-
Eksodi 35:5-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 ‘Mblidhni një kontribut për Jehovain,+ e kush të ketë një zemër të gatshme,+ le të sjellë këtë kontribut për Jehovain: ar, argjend, bakër, 6 fill blu, lesh në ngjyrë të purpurt,* fill në të kuqe të ndezur, li të hollë, lesh dhie,+ 7 lëkurë dashi të ngjyera në të kuqe, lëkurë foke, dru akacieje, 8 vaj për llambat, balsam për vajin e mirosjes dhe për temjanin aromatik,+ 9 gurë oniksi dhe gurë të tjerë që të mbërthehen tek efodi+ e te pektorali.*+
-