BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/96 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 shkurt
  • Java që fillon më 12 shkurt
  • Java që fillon më 19 shkurt
  • Java që fillon më 26 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 2/96 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për shkurtin

Java që fillon më 5 shkurt

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale. Lajmërime të zgjedhura nga fletushka Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.

15 min.: «Të shpallim të vërtetën çdo ditë duke imituar Jezuin.» Pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafin 5

20 min.: «Të ndihmojmë të tjerët që të nderojnë Krijuesin tonë.» Të shqyrtohet me auditorin. Përgatit dy demonstrime duke treguar se si mund të përdoren prezantimet e sugjeruara.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 shkurt

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Njofto rregullimet e bëra për shërbimin special në fushë më 19 shkurt.

13 min.: «Përgatitu për aktivitetin me revista gjatë prillit.» Thekso vlerën që kanë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në bërjen e njohur të lajmit të mirë. Lexo dy paragrafë nga artikulli dhe bëj një përmbledhje të asaj që do të bëjë kongregacioni i zonës për ta bërë prillin një muaj të veçantë për shpërndarjen e revistave.

22 min.: «Si mund të gjej dikë që të më dëgjojë?» Pyetje dhe përgjigje. Cakto dy lajmëtarë që të diskutojnë se si do të përpiqen për të treguar më shumë ngrohtësi kur flasin nëpër dyer, duke përdorur disa nga sugjerimet e dhëna në shtojcën e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë të janarit 1995, paragrafët 10-21.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 shkurt

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Përfito nga Shkolla e Shërbimit Teokratik për 1996​—Pjesa II.» Fjalim i mbikëqyrësit të shkollës. Thekso nevojën për të lexuar çdo ditë Fjalën e Perëndisë.

20 min.: «Të ndërtojmë besimin në Krijuesin e njerëzimit.» Të shqyrtohet me auditorin. Për aq sa e lejon koha, demonstro një nga rivizitat e sugjeruara. Ofro sugjerime mbi atë se si mund të zhvillohet interesi deri në pikën ku mund të fillohet një studim biblik me librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme.

Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 shkurt

Kënga 15 (127)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Të përgatiten prezantime që tërheqin vëmendjen. Mbikëqyrësi i shërbimit apo pleqtë e tjerë, diskutojnë me dy apo tre lajmëtarë mbi dobitë e përgatitjes së prezantimeve që përmbajnë diçka që është me interes në territor. Për shembull, lajmet lokale raportojnë rreth përpjekjeve të sotme për të përmirësuar standardin e jetesës; rritjen e problemeve bashkëshortore, të fëmijëve keqbërës, apo rritjen e vështirësive në gjetjen e punës; ose lajmet që tregojnë se përse njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë skeptikë rreth mjeteve të ofruara nga politikanët dhe kleri. Përmend disa nga temat e fundit të lajmeve në zonën tënde dhe shqyrto se si mund të përdoren ato për të filluar bisedën.

20 min.: Të ofrojmë gjatë marsit librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Trego disa nga aspektet interesante të librit që mund të përdoren për të filluar bisedën. (1) Tërhiq vëmendjen mbi ilustrimet e mrekullueshme të librit, për shembull mbi ato të treguara në faqet 4-5, 86, 124-125, 188-189. (2) Trego se si çdo kapitull mbaron me një numër pyetjesh për përsëritje dhe shpjego se si këto mund të përdoren si bazë për prezantimet. Mund ta pyesësh pronarin e shtëpisë nëse do të donte të dinte përgjigjet. Zgjidh disa pyetje midis atyre të radhitura në faqet 11, 22, 61, 149. (3) Referoju kutisë në faqen 102 dhe jep sugjerime se si «disa aspekte të ditëve të fundit» mund të përdoren për të nxitur interesin. (4) Thekso se si libri është caktuar veçanërisht për drejtimin e studimeve progresive. Kapitujt janë të shkurtër, materiali është i lehtë për t’u kuptuar, shkrimet e cituara janë të fuqishme dhe pyetjet hetuese përqendrohen në pikat kryesore. Nxiti të gjithë që të ofrojnë librin me synimin për të ofruar studime biblike.

Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo