Përgatitu për aktivitetin me revista gjatë prillit
Siç vihet re në Kalendarin tonë për vitin 1996, Darka e Zotërisë do të kremtohet më 2 prill. Të inkurajuar nga ky rast i madh, le të marrim pjesë të gjithë në shpërndarjen e zellshme të revistave gjatë prillit. Sa revista të përshtatshme që do të përdorim! Kulla e Rojës e 1 prillit do të përqendrohet në fjalimin publik të prezantuar në kongresin krahinor të vitit të fundit që titullohej: «Lavdëroni Mbretin e Përjetësisë!» Kulla e Rojës e 15 prillit do të ndjekë temën e fjalimit publik special të mbajtur në prill të vitit të kaluar, «Fundi i fesë së rreme është afër». Fjalimi special publik i këtij viti që do të mbahet më 21 prill, «Të qëndrojmë të pafajshëm në mes të një brezi të padrejtë», do të shtojë nxitjen për aktivitetet e Mbretërisë.
Si një ndjekës i fushatës së shpërndarjes së fletushkës Lajmërim i Mbretërisë, ky prill duhet të jetë një muaj i shquar për shpërndarjen e revistave. Koha për të bërë plane është tani. Shumë do të duan të regjistrohen si pionierë ndihmës. Sipas nevojës, duhen porositur kopje shtesë të revistave të prillit. Mund të bëhen plane për ditën me revista, në mënyrë që cilido të mund të marrë pjesë, në mëngjes, pasdite, apo në mbrëmje, sipas mundësisë. Le të jemi të gjithë «bërës të fjalës». Siç u paratha në lidhje me Mesinë në Psalmin 69:9, edhe ne mund të jemi në gjendje të themi: «Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!»—Jak. 1:22; Gjoni 2:17.