Studioni librat Të jetosh përgjithmonë dhe Të bashkuar në adhurim
1 Fletushka, broshura, revista dhe libra—të gjitha këto botime mund të përdoren për të filluar studime biblike në shtëpi me personat e interesuar. Edhe libri Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë, për shkak të përhapjes së madhe dhe favorit që gjen, është përdorur për të filluar studime. Sigurisht, të gjithë duhet të jemi të inkurajuar për ta lexuar dhe studiuar atë. Ne e kemi bërë këtë duke u përgatitur dhe duke marrë pjesë rregullisht në studimin e librit të kongregacionit.
2 Megjithatë, në veçanti ka dy libra që duhen studiuar me të rinjtë për t’i ndihmuar që të kuptojnë doktrinat themelore biblike dhe normat e jetës së krishterë. Ato janë: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë dhe Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm të vërtetë, edhe pse tani për tani ky i fundit nuk disponohet në shqip. Është e rekomandueshme që, menjëherë sa të jetë e mundur në mënyrë të arsyeshme, ata që drejtojnë studime biblike me botime të tjera ta ndërrojnë me njërin nga këta libra. Nëse po drejton një studim me librin Njeriu më i madh, inkurajoje studentin që të vazhdojë ta lexojë vetë atë. Një studim biblik duhet të vazhdojë derisa të plotësohen librat Të jetosh përgjithmonë dhe Të bashkuar në adhurim, edhe pse është pagëzuar para përfundimit të librit të dytë. Kjo procedurë do t’i japë studentit të Biblës në një masë më të madhe kuptueshmëri dhe qëndrueshmëri.