-
Eksodi 26:7-11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Bëni edhe pëlhura me lesh dhie+ për tendën sipër tabernakullit; do të bëni 11 pëlhura të tilla.+ 8 Çdo pëlhurë e tendës do të jetë 30 kute e gjatë dhe 4 kute e gjerë; të 11-të pëlhurat e tendës duhet të kenë përmasa të njëjta. 9 Pesë pëlhura të qepen bashkë dhe gjashtë të tjerat të qepen me njëra-tjetrën; pëlhurën e gjashtë që mbulon hyrjen e tendës, paloseni. 10 Bëni 50 iliqe në buzë të njërës pjesë dhe 50 iliqe në buzë të pjesës tjetër, aty ku do të bashkohen me njëra-tjetrën. 11 Bëni pastaj 50 kapëse bakri, futini tek iliqet dhe bashkojeni tendën që të bëhet një e vetme.
-