-
Eksodi 27:1-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Altarin do ta bëni me dru akacieje;+ duhet të jetë katror, pesë kute* i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë.+ 2 Bëjini brirë+ në të katër qoshet; brirët do të jenë një trup me altarin, të cilin do ta vishni me bakër.+ 3 Bëni kova për të hequr hirin,* si dhe lopata, legenë, pirunë dhe mbajtëse zjarri; të gjitha pajisjet e tij do t’i bëni prej bakri.+ 4 Bëni edhe një skarë për altarin, një rrjetë prej bakri, dhe katër unaza bakri që të vendosen në të katër qoshet, afër skarës. 5 Skarën vëreni brenda altarit, poshtë buzës së tij, aty nga mesi. 6 Bëni për altarin shufra me dru akacieje dhe vishini me bakër. 7 Shufrat të futen tek unazat, e kështu do të jenë në të dyja anët e altarit kur ta mbartni.+ 8 Do ta bëni altarin si një arkë dërrase të zgavërt; do ta bëni ashtu siç të tregova në mal.+
-
-
Eksodi 40:10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 Miros altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij dhe shenjtëroje altarin, që të bëhet një altar shumë i shenjtë.+
-