fundi botës?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Fundi do të vijë në dy faza kryesore. Së pari, Zoti do të shkatërrojë fenë e rreme, që përshkruhet si një prostitutë me emrin «Babilonia e Madhe». (Zbulesa 17:1-5; 18:8) Ajo ka bashkëpunuar me udhëheqësit politikë të botës, ndërkohë që pohon se i qëndron besnike Perëndisë. Por pikërisht këta udhëheqës do të kthehen kundër saj. «Do ta urrejnë prostitutën. Ata do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do të hanë mishrat [ose pasuritë] e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr.»​—Zbulesa 17:16.

Më pas, Zoti do ta drejtojë vëmendjen nga vetë udhëheqësit politikë, «mbretërit e mbarë tokës së banuar». Këta do të shkatërrohen bashkë me njerëzit e tjerë të ligj në «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm», të quajtur edhe «Harmagedon».​—Zbulesa 16:14, 16.

«Kërkoni Jehovain të gjithë ju zemërbutët e dheut; . . . kërkoni drejtësinë, kërkoni zemërbutësinë; dhe ka mundësi që të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.»​—Sofonia 2:3.

Kur do të vijë fundi i botës?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Fundi do të vijë kur njerëzit të jenë paralajmëruar mjaftueshëm nga një shpallje globale për Mbretërinë e Perëndisë, një qeveri botërore që do të zëvendësojë sundimin njerëzor. (Danieli 7:13, 14) Jezu Krishti tha: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.» (Mateu 24:14) Kjo vepër predikimi, e cila pasqyron drejtësinë dhe mëshirën e Perëndisë, është pjesë e një «shenje» që përbëhet nga disa veçori që karakterizojnë ditët e fundit. Pjesë e kësaj shenje janë edhe luftërat, tërmetet, zia e bukës e sëmundjet që ndodhin në mbarë botën.​—Mateu 24:3; Luka 21:10, 11.

Përveçse parathotë ngjarjet botërore, Bibla bën edhe një përshkrim të njerëzve në «ditët e fundit». Aty lexojmë: «Do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, të dashuruar pas parave, . . . të pabindur ndaj prindërve, . . . pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, . . . kënaqësidashës në vend se perëndidashës.»a​—2 Timoteut 3:1-5.

Një grup njerëzish të inatosur

Së shpejti kjo botë e ligë ‘do të kalojë’. —1 Gjonit 2:17

Të gjitha këto kushte botërore karakterizojnë epokën që nisi aty nga Lufta I Botërore më 1914. Për më tepër, që nga ai vit, Mbretëria e Perëndisë është shpallur në çdo cep të tokës dhe Dëshmitarët e Jehovait e kanë për nder që njerëzit t’i identifikojnë me këtë vepër. Në fakt, revista e tyre kryesore titullohet Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait.

«Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.»​—Mateu 25:13.

a Për më shumë informacion, shih kapitullin 9 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet edhe në www.jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo